{"id":26279,"date":"2026-10-21T16:57:32","date_gmt":"2026-10-21T14:57:32","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=26279"},"modified":"2026-10-21T16:57:32","modified_gmt":"2026-10-21T14:57:32","slug":"komisioni-per-buxhet-nuk-e-miraton-amendamentin-per-1-milion-euro-per-protezat-e-invalideve-te-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/21\/komisioni-per-buxhet-nuk-e-miraton-amendamentin-per-1-milion-euro-per-protezat-e-invalideve-te-luftes\/","title":{"rendered":"Komisioni p\u00ebr Buxhet nuk e miraton amendamentin p\u00ebr 1 milion euro p\u00ebr protezat e invalid\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni p\u00ebr Buxhet nuk e ka mb\u00ebshtetur amendamentin p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb milion eurove shtes\u00eb p\u00ebr pajisje, proteza dhe mjete t\u00eb tjera mjek\u00ebsore p\u00ebr invalid\u00ebt e luft\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shqyrtimit t\u00eb Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr ndarjet buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2026, raporton Ekonomia Online.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Amendamenti i propozuar nga Komisioni p\u00ebr Mir\u00ebqenie Sociale, Pun\u00eb, Familje, Vlerat e Luft\u00ebs \u00c7lirimtare, Viktimat e Dhun\u00ebs Seksuale t\u00eb Luft\u00ebs dhe Persona t\u00eb Pagjetur, nuk mori mb\u00ebshtetjen e an\u00ebtar\u00ebve, pasi pes\u00eb votuan p\u00ebr, asnj\u00eb kund\u00ebr dhe pes\u00eb abstenuan.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Komisionit p\u00ebr Buxhet, Enver Haliti, e prezantoi amendamentin q\u00eb parasheh ndarjen e mjeteve shtes\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKomisioni p\u00ebr Mir\u00ebqenie Sociale, Pun\u00eb, Familje, Vlerat e Luft\u00ebs \u00c7lirimtare, Viktimat e Dhun\u00ebs Seksuale t\u00eb Luft\u00ebs dhe p\u00ebr Persona t\u00eb Pagjetur n\u00eb nenin 6 t\u00eb projektligjit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nenin 32 t\u00eb ligjit bazik t\u00eb paragrafit 2, neni 32a, n\u00eb fund t\u00eb tekstit shtohet teksti si n\u00eb vijim. T\u00eb shtohet edhe 1 milion euro p\u00ebr pajisjet, protezat dhe mjetet tjera mjek\u00ebsore p\u00ebr invalid\u00ebt e luft\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e rregulluar p\u00ebrmes nj\u00eb udh\u00ebzimi administrativ t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i miratuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2024, dhe se mbulimi b\u00ebhet p\u00ebrmes Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, tashm\u00eb ka rregullim institucional, pra q\u00eb prej marsit t\u00eb vitit 2024 \u00ebsht\u00eb miratuar udh\u00ebzimi administrativ, i cili e mbulon k\u00ebt\u00eb k\u00ebst p\u00ebrmes Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore. Pra, \u00ebsht\u00eb miratuar udh\u00ebzimi nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje tashm\u00eb ka zgjidhje, nuk e shoh q\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb amandament i till\u00eb\u201d, tha Murati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq Haliti theksoi se sipas informatave t\u00eb marra nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb gjat\u00eb vitit 2024 jan\u00eb nxjerr\u00eb dy vendime t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr invalid\u00ebt e luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb dhe invalid\u00ebt civil\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, p\u00ebrmes t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar mund\u00ebsia e mbulimit financiar p\u00ebr protezat.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb kam marr\u00eb nj\u00eb informat\u00eb nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ku na kan\u00eb njoftuar q\u00eb me vendim t\u00eb ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia, n\u00eb vitin 2024 jan\u00eb nxjerr\u00eb dy vendime t\u00eb ve\u00e7anta q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me personat me status t\u00eb invalidit t\u00eb luft\u00ebs, U\u00c7K-s\u00eb, dhe me personat me status t\u00eb invalidit civil t\u00eb luft\u00ebs, ku p\u00ebrmes k\u00ebtyre vendimeve \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar edhe mund\u00ebsia e mbulimit financiar p\u00ebr nd\u00ebrrimin, mir\u00ebmbajtjen dhe vendosjen e protez\u00ebs sipas k\u00ebrkesave individuale t\u00eb aplikuesve, duke respektuar rregullat dhe procedurat e legjislacionit n\u00eb fuqi. Sipas raporteve t\u00eb trajtimit dhe rimbursimit, deri m\u00eb tani nga k\u00ebto vendime kan\u00eb p\u00ebrfituar 103 persona. Do t\u00eb thot\u00eb, jan\u00eb 58 invalid\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, U\u00c7K-s\u00eb, dhe 45 invalid\u00eb t\u00eb civil\u00eb t\u00eb luft\u00ebs. \u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat q\u00eb kan\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb gjitha rastet 100% jan\u00eb zgjidhur dhe jan\u00eb ofruar me p\u00ebrjashtim t\u00eb nj\u00eb rasti q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb shqyrtim e sip\u00ebr. P\u00ebrndryshe, t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat jan\u00eb mbuluar dhe kan\u00eb marr\u00eb zgjidhje\u201d, shtoi Haliti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, deputeti i PDK-s\u00eb, Mergim Lushtaku, e mb\u00ebshteti amendamentin, duke th\u00ebn\u00eb se invalid\u00ebt e luft\u00ebs vazhdojn\u00eb t\u00eb paraqesin ankesa p\u00ebr mbulimin e shpenzimeve t\u00eb protezave.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKy amendament besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb i q\u00eblluar. P\u00ebr vet\u00eb faktin, kemi qytetar\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb rast edhe invalid\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, veteran\u00eb t\u00eb luft\u00ebs, q\u00eb na paraqiten vazhdimisht, edhe kan\u00eb ankesa n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs s\u00eb protezave. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb mbuluar me t\u00eb gjitha dometh\u00ebn\u00eb financimet p\u00ebr p\u00ebr proteza. Prandaj, besoj \u00ebsht\u00eb e bazuar edhe k\u00ebrkesa e komisionit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe mb\u00ebshtetjen time e ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe q\u00eb besoj q\u00eb ndikon n\u00eb n\u00eb buxhet edhe besoj q\u00eb kjo kategori duhet edhe duhet vler\u00ebsohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetjen edhe t\u00eb buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe deputetja e Aleanc\u00ebs, Teuta Haxhiu, e vler\u00ebsoi t\u00eb q\u00eblluar amendamentin, duke th\u00ebn\u00eb se invalid\u00ebt e luft\u00ebs jan\u00eb p\u00ebrballur me v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb sigurimin e protezave dhe se, sipas saj, shpesh kan\u00eb pasur nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e miqve dhe t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb amendament i q\u00eblluar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb realitet i dhimbsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr \u00e7ka kan\u00eb kaluar invalid\u00ebt e luft\u00ebs, njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrrimin e protezave shpesh her\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes miqve, shok\u00ebve n\u00eb diaspor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ju kan\u00eb ndihmuar vazhdimisht duke u p\u00ebrkujdesur p\u00ebr sh\u00ebndetin e tyre, kan\u00eb qen\u00eb kategoria q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb anash komplet nga institucionet e vendit\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputeti i LDK-s\u00eb, Avdullah Hoti, tha se p\u00ebrkrah amendamentin, por vler\u00ebsoi se \u00e7\u00ebshtja duhet t\u00eb zgjidhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme, duke i p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet p\u00ebr protezat n\u00eb buxhetin e rregullt t\u00eb Klinik\u00ebs s\u00eb Ortopedis\u00eb n\u00eb QKUK.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb k\u00ebt\u00eb amendament e p\u00ebrkrah. Mendoj q\u00eb diskutimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje tregon d\u00ebshtimin ton\u00eb si shoq\u00ebri dhe si institucione p\u00ebr me e adresuar nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Qeveri pas qeverie kemi d\u00ebshtuar q\u00eb ta institucionalizojm\u00eb kujdesin p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz. N\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb kemi ndar\u00eb plot at\u00ebher\u00eb kur kemi qen\u00eb n\u00eb qeveri ne kemi ndar\u00eb plot mb\u00ebshtetje p\u00ebr grupe t\u00eb ndryshme t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe p\u00ebr organizatat e dala nga lufta. At\u00ebher\u00eb, n\u00eb vitin 2020, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shkruar me Organizat\u00ebn e Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs, q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb institucionalizohet, t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e buxhetit t\u00eb rregullt n\u00eb klinik\u00ebn e ortopedis\u00eb n\u00eb QKUK, ata t\u00eb evidentojn\u00eb t\u00eb gjitha rastet q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr proteza, cilat mund t\u2019i kryejn\u00eb vet\u00eb, dhe cilat duhet t\u2019i d\u00ebrgojn\u00eb jasht\u00eb p\u00ebr trajtim, dhe t\u00eb futet si pjes\u00eb e buxhetit t\u00eb rregullt t\u00eb QKUK-s\u00eb dhe t\u00eb klinik\u00ebs s\u00eb ortopedis\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb nevoj\u00eb as p\u00ebr amendamente shtes\u00eb n\u00eb komision, as p\u00ebr vendime ekzekutive t\u00eb qeveris\u00eb ose t\u00eb ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb qasje q\u00eb nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb duhet me e adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Un\u00eb e p\u00ebrg\u00ebzoj ministrin q\u00eb e ka marr\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb vitin 2024, por nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare. Nuk mund t\u2019i l\u00ebm\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn, si me th\u00ebn\u00eb, t\u00eb vendimeve ekzekutive t\u00eb qeveris\u00eb e t\u00eb ministrave, ose t\u00eb amandamenteve n\u00eb komision. Un\u00eb besoj q\u00eb me buxhetin e vitit 2027, kur t\u00eb vjen, ta adresojm\u00eb ne. N\u00ebse qeveria nuk e sjell t\u00eb till\u00eb, ta adresojm\u00eb ne dhe ta zgjidhim nj\u00eb her\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Pra, protezat t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e buxhetit t\u00eb rregullt t\u00eb klinik\u00ebs s\u00eb ortopedis\u00eb, jo t\u00eb fondit p\u00ebr sigurime sh\u00ebndet\u00ebsore, se nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb aty\u201d, shtoi Hoti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mbledhje, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit diskutuan edhe ndryshimin e nenit 5 t\u00eb projektligjit, q\u00eb lidhet me kompensimin retroaktiv t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs, n\u00eb p\u00ebrputhje me vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Lushtaku k\u00ebrkoi sqarime p\u00ebr formulimin e dispozit\u00ebs, konkretisht p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebs \u201cmund\u201d n\u00eb pjes\u00ebn ku thuhet se Qeveria mund t\u00eb miratoj\u00eb pages\u00ebn e kompensimeve retroaktive.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPo m\u00eb interesonte neni 5, se kemi pasur diskutime edhe n\u00eb mbledhjet e kaluara t\u00eb legjislatur\u00ebs s\u00eb kaluar. Q\u00eb realisht \u00ebsht\u00eb dashur me pasur nj\u00eb kompensim t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs dhe gjykata kushtetuese vet\u00ebm pse e ka marr\u00eb vendimin p\u00ebr at\u00ebher\u00eb nuk ishte n\u00eb planifikim. Tash, ju me k\u00ebto po mundoheni me i vendos n\u00eb planifikim. Por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, po m\u00eb interesonte fjala te fjala te rreshti i par\u00eb me propozim t\u00eb ministrit t\u00eb financave, \u201cqeveria mund t\u00eb miratoj\u00eb pages\u00ebn e kompensimeve retroaktiv\u201d. Dometh\u00ebn\u00eb, pse fjala \u201cmund\u201d kur besoj q\u00eb deri sot \u00ebsht\u00eb nen i ligjit duhet t\u00eb jet\u00eb, duhet t\u00eb miratoj\u00eb. Po sigurisht, ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e fjalive, por besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme edhe teknikisht e p\u00ebrmir\u00ebsuar\u201d, tha Lushtaku.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri Murati tha se formulimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje juridike dhe se p\u00ebrdorimi i fjal\u00ebs \u201cmund\u201d synon krijimin e baz\u00ebs ligjore p\u00ebr kompensimin, pa krijuar detyrime q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb tejkalime buxhetore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb shum\u00eb juridike, do t\u00eb thosha, sesa financiare. \u00cbsht\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb p\u00ebrdoret zakonisht, n\u00ebp\u00ebr ligje t\u00eb tilla, ideja \u00ebsht\u00eb pra q\u00eb t\u00eb krijohet mund\u00ebsia dhe baza ligjore. Dhe me k\u00ebt\u00eb rast, kjo fjali e krijon baz\u00ebn ligjore, pra p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb ky kompensim retroaktiv. Nd\u00ebrkaq, tek fjala \u201cduhet\u201d, zakonisht nuk hezitojn\u00eb edhe jurist\u00ebt, pra q\u00eb t\u00eb shtojn\u00eb fjal\u00eb t\u00eb tilla obligative marr\u00eb parasysh q\u00eb shpesh her\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb edhe nuanca n\u00eb pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb fjalis\u00eb. Edhe n\u00ebse ka nj\u00eb gabim, pastaj ai b\u00ebhet obligim, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse ka qen\u00eb q\u00ebllimi i till\u00eb apo jo. Prandaj, \u00e7do her\u00eb \u00ebsht\u00eb fjala \u201cmund\u201d q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs, pra n\u00ebse shihet se mund t\u00eb, le t\u00eb themi, p\u00ebrshtatet dhe t\u00eb mos ket\u00eb tejkalime buxhetore apo t\u00eb mos ket\u00eb tejkalime t\u00eb asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb q\u00ebllimi fillestar, pra q\u00eb \u00ebsht\u00eb kompensimi sipas gjykimit t\u00eb gjykat\u00ebs kushtetuese, kjo ve\u00e7se e krijon baz\u00ebn ligjore. Pra, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e mjaftueshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hoti kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb formulim, duke th\u00ebn\u00eb se zbatimi i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebrb\u00ebn obligim dhe jo \u00e7\u00ebshtje diskrecionale t\u00eb Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBesoj q\u00eb n\u00eb rastin konkret t\u00eb fjali- fjalia duhet t\u00eb jet\u00eb: \u201cDuhet\u201d ose \u201cQeveria ndan mjete p\u00ebr pages\u00ebn e tjera\u201d. Jo \u201cmund\u201d. Sepse tash, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb akt gjykimi i gjykat\u00ebs kushtetuese, nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb diskrecion. Un\u00eb e kuptoj gjuh\u00ebn afirmative si shkruhen nenet, por n\u00eb rastin konkret \u00ebsht\u00eb obligim p\u00ebr ekzekutivin p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij akt gjykimi. Pra, ose b\u00ebjm\u00eb \u201cduhet\u201d ose themi \u201cQeveria ndan mjete p\u00ebr pages\u00ebn e tjera\u201d, potencoi Hoti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Zyr\u00ebs Ligjore t\u00eb Kuvendit u shpreh se formulimi mund t\u00eb rishikohet duke e hequr fjal\u00ebn \u201cmund\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe un\u00eb e kam v\u00ebrejtur k\u00ebt\u00eb specifik\u00eb te projektligji, edhe realisht n\u00eb k\u00ebto kishim mundur me e p\u00ebrshtat vet\u00ebm me bo qeveria miraton, me e heq k\u00ebto \u201cmund t\u00eb\u201d, me e bo me propozim t\u00eb ministris\u00eb, s\u00eb financave, q\u00eb qeveria miraton pages\u00ebn e kompensimit retroaktiv\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/855477826_2071419873495484_5472307789187783199_n-1-1333x1000.jpg\" width=\"599\" height=\"449\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni p\u00ebr Buxhet nuk e ka mb\u00ebshtetur amendamentin p\u00ebr ndarjen e nj\u00eb milion eurove shtes\u00eb p\u00ebr pajisje, proteza dhe mjete t\u00eb tjera mjek\u00ebsore p\u00ebr invalid\u00ebt e luft\u00ebs, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shqyrtimit t\u00eb Projektligjit p\u00ebr ndryshimin dhe plot\u00ebsimin e Ligjit p\u00ebr ndarjet buxhetore p\u00ebr Buxhetin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr vitin 2026, raporton Ekonomia Online. Amendamenti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,58,57],"tags":[],"class_list":["post-26279","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26279","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26279"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26280,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26279\/revisions\/26280"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}