{"id":26118,"date":"2026-10-18T09:30:27","date_gmt":"2026-10-18T07:30:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=26118"},"modified":"2026-10-18T09:30:27","modified_gmt":"2026-10-18T07:30:27","slug":"opozita-kerkon-rikthimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-vv-thote-se-bashkepunimi-do-te-vazhdoje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/18\/opozita-kerkon-rikthimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-vv-thote-se-bashkepunimi-do-te-vazhdoje\/","title":{"rendered":"Opozita k\u00ebrkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-n\u00eb, VV thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"kk-art-lead\">Partit\u00eb opozitare n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar rikthimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke vler\u00ebsuar se Qeveria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb partner\u00ebve amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Kosova vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe se proceset do t\u00eb shtyhen p\u00ebrpara edhe gjat\u00eb mandatit t\u00eb ri t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<p>Deputetja e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Arb\u00ebresha Kryeziu, tha p\u00ebr EO-n\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e rikthimit t\u00eb dialogut u takon Qeveris\u00eb dhe Presidenc\u00ebs, nd\u00ebrsa theksoi se, pavar\u00ebsisht pezullimit, bashk\u00ebpunimi mes Kosov\u00ebs dhe SHBA-s\u00eb ka vazhduar.<\/p>\n<p>\u201cTash kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e qeveris\u00eb edhe e presidenc\u00ebs. Sigurisht ata do t\u00eb p\u00ebrdorin strategjit\u00eb e veta, t\u00eb cilat nuk i di un\u00eb, sepse un\u00eb jam deputete e Kuvendit dhe kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me fush\u00ebveprimtarin\u00eb ton\u00eb brenda komisioneve parlamentare, q\u00eb zakonisht ndjekim rrug\u00eb q\u00eb i nisin institucionet, si Presidenca, si Qeveria, edhe si Kuvend dhe si komisione parlamentare. Ju e dini cilat jan\u00eb arsyet se pse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb dialogu strategjik, dhe un\u00eb besoj q\u00eb pavar\u00ebsisht q\u00eb ka pasur nj\u00eb nd\u00ebrprerje, ka vazhduar, sepse n\u00eb vazhdim\u00ebsi kemi pasur bashk\u00ebpunime t\u00eb nd\u00ebrsjella, t\u00eb cilat i kan\u00eb shtyr\u00eb \u00e7\u00ebshtjet tona me interes p\u00ebrpara. Kjo do t\u00eb ndodh\u00eb sigurisht edhe tani. Nuk ka ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar, sepse Republika e Kosov\u00ebs gjithmon\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe n\u00eb koordinim me ta, dhe ata gjithmon\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb aleat\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Kryeziu shtoi se pret q\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs t\u00eb vazhdojn\u00eb p\u00ebrpara me \u00e7\u00ebshtjet me interes p\u00ebr vendin, por theksoi se nuk mund t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Presidenc\u00ebs p\u00ebr strategjit\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndjekin.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu q\u00eb kjo natyrsh\u00ebm do t\u00eb ndodh\u00eb, sidomos tani pasi q\u00eb institucionet tona kan\u00eb marr\u00eb mandatet e plota dhe do t\u00eb funksionojn\u00eb si t\u00eb tilla p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij mandati t\u00eb plot\u00eb politik dhe ne do t\u00eb ecim \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebrpara. Nuk mund t\u00eb flas \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Presidenca, a \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb Qeveria, sepse k\u00ebtu interferohet nj\u00eb num\u00ebr i madh i ministrive, i departamenteve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb obliguara q\u00eb t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb strategjit\u00eb e veta edhe t\u00eb na japin propozimet se si do t\u00eb ecim, por po besoj q\u00eb nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 kemi shtyr\u00eb proceset p\u00ebrpara p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre gjasht\u00eb viteve t\u00eb fundit, do t\u00eb vazhdojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb edhe m\u00eb fuqish\u00ebm tani\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, deputeti i PDK-s\u00eb, Enver Hoxhaj, vler\u00ebsoi se rikthimi i Dialogut Strategjik \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe k\u00ebrkoi q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrcaktohen qart\u00eb prioritetet dhe afatet kohore.<\/p>\n<p>\u201cDialogu strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm kur t\u00eb dy pal\u00ebt ulen p\u00ebrball\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebs dhe shtrojn\u00eb n\u00eb tavolin\u00eb tema t\u00eb cilat jan\u00eb relevante, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr dy vendet gjithsej. Dhe un\u00eb mendoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb jetike p\u00ebr Kosov\u00ebn q\u00eb ta rikthejm\u00eb sa m\u00eb shpejt \u00e7\u00ebshtjen e dialogut strategjik dhe t\u00eb shoh\u00eb se cilat tema jan\u00eb vitale p\u00ebr Kosov\u00ebn. An\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb NATO dhe marrja e Partneritetit p\u00ebr Paqe, si hapi i par\u00eb, do duhej t\u00eb ishte si tema kryesore. Nj\u00eb mb\u00ebshtetje m\u00eb e madhe amerikane n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe blerjen e pajisjeve p\u00ebr FSK-n\u00eb, trajnimin e FSK-s\u00eb, rritjen e kapaciteteve tona mbrojt\u00ebse, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fush\u00eb e dyt\u00eb e cila do t\u00eb diskutohet me partner\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Hoxhaj theksoi se n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij dialogu duhet t\u00eb trajtohen edhe njohjet e reja dhe an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cPozita nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Kosov\u00ebs, se shum\u00eb vende n\u00eb bot\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrkrahur Kosov\u00ebn kur Amerika e ka p\u00ebrkrahur vendin ton\u00eb dhe n\u00eb autoritetin e amerikan\u00ebve ne kemi g\u00ebzuar p\u00ebrkrahje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, jo vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs. Njohjet, an\u00ebtar\u00ebsimi i Kosov\u00ebs n\u00eb organizata t\u00eb ndryshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sikurse \u00ebsht\u00eb Interpoli dhe organizata t\u00eb tjera, duhet t\u00eb jen\u00eb gjithashtu prioritet i Kosov\u00ebs. Dhe dialogu strategjik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb platform\u00eb e cila u mund\u00ebson t\u00eb dy vendeve t\u00eb ulen dhe t\u00eb thon\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti, k\u00ebto tri-kat\u00ebr tema jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, p\u00ebrcaktojn\u00eb afatet kohore dhe mandej ofrojn\u00eb nj\u00eb qasje se kush mund t\u00eb filloj\u00eb me mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u2019i zgjidhur temat e caktuara\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Edhe deputeti i LDK-s\u00eb, Lutfi Haziri, k\u00ebrkoi veprime urgjente nga Qeveria p\u00ebr rikthimin e dialogut, duke th\u00ebn\u00eb se pezullimi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn e veprimit t\u00eb ekzekutivit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr pasojat nuk besoj q\u00eb duhet t\u00eb flasim tash shum\u00eb, sepse ende jemi duke i vuajtur ato pasoja. \u00cbsht\u00eb i suspenduar dialogu. Qeveria e di arsyen pse \u00ebsht\u00eb suspenduar. Ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me sjelljen e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me kurrgj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb as me funksionimin apo jo stabilitetin politik q\u00eb e kan\u00eb pasur. K\u00ebshtu q\u00eb Qeveria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb veprime urgjente q\u00eb me e rikthy besimin dhe agjend\u00ebn e shum\u00ebpritur. Dialogu strategjik i SHBA-ve me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb suspenduar, nd\u00ebrsa me Serbin\u00eb e ka nj\u00eb stad zhvillimi. Dhe kjo p\u00ebrb\u00ebn di\u00e7ka t\u00eb cil\u00ebn Kosova nuk guxon me lejuar me qen\u00eb defanzive. Pres q\u00eb Qeveria me e nd\u00ebrtuar nj\u00eb lloj konsensusi q\u00eb ekziston, me formuar, me e formalizuar pak a shum\u00eb dhe me e rikthy n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb State Department me trajtuar me urgjenc\u00eb fillimin e dialogut strategjik me SHBA-t\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb ishte edhe deputetja e Aleanc\u00ebs, Time Kadrijaj, e cila faj\u00ebsoi Qeverin\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrprerjen e dialogut dhe k\u00ebrkoi nj\u00eb strategji t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt institucionale p\u00ebr rikthimin e tij.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb pari Qeveria nuk duhet t\u2019i kontribuoj\u00eb q\u00eb ne t\u00eb vendosim sanksione dhe t\u00eb nd\u00ebrpritet dialogu strategjik, sepse dora n\u00eb zem\u00ebr, i ka kontribuar Qeveria me veprimet e veta t\u00eb pamatura dhe t\u00eb pakoordinuara, k\u00ebshtu q\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs ta anulojn\u00eb dialogun strategjik. Ne kemi pasur edhe sanksione prej Bashkimit Evropian. Ajo \u00e7ka duhet, duhet t\u00eb reflektoj\u00eb zoti Kurti se, pa aleat\u00eb nuk e kemi t\u00eb trasuar rrug\u00ebn q\u00eb k\u00ebrkon Kosova, e rruga e Kosov\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon \u00ebsht\u00eb rruga e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Evropian, rruga e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb organizatat kredibile nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs, por edhe n\u00eb NATO. N\u00ebse duhet, duhet t\u00eb gjej\u00eb partner\u00eb, aleat\u00ebt tan\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb partner\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, q\u00eb e kan\u00eb nj\u00eb vizion edhe nj\u00eb strategji. Duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb strategji q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jemi brenda asaj strategjie, n\u00eb fokus t\u00eb asaj strategjie q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb edhe komisionet parlamentare q\u00eb merren me pun\u00eb t\u00eb jashtme, me integrim evropian, por q\u00eb merret edhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, edhe Qeveria, po edhe Presidenca n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u201d, tha ajo p\u00ebr <a href=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/opozita-kerkon-rikthimin-e-dialogut-strategjik-me-shba-ne-vv-ja-thote-se-bashkepunimi-do-te-vazhdoje\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">EO<\/a>-n\u00eb.<\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb pezulluar pa afat Dialogun Strategjik me Kosov\u00ebn m\u00eb 12 shtator 2025. P\u00ebrmes nj\u00eb deklarate zyrtare t\u00eb l\u00ebshuar nga Ambasada e SHBA-s\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Uashingtoni b\u00ebri t\u00eb ditur se ky vendim erdhi si pasoj\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e vendimeve t\u00eb nj\u00ebanshme politike t\u00eb nd\u00ebrmarra nga Qeveria e Kosov\u00ebs pa kordinim.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/klankosova.tv\/_next\/image?url=%2Fuploads%2F2026%2F10%2F295f5a19-7025-4b23-bf21-dd2e3d206bc0_cx8_cy13_cw86_w1023_r1_s-d4ec3bd1.avif&amp;w=3840&amp;q=75\" alt=\"Opozita k\u00ebrkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-n\u00eb, VV thot\u00eb se bashk\u00ebpunimi do t\u00eb vazhdoj\u00eb\" width=\"656\" height=\"369\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partit\u00eb opozitare n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar rikthimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Dialogut Strategjik me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, duke vler\u00ebsuar se Qeveria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa p\u00ebr rikthimin e besimit t\u00eb partner\u00ebve amerikan\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se Kosova vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me SHBA-n\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-26118","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26118","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26118"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26118\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26119,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26118\/revisions\/26119"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26118"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26118"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26118"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}