{"id":26430,"date":"2026-10-23T10:54:03","date_gmt":"2026-10-23T08:54:03","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=26430"},"modified":"2026-10-23T10:54:03","modified_gmt":"2026-10-23T08:54:03","slug":"cakolli-cdo-ndryshim-i-ligjit-per-specialen-rrezikon-te-perfundoje-ne-dhomen-kushtetuese-ne-hage","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/23\/cakolli-cdo-ndryshim-i-ligjit-per-specialen-rrezikon-te-perfundoje-ne-dhomen-kushtetuese-ne-hage\/","title":{"rendered":"Cakolli: \u00c7do ndryshim i Ligjit p\u00ebr Specialen rrezikon t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb Dhom\u00ebn Kushtetuese n\u00eb Hag\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI), Eugen Cakolli, ka paralajm\u00ebruar se \u00e7do ndryshim i Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb shqyrtim nga Dhoma Kushtetuese e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa ka vler\u00ebsuar se Kuvendi nuk duhet ta rihap\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ligjin e kthyer nga presidentja Justina Shiroka-Pula.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Cakolli n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se Komisioni p\u00ebr Legjislacion ka kat\u00ebr jav\u00eb koh\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrgatitur raportin dhe p\u00ebr ta d\u00ebrguar ligjin n\u00eb seanc\u00eb, por se ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se si do t\u00eb zhvillohet procedura e m\u00ebtejshme, pasi Rregullorja e Kuvendit nuk i p\u00ebrcakton qart\u00eb t\u00eb gjitha hapat p\u00ebr ndryshimin e tij.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, menj\u00ebher\u00eb pasi q\u00eb presidentja e ka d\u00ebrguar, pra shkresen p\u00ebrkat\u00ebse dhe vendimin p\u00ebr ta kthyer ligjin, kjo n\u00ebnkupton q\u00eb tashm\u00eb \u00e7\u00ebshtja i rikthehet vendimmarrjes s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, por brenda nj\u00eb afati dhe nj\u00eb shumice m\u00eb t\u00eb ndryshme sesa paraprakisht. Albulena Haxhiu n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryetares s\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb obliguar q\u00eb, n\u00ebse nuk e ka b\u00ebr\u00eb dot dje, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb sotme t\u2019ja p\u00ebrcjell\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve dhe Komisionit p\u00ebr P\u00ebrgjegj\u00ebsi Parlamentare, q\u00eb n\u00eb rastin e tanish\u00ebm \u00ebsht\u00eb Komisioni p\u00ebr Legjislacion, i cili duhet ta shqyrtoj\u00eb vendimin e president\u00ebs. Pra, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb shihet n\u00ebse presidentja ka p\u00ebrmendur nene specifike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektligjit, t\u00eb cilat ajo i konsideron ose problematike, ose n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb Kosov\u00ebs, apo n\u00ebse e konsideron q\u00eb ndonj\u00eb prej fazave p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb lidhet me procesin ligjv\u00ebn\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb respektuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs, obligimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb tjera\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Cakolli ka shpjeguar se pas shqyrtimit t\u00eb vendimit t\u00eb presidentes, Komisioni p\u00ebr Legjislacion duhet t\u2019i paraqes\u00eb Kuvendit nj\u00eb raport brenda kat\u00ebr jav\u00ebsh, ku do t\u00eb rekomandohet m\u00ebnyra e procedimit t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPastaj Komisioni p\u00ebr Legjislacion ka nj\u00eb afat kohor prej kat\u00ebr jav\u00ebsh, brenda s\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb i obliguar q\u00eb t\u2019ia paraqes\u00eb Kuvendit p\u00ebr seanc\u00eb nj\u00eb raport mbi t\u00eb cilin vler\u00ebson se si duhet proceduar tutje me projektligjin. Pra, ndon\u00ebse rregullorja e re nuk ka dispozita edhe aq t\u00eb qarta si\u00e7 ka pasur ajo paraprake p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e ndryshimit t\u00eb ligjit, \u00ebsht\u00eb e n\u00ebnkuptueshme q\u00eb Komisioni p\u00ebr Legjislacion mund t\u00eb nxjerr\u00eb dy lloje t\u00eb raportit praktikisht\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, nj\u00ebra mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb Kuvendi ta mbivotoj\u00eb vendimin e presidentes dhe ta miratoj\u00eb ligjin n\u00eb p\u00ebrmbajtjen aktuale, nd\u00ebrsa alternativa tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb merren parasysh v\u00ebrejtjet e saj dhe t\u00eb b\u00ebhen ndryshimet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE para \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb konstatohet q\u00eb Kuvendi duhet ta mbivotoj\u00eb veton e president\u00ebs, p\u00ebr \u00e7ka nevojiten t\u00eb pakt\u00ebn 61 vota p\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ligji t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi edhe pa dekret t\u00eb presidentes, n\u00eb raport me p\u00ebrmbajtjen aktuale si\u00e7 e ka pasur n\u00eb momentin e miratimit, ose mund t\u00eb rekomandoj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb propozoj\u00eb q\u00eb t\u00eb merren parasysh v\u00ebrejtjet e evidentuara nga presidentja dhe q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat t\u00eb inkorporohen n\u00eb ligj\u201d, tha Cakolli.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka shtuar se, n\u00eb rast se vendoset p\u00ebr ndryshimin e ligjit, procedura duhet t\u00eb zhvillohet n\u00eb p\u00ebrputhje me rregullat parlamentare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangen probleme t\u00eb tjera juridike kur ligji t\u2019i d\u00ebrgohet s\u00ebrish presidentes.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe pse rregullorja nuk e parasheh procedur\u00ebn se si duhet t\u00eb shkoj\u00eb amandamentimi tutje i ligjit, un\u00eb besoj q\u00eb kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me rregulloren sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera q\u00eb nd\u00ebrlidhen me amandamentimin e ligjit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kur ligji i ri t\u2019i shkoj\u00eb president\u00ebs p\u00ebr shpallje, i nj\u00ebjti t\u00eb mos i ket\u00eb problematika q\u00eb ve\u00e7se supozohet q\u00eb i nj\u00ebjti mund t\u2019i ket\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Cakolli ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje edhe arsyetimin e kthimit t\u00eb ligjit, duke theksuar se duhet t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb n\u00ebse vendimi i presidentes \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij apo n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e PDK-s\u00eb, e cila ishte sponsorizuese e nism\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cTash, sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb ligj, un\u00eb besoj q\u00eb n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht e \u00e7uditshme, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb shkurtpam\u00ebse, ajo \u00e7far\u00eb ngjau atje. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr shkak se presidenca deklaroi q\u00eb ligji \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nj\u00eb pale, e cila ka qen\u00eb edhe sponsorizuese e ligjit nj\u00ebkoh\u00ebsisht, dhe nj\u00eb prej promotoreve kryesore t\u00eb miratimit urgjent dhe me nguti t\u00eb projektligjit, por kjo pastaj ngriti dilem\u00ebn se a ka qen\u00eb ky vler\u00ebsim i president\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mbi p\u00ebrmbajtjen e ligjit, apo vet\u00ebm k\u00ebrkes\u00eb e nj\u00eb pale, sepse kjo i bie q\u00eb, n\u00ebse PDK-ja nuk do ta kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ta t\u00ebrhequr ligjin, presidenca do t\u00eb mund ta kishte dekretuar at\u00eb sot n\u00eb mesnat\u00eb ose i nj\u00ebjti do t\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb fuqi edhe pa dekret, q\u00eb pastaj ngriti dilem\u00ebn se a ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb presidenca probleme me p\u00ebrmbajtjen e ligjit, apo thjesht e ka noterizuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb sponsorizuesve t\u00eb ligjit n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, q\u00eb n\u00eb t\u00eb dy variantet \u00ebsht\u00eb situat\u00eb problematike\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hulumtuesi i KDI-s\u00eb ka kritikuar gjithashtu PDK-n\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimin e saj ndaj ligjit, duke kujtuar se fillimisht kishte k\u00ebrkuar miratimin e tij me nguti, nd\u00ebrsa tani ka k\u00ebrkuar rishqyrtimin dhe forcimin e dispozitave t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sa i p\u00ebrket vet\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, e cila ka qen\u00eb hartuese, ka tentuar t\u00eb marr\u00eb kredite edhe p\u00ebr miratimin, dhe tashm\u00eb edhe p\u00ebr rikthimin e ligjit, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb, un\u00eb besoj, e pakuptimt\u00eb, p\u00ebr shkak se i nj\u00ebjti ligj u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb miratohet me nguti, derisa tash po thuhet se ka elemente q\u00eb mund t\u00eb forcohen, por q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat \u00ebsht\u00eb dashur, konsideroj, t\u00eb b\u00ebhen gjat\u00eb periudh\u00ebs p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr shkak se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb ligj q\u00eb prek nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje tep\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi, jo vet\u00ebm n\u00eb kuptim t\u00eb procedurave gjyq\u00ebsore q\u00eb po zhvillohen n\u00eb Hag\u00eb, por edhe n\u00eb raport me obligimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb Kosova ka si partner nd\u00ebrkomb\u00ebtar, e posa\u00e7\u00ebrisht k\u00ebtu n\u00eb raport k\u00ebshtu me BE-n\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Cakolli ka theksuar se, pas kthimit t\u00eb ligjit, mund t\u00eb propozohen ndryshime, por se ato duhet t\u00eb kufizohen n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e evidentuara nga presidentja. Sipas tij, p\u00ebrdorimi i k\u00ebtij mekanizmi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshime t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb ligje do t\u00eb mund t\u00eb krijonte precedent t\u00eb gabuar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka rikujtuar se presidentja nuk mund ta kthej\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ligj, pavar\u00ebsisht n\u00ebse Kuvendi vendos ta mbivotoj\u00eb vendimin e saj apo ta ndryshoj\u00eb p\u00ebrmbajtjen e tij.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMegjithat\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi, q\u00eb m\u00eb presidentja nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta rikthej\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ligj, pra pavar\u00ebsisht vendimit t\u00eb Kuvendit, n\u00ebse i nj\u00ebjti do t\u00eb votohet duke e mbivotuar veton e president\u00ebs, ose n\u00ebse do t\u00eb ndryshoj\u00eb, presidentja m\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta rikthej\u00eb ligjin dhe n\u00eb momentin e miratimit t\u00eb ligjit, kurdo q\u00eb kjo do t\u00eb ndodh\u00eb brenda k\u00ebtij afati kat\u00ebrjavor, m\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta rikthej\u00eb ligjin, por ai konsiderohet i shpallur si i till\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka vler\u00ebsuar se ndryshimet e mundshme duhet t\u00eb shqyrtohen me kujdes edhe p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut q\u00eb ligji t\u00eb d\u00ebrgohet p\u00ebr shqyrtim kushtetues n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb konsideroj q\u00eb jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje me r\u00ebnd\u00ebsi: e para, secili variant i ligjit, p\u00ebrkat\u00ebsisht ndryshimit t\u00eb ligjit p\u00ebr dhomat e specializuara, ka pasur dhe do ta ket\u00eb rrezikun q\u00eb i nj\u00ebjti t\u00eb kontestohet dhe eventualisht t\u00eb trajtohet nga Dhoma Kushtetuese e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb. Prandaj, \u00e7far\u00ebdo ndryshimi q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, me gjas\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb atje n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjetr\u00ebn. Dhe un\u00eb besoj q\u00eb \u00e7far\u00ebdo ndryshimi q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, p\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb do t\u00eb ishte plot\u00ebsisht n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn dhe t\u00eb tjerat, nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb efekt praktik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe kjo nj\u00eb situat\u00eb paradoksale. Andaj do t\u00eb shihet gjat\u00eb kat\u00ebr jav\u00ebve n\u00eb vijim, pra mos e vononi deri m\u00eb 20 n\u00ebntor, se si do t\u00eb procedohet tutje, cila do t\u00eb jet\u00eb pika q\u00eb do t\u00eb ndryshohet dhe cili do t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi i partive, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit tashm\u00eb shumica \u00ebsht\u00eb m\u00eb e kualifikuar, pra nuk nevojiten vet\u00ebm votat e shumic\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm, por duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 61 vota p\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ligji i ri t\u00eb miratohet n\u00eb fund\u201d, tha Cakolli.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Presidentja Justina Shiroka-Pula e ktheu Ligjin p\u00ebr Dhomat e Specializuara pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb PDK-s\u00eb p\u00ebr rishqyrtimin e tij. Sipas njoftimit t\u00eb Presidenc\u00ebs, k\u00ebrkesa lidhej ve\u00e7an\u00ebrisht me dispozitat p\u00ebr juridiksionin dhe mandatin e Gjykat\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb, si dhe me garantimin e t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb personave q\u00eb po gjykohen pran\u00eb k\u00ebtyre Dhomave.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb arsyetimin e saj, sipas Presidenc\u00ebs, Shiroka-Pula ka ritheksuar q\u00ebndrimin kund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr shtremb\u00ebrimin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs historike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe barazimit t\u00eb luft\u00ebs \u00e7lirimtare me regjimin q\u00eb e shtypi vendin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PDK-ja ka th\u00ebn\u00eb se rishqyrtimi synon plot\u00ebsimin e dispozitave t\u00eb caktuara dhe forcimin e siguris\u00eb juridike, n\u00eb funksion t\u00eb interesit shtet\u00ebror dhe garantimit t\u00eb t\u00eb drejtave kushtetuese t\u00eb personave q\u00eb po gjykohen n\u00eb Dhomat e Specializuara. Partia ka shprehur pritjen q\u00eb ligji t\u00eb miratohet s\u00ebrish pas p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb rishqyrtimit.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2025\/06\/eugen-cakolli-1536x1022.jpg\" alt=\"Cakolli: The Constitutional Court's verdict also applies to the vice ...\" width=\"403\" height=\"268\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hulumtuesi i lart\u00eb n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (KDI), Eugen Cakolli, ka paralajm\u00ebruar se \u00e7do ndryshim i Ligjit p\u00ebr Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb shqyrtim nga Dhoma Kushtetuese e Gjykat\u00ebs Speciale n\u00eb Hag\u00eb, nd\u00ebrsa ka vler\u00ebsuar se Kuvendi nuk duhet ta rihap\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi ligjin e kthyer nga presidentja Justina Shiroka-Pula. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-26430","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26430","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26430"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26430\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26431,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26430\/revisions\/26431"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26430"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26430"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26430"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}