{"id":26056,"date":"2026-10-17T09:06:03","date_gmt":"2026-10-17T07:06:03","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=26056"},"modified":"2026-10-17T09:06:03","modified_gmt":"2026-10-17T07:06:03","slug":"maqedonci-kemi-kerkuar-nga-shba-ja-te-diskutojme-blerjen-e-helikoptereve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/17\/maqedonci-kemi-kerkuar-nga-shba-ja-te-diskutojme-blerjen-e-helikoptereve\/","title":{"rendered":"Maqedonci: Kemi k\u00ebrkuar nga SHBA-ja t\u00eb diskutojm\u00eb blerjen e helikopter\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova ka adresuar k\u00ebrkes\u00ebn te Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar blerjen e helikopter\u00ebve p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK), nd\u00ebrsa prioritet n\u00eb zhvillimin e kapaciteteve mbrojt\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb edhe mbrojtja ajrore. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka folur edhe p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb, sipas tij, paraqet Serbia p\u00ebr sigurin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe rajonit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonci tha se k\u00ebrkesa p\u00ebr helikopter\u00eb \u00ebsht\u00eb adresuar nga komandanti i FSK-s\u00eb dhe se procedurat p\u00ebr blerjen e tyre zhvillohen p\u00ebrmes programit amerikan FMS, ku p\u00ebrfshihet Departamenti Amerikan i Luft\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKemi prokuruar normalisht edhe dron\u00ebt, pra fluturaket pa pilot q\u00eb kemi tri lloje aktualisht n\u00eb Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Fokusi yn\u00eb n\u00eb vazhdim do t\u00eb jet\u00eb mbrojtja ajrore, pra mbrojtja nga sulmet eventuale ajrore, mbrojtja e hap\u00ebsir\u00ebs ajrore t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jemi duke koordinuar dhe bashk\u00ebpunuar me partner\u00ebt tan\u00eb amerikan\u00eb. Edhe mb\u00ebshtetja ajrore, q\u00eb n\u00ebnkupton edhe kjo pjesa e helikopter\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn tashm\u00eb komandanti i FSK-s\u00eb ka adresuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr SHBA-n\u00eb, p\u00ebr t\u00eb diskutuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sepse kjo blerje b\u00ebhet duke aplikuar programin FMS, q\u00eb n\u00ebnkupton ne d\u00ebrgojm\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn n\u00eb Departamentin e Luft\u00ebs, t\u00eb gjitha procedurat e negocimit, prokurimit, edhe procedurat e tjera p\u00ebr blerje zhvillohen nga Departamenti Amerikan i Luft\u00ebs\u201d, tha Maqedonci.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri i Mbrojtjes foli edhe p\u00ebr armatimin e bler\u00eb gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit, duke theksuar se FSK-ja ka shtuar llojet e sistemeve t\u00eb armatimit dhe se po synohet zhvillimi i m\u00ebtejsh\u00ebm i kapaciteteve ushtarake.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe kemi b\u00ebr\u00eb blerje t\u00eb llojllojshme, pra gjat\u00eb k\u00ebtyre fazave, sidomos gjat\u00eb tre-kat\u00ebr viteve t\u00eb fundit, kemi b\u00ebr\u00eb prokurimet e sistemeve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb armatimit. Dihet q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb edhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, nj\u00eb pjes\u00eb jan\u00eb par\u00eb edhe gjat\u00eb ushtrimeve, nj\u00eb pjes\u00eb i kemi theksuar edhe n\u00eb publikimet tona. I kemi aktualisht kat\u00ebr lloje t\u00eb sistemeve antitank, lloje t\u00eb mortajave t\u00eb ndryshme, p\u00ebr \u00e7itje n\u00eb distanc\u00eb t\u00eb ndryshme, lloje t\u00eb automjeteve t\u00eb ndryshme, kemi prokuruar edhe sisteme t\u00eb artileris\u00eb mobile\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonci b\u00ebri t\u00eb ditur se Kosova po punon edhe n\u00eb zhvillimin e nj\u00ebsive t\u00eb reja dhe n\u00eb p\u00ebrshtatjen e kapaciteteve mbrojt\u00ebse me situat\u00ebn aktuale t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPra, ne k\u00ebto ndryshime q\u00eb po i b\u00ebjm\u00eb edhe bashk\u00eb me komandantin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, k\u00ebtu rritjen e numrit t\u00eb arm\u00ebve, po mendoj, shum\u00ebfishimin e llojeve t\u00eb arm\u00ebve, rritjen e nj\u00ebsive t\u00eb reja, sepse kemi dy nj\u00ebsi t\u00eb reja q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb shum\u00eb operacionale, si\u00e7 jan\u00eb nj\u00ebsia p\u00ebr operacione speciale dhe nj\u00ebsia p\u00ebr fluturake t\u00eb papilot\u00eb, q\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsi q\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb planifikuara n\u00eb planin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb duke, analizuar situat\u00ebn aktuale dhe nevojat q\u00eb ka Kosova p\u00ebr mbrojtje\u201d, shtoi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai tha se zhvillimi i FSK-s\u00eb po b\u00ebhet n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat aktuale p\u00ebr mbrojtje, pasi plani gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i tranzicionit ishte hartuar duke u bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb rreziqeve t\u00eb vitit 2014.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPra, dy vite m\u00eb her\u00ebt jemi duke e mbushur, Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs me personelin e nevojsh\u00ebm. Jemi duke punuar pastaj edhe n\u00eb aspektin e regrutimit t\u00eb rezerv\u00ebs, po mendoj rezerv\u00ebs aktive. Gjithashtu, \u00ebh, si rrjedhoj\u00eb e mb\u00ebshtetjes s\u00eb vazhdueshme q\u00eb kemi marr\u00eb nga kryeministri dhe qeveria, ne kemi arritur q\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishojm\u00eb llojet e armatimit, pra kemi shum\u00eb e shum\u00eb lloje t\u00eb armatimit, si\u00e7 kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb planifikuara me at\u00eb planin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit, por p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kemi shum\u00eb e shum\u00eb lloje, kemi edhe shum\u00eb e shum\u00eb sasi, si\u00e7 ka qen\u00eb e planifikuar, me planin e gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo, thjesht p\u00ebr t\u00eb mbushur depot me armatime dhe municione, por p\u00ebr t\u00eb mbushur nevoj\u00ebn e Kosov\u00ebs q\u00eb ka p\u00ebr mbrojtje. Plani i gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i tranzicionit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb aprovuar n\u00eb vitin 2018, nga Kuvendi i Kosov\u00ebs. Normalisht, ka shum\u00eb element\u00eb t\u00eb klasifikuar n\u00eb at\u00eb plan q\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebhen publik, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u theksuar q\u00eb ai plan \u00ebsht\u00eb draftuar, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2014, kur rreziqet dhe k\u00ebrc\u00ebnimet kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb tjera\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri tha se synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb deri n\u00eb vitin 2028 FSK-ja t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrgatitur p\u00ebr mbrojtjen e territorit, por theksoi se zhvillimi i kapaciteteve mbrojt\u00ebse do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe pas k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb vler\u00ebsoj q\u00eb viti 2028 do t\u00eb na gjej\u00eb me nj\u00eb forc\u00eb t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb p\u00ebrgatitur edhe t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u00eb mbrojtur territorin. Normalisht q\u00eb zhvillimi i ushtris\u00eb nuk p\u00ebrfundon n\u00eb vitin 2028. Ne jemi duke punuar q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb plan afatgjat\u00eb t\u00eb zhvillimit t\u00eb kapaciteteve tona mbrojt\u00ebse, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb aprovuar dhe programi i mbrojtjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, q\u00eb gradualisht Kosov\u00ebn ta shnd\u00ebrroj\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend, me nj\u00eb sistem mbrojt\u00ebs, ku do t\u00eb kemi nj\u00eb ushtri profesionale, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, me t\u00eb gjitha kapacitetet e nevojshme ushtarake, dhe krahas saj t\u00eb kemi nj\u00eb angazhim t\u00eb nj\u00eb rezerve vullnetare nga shoq\u00ebria civile, por edhe nj\u00eb angazhim t\u00eb institucioneve p\u00ebr sistemin ton\u00eb mbrojt\u00eb\u201d, potencoi ministri.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shtoi se krahas forc\u00ebs profesionale, synohet p\u00ebrfshirja e qytetar\u00ebve dhe institucioneve n\u00eb sistemin e mbrojtjes gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrgatitjen p\u00ebr situata krizash dhe fatkeq\u00ebsi natyrore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPra, Forca e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb personalizohet si forc\u00eb profesionale, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, po nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem mbrojtjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt dhe gjith\u00eb institucionale. Pra, qytetar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb trajnohen, p\u00ebrgatiten, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb rolin e tyre brenda sistemit ton\u00eb t\u00eb mbrojtjes, dhe t\u00eb vazhdojn\u00eb normalisht me jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, me pun\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb, n\u00eb baza ditore, edhe do t\u00eb thirren kur t\u00eb ket\u00eb nevoj\u00eb vendi, jo vet\u00ebm n\u00eb rast lufte, por edhe n\u00eb rast krizash, edhe n\u00eb rast t\u00eb fatkeq\u00ebsive natyrore\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonci b\u00ebri t\u00eb ditur se FSK-ja \u00ebsht\u00eb duke rekrutuar edhe 530 pjes\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrfundojn\u00eb trajnimin n\u00eb Ferizaj, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb numrit prej 5 mij\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebsh aktiv\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe n\u00eb vazhdim\u00ebsi, kemi b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve investime n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u theksuar fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb kat\u00ebrfishuar buxheti p\u00ebr Ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs gjat\u00eb mandatit t\u00eb kaluar t\u00eb qeveris\u00eb. Kemi b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb raport me forcimin e kapaciteteve tona ushtarake. Kemi arritur shum\u00eb prej objektivave n\u00eb faza shum\u00eb m\u00eb t\u00eb hershme sesa q\u00eb ka qen\u00eb e planifikuar n\u00eb planin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit. Aktualisht, jemi duke i regrutuar edhe 530 pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb duke p\u00ebrfunduar tashm\u00eb trajnimin n\u00eb Ferizaj, pra n\u00eb Komand\u00ebn e Doktrin\u00ebs dhe St\u00ebrvitjes, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur at\u00eb numrin 5.000 aktiv\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkohet sipas planit gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb tranzicionit\u201d, tha ministri.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb lidhje me situat\u00ebn e siguris\u00eb, ministri vler\u00ebsoi se ajo \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme, nd\u00ebrsa p\u00ebrmendi pun\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Agjencis\u00eb Kosovare t\u00eb Inteligjenc\u00ebs dhe bashk\u00ebpunimin me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb besoj q\u00eb aktualisht situata e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e q\u00ebndrueshme, me dobimin e grupeve terroriste nga Kosova, me mposhtjen e k\u00ebtyre grupeve nga nj\u00ebsit\u00eb e specializuara t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, me goditjen q\u00eb Agjencia Kosovare e Inteligjenc\u00ebs po jap n\u00eb vazhdim\u00ebsi, \u00ebh, po mendoj, aktiviteteve t\u00eb spiunazhit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me zhvillimin dhe forcimin e Forc\u00ebs s\u00eb Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe bashk\u00ebrendimin me partner\u00ebt tan\u00eb, ne kemi arritur q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb qet\u00eb, nj\u00eb ambient t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm, nj\u00eb ambient stabil, dhe sidomos kjo, gjat\u00eb k\u00ebtyre dy-tri viteve t\u00eb fundit. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar edhe nga NATO, pra NATO ka vler\u00ebsuar q\u00eb Kosova, po, shkon drejt nj\u00eb ambienti stabil dhe t\u00eb sigurt. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ne jemi d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb Kosova \u00ebsht\u00eb duke u sh\u00ebndruar edhe n\u00eb nj\u00eb vend kontribues p\u00ebr sigurin\u00eb dhe paqen n\u00eb bot\u00eb, pra nuk jemi vet\u00ebm duke u \u00ebh, angazhuar n\u00eb sigurin\u00eb e vendit ton\u00eb, por edhe n\u00eb sigurin\u00eb globale, rajonale dhe n\u00eb sigurin\u00eb evropiane\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket kapaciteteve ushtarake t\u00eb Serbis\u00eb, Maqedonci tha se vendosja e trupave dhe bazave pran\u00eb kufirit me Kosov\u00ebn p\u00ebrb\u00ebn shqet\u00ebsim p\u00ebr institucionet e vendit. Sipas tij, Serbia ka 48 baza t\u00eb p\u00ebrparme operacionale p\u00ebrgjat\u00eb vij\u00ebs kufitare.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cEdhe kjo \u00e7\u00ebshtje e 48 bazave t\u00eb p\u00ebrparme operacionale t\u00eb ushtris\u00eb dhe xhandarm\u00ebris\u00eb serbe \u00ebsht\u00eb theksuar shum\u00eb her\u00eb, edhe e kemi njofutuar edhe NATO, edhe partner\u00ebt gjat\u00eb gjith\u00eb diskutimeve, q\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim faktit q\u00eb Serbia ka vendosur p\u00ebrgjat\u00eb kufirit me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs 48 baza. Ne, k\u00ebtu, ku t\u00eb fundit kemi pasur informacione edhe p\u00ebr t\u00ebrheqje t\u00eb disa nj\u00ebsive nga disa baza, mir\u00ebpo p\u00ebrderisa baza \u00ebsht\u00eb aty, t\u00ebrheqja e personelit dhe rikthimi i personelit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb shum\u00eb operative sesa q\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqje e bazave pra, sipas informacioneve q\u00eb kemi pasur dhe vazhdojm\u00eb t\u2019i kemi, jan\u00eb eksistenc\u00eb 48 baza q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb distanc\u00eb 500 deri n\u00eb 5 km nga vija kufitare e Kosov\u00ebs, pra n\u00eb territorin e Serbis\u00eb, dhe jan\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vij\u00ebs kufitare\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai shtoi se Serbia ka t\u00eb vendosura n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb territorit t\u00eb saj tri nga kat\u00ebr brigadat ushtarake, si dhe ka bler\u00eb armatim t\u00eb avancuar nga Kina.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDhe p\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Serbia ka t\u00eb zbarkuara, t\u00eb vendosura n\u00eb jug t\u00eb territorit t\u00eb saj, tri nga kat\u00ebr brigadat e saj ushtarake, pra, Serbia n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, Ushtria Serbe ka kat\u00ebr brigada, tri nga ato jan\u00eb t\u00eb vendosura n\u00eb jug t\u00eb territorit t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb jan\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr k\u00ebto baza t\u00eb p\u00ebrparme operacionale. Nj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Rashk\u00eb, nj\u00eb brigad\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Nish, dhe nj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00eb Vranj\u00eb, pra, e ka nj\u00eb concentrim t\u00eb madh t\u00eb trupave ushtarake n\u00eb jug t\u00eb territorit t\u00eb saj, jo larg kufirit n\u00eb Kosov\u00eb, apo ashtu me Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Dhe kjo, p\u00ebr ne p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim, sepse kjo po plot\u00ebsohet edhe me aspekte t\u00eb tjera shqet\u00ebsuese, si\u00e7 jan\u00eb armatosja e Serbis\u00eb me arm\u00eb t\u00eb ndryshme duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe k\u00ebtu raketa hipersonike t\u00eb blera nga Kina\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonci vler\u00ebsoi se politika e Serbis\u00eb ndaj fqinj\u00ebve, sipas tij, mbetet thelbi i shqet\u00ebsimeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE thash\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt, ky militarizimi ndoshta nuk do t\u00eb ishte aq shqet\u00ebsues sikur thelbi i politik\u00ebs s\u00eb serb\u00ebt mos vazhdonte t\u00eb mbetej hegjemonist dhe agresiv n\u00eb raport me fqinj\u00ebt. Mir\u00ebpo, normalisht q\u00eb neve kjo nuk na frik\u00ebson. Kosova \u00ebsht\u00eb e tip avor, Kosova po bashk\u00ebpunon me partner\u00ebt p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar kapacitetet e saj ushtarake, dhe ushtria e Kosov\u00ebs dhe institucionet e tjera t\u00eb siguris\u00eb jan\u00eb m\u00eb se t\u00eb vendosura q\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb \u00e7do pjes\u00eb t\u00eb territorit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00e7do jet\u00eb t\u00eb qytetarit t\u00eb Kosov\u00ebs nga \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim dhe rrezik nga kushdo q\u00eb mund t\u00eb vihet\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri foli edhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si qasje hibride t\u00eb Serbis\u00eb ndaj vendeve fqinje, duke p\u00ebrmendur bashk\u00ebveprimin e institucioneve shtet\u00ebrore me grupe kriminale dhe terroriste, si dhe p\u00ebrdorimin e dezinformimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo tregon p\u00ebr nj\u00eb qasje t\u00eb Serbis\u00eb, nj\u00eb qasje hibride n\u00eb raport me vendet fqinj\u00eb. Pra, kur kur flasim p\u00ebr luft\u00ebn hibride, kjo n\u00ebnkupton angazhim t\u00eb institucioneve edhe organizatave konvencionale, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ushtria, policia dhe sh\u00ebrbimi i inteligjenc\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebveprim me aktor\u00ebt jo konvencional\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb grupet terroriste, grupet kriminale, por edhe dezinformimin edhe mjete t\u00eb tjera. Pra, kjo qasje hibride \u00ebsht\u00eb e p\u00ebraf\u00ebrt me at\u00eb q\u00eb Federata Ruse n\u00eb vazhdim\u00ebsi ka aplikuar n\u00eb raport me Ukrain\u00ebn dhe po aplikon edhe me vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs lindore, por edhe qendrore, dhe kjo tregon p\u00ebr nj\u00eb, mund t\u00eb themi, p\u00ebr nj\u00eb funksionim t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, t\u00eb koordinuar, mes Federat\u00ebs Ruse dhe Serbis\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn duke ndar\u00eb p\u00ebrvojat me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Maqedonci tha se strehimi i personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktivitete kriminale dhe mb\u00ebshtetja e grupeve q\u00eb kan\u00eb vepruar n\u00eb rajon jan\u00eb shqet\u00ebsime q\u00eb Kosova ua ka ngritur vazhdimisht partner\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cQeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjitha institucionet tona, shum\u00eb her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtyre viteve, sidomos pas sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, e kan\u00eb shfaqur si shqet\u00ebsim, para vendeve partnere, edhe para gjith\u00eb aktor\u00ebve me t\u00eb cil\u00ebt kemi komunikuar, \u00e7\u00ebshtjen e strehimit t\u00eb grupeve kriminale dhe terroriste q\u00eb tentuan aneksim t\u00eb pjes\u00ebs son\u00eb veriore n\u00eb Republik\u00ebn e Serbis\u00eb, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mb\u00ebshtetjen q\u00eb qeveria e Serbis\u00eb dhe institucionet e siguris\u00eb n\u00eb Serbi po japin k\u00ebtyre grupeve. P\u00ebr ne, kjo p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shqet\u00ebsim, jo vet\u00ebm p\u00ebr ne, p\u00ebrb\u00ebn p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, por edhe t\u00eb Evrop\u00ebs, sepse n\u00eb vazhdim\u00ebsi po e mban Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb nj\u00eb shteti, t\u00eb nj\u00eb burimi t\u00eb jostabilitetit p\u00ebr sigurin\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Duke pasur brenda vendit grupe terroriste q\u00eb kan\u00eb tendencuar aneksim t\u00eb nj\u00eb pjese, t\u00eb nj\u00eb territori, t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr, si\u00e7 ishte rasti i sulmit n\u00eb Banjska, duke pasur brenda territorit, duke strehuar edhe kriminel\u00eb q\u00eb kan\u00eb zhvilluar dhe aktivitete t\u00eb tjera kriminale n\u00eb rajon, at\u00ebher\u00eb normalisht q\u00eb kjo paraqet nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim edhe rrezik p\u00ebr vendet p\u00ebrreth. Pro, kjo politik\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr ruajtjen, strehimin e kriminel\u00ebve po vazhdon, nuk \u00ebsht\u00eb e re, me vite t\u00eb tjera Ratko Mlladiq edhe kriminel\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb strehuar pik\u00ebrisht n\u00eb Serbi. Fatkeq\u00ebsisht edhe n\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb Serbis\u00eb ka pasur raportime m\u00eb her\u00ebt p\u00ebr strehimin e Radoji\u00e7iqit, por edhe t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb edhe n\u00eb boza, edhe n\u00eb institucione shtet\u00ebrore\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministri tha se deklaratat e politikan\u00ebve serb\u00eb dhe qasja e Beogradit ndaj vendeve fqinje, sipas vler\u00ebsimit t\u00eb tij, pasqyrojn\u00eb synime p\u00ebr dominim rajonal.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cUn\u00eb besoj q\u00eb k\u00ebto deklarimet e politikan\u00ebve serb\u00eb q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, q\u00eb t\u00eb ken\u00eb natyr\u00eb ultrashoviniste, nuk jan\u00eb t\u00eb reja, jan\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi q\u00eb po vazhdon p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, pra, k\u00ebto deklarime nuk jan\u00eb deklarime t\u00eb tanishme, por un\u00eb besoj q\u00eb problemi m\u00eb i madh, thelbi i gjith\u00eb problemit, q\u00ebndron te qasja shtet\u00ebrore e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb raport me vendet fqinj\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje hegjemoniste, nj\u00eb synim p\u00ebr t\u00eb dominuar Ballkanin, q\u00eb vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb thelbin e politik\u00ebs serbe. Pastaj \u00e7do veprim tjet\u00ebr, si militarizimi, si mb\u00ebshtetja e grupeve terroriste, si aktivitete t\u00eb tjera q\u00eb zhvillojn\u00eb aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb mb\u00ebshtetur nga Serbia, jan\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb p\u00ebrkthejn\u00eb n\u00eb zbatim k\u00ebt\u00eb qasje q\u00eb \u00ebsht\u00eb thell\u00eb e ngulitur n\u00eb politik\u00ebn e Serbis\u00eb, pra, tentativ\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dominuar Ballkanin Per\u00ebndimor dhe me gj\u00ebr\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/external.fprn3-1.fna.fbcdn.net\/emg1\/v\/t13\/15234263877427704679?_nc_oc=AdpmjGGwNgEBpNsk51_nbUdsAYZO_IogskYJbUu8Vsij6k5Gc8rxnJhKnJUwcmwqUc0&amp;url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fwp-content%2Fuploads%2F2026%2F04%2Fejup-maqedonci-768x576-1.jpg&amp;fb_obo=1&amp;utld=indeksonline.net&amp;_nc_sid=c97757&amp;_nc_ht=external.fprn3-1.fna.fbcdn.net&amp;stp=c0.5000x0.5000f_dst-jpg_flffffff_p500x261_q75_tt6&amp;ccb=18-1&amp;_nc_gid=TbQTPEN4gUoCN4n1F3zOUg&amp;_nc_map=urlgen_bucketless&amp;_nc_zt=3&amp;oh=06_Q3_EAcxyykbupzrgRC7qIHnDFZdw0S0IEMI1NY0w-LcTHlQS&amp;oe=6AD4F9D5\" alt=\"Maqedonci: Kemi k\u00ebrkuar nga SHBA-ja t\u00eb diskutojm\u00eb blerjen e helikopter\u00ebve\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka adresuar k\u00ebrkes\u00ebn te Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar blerjen e helikopter\u00ebve p\u00ebr Forc\u00ebn e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs (FSK), nd\u00ebrsa prioritet n\u00eb zhvillimin e kapaciteteve mbrojt\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb edhe mbrojtja ajrore. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,58,57],"tags":[],"class_list":["post-26056","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-kosove","category-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26056","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=26056"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26056\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26057,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/26056\/revisions\/26057"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=26056"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=26056"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=26056"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}