{"id":25882,"date":"2026-10-14T17:40:00","date_gmt":"2026-10-14T15:40:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=25882"},"modified":"2026-10-14T17:40:00","modified_gmt":"2026-10-14T15:40:00","slug":"kurti-kre-ja-do-te-ruaje-energjine-investimi-kap-vleren-236-7-milione-dollare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/14\/kurti-kre-ja-do-te-ruaje-energjine-investimi-kap-vleren-236-7-milione-dollare\/","title":{"rendered":"Kurti: KRE-ja do t\u00eb ruaj\u00eb energjin\u00eb, investimi kap vler\u00ebn 236.7 milion\u00eb dollar\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministria e Ekonomis\u00eb ka mbajtur takimin e par\u00eb konstituiv t\u00eb Bordit t\u00eb Korporat\u00ebs p\u00ebr Ruajtjen e Energjis\u00eb (KRE Sh.A.), nd\u00ebrmarrje publike e themeluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimeve p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se themelimi i KRE-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap drejt forcimit t\u00eb sistemit energjetik t\u00eb vendit, duke theksuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr shfryt\u00ebzim n\u00eb periudhat kur k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai tha se me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb re publike, sistemit energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs po i shtohet nj\u00eb kapacitet q\u00eb deri m\u00eb tani i ka munguar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNe kemi KEK-un dhe Ib\u00ebr-Lepencin q\u00eb prodhojn\u00eb energji elektrike, e kemi KEK-un q\u00eb transmeton at\u00eb, kurse tani e kemi edhe Korporat\u00ebn e Re t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Energji (KRE), e cila do ta ruaj\u00eb energjin\u00eb p\u00ebr or\u00ebt kur na duhet m\u00eb s\u00eb shumti. Me k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrmarrje t\u00eb re publike, po i shtojm\u00eb sistemit ton\u00eb energjetik nj\u00eb aft\u00ebsi e cila i ka munguar. Q\u00eb n\u00eb hartimin e Programit Kompakt me partner\u00ebt amerikan\u00eb, kemi punuar q\u00eb investimi n\u00eb bateri t\u00eb shoq\u00ebrohet me krijimin e nj\u00eb nd\u00ebrmarrjeje e cila do t\u2019i zot\u00ebroj\u00eb dhe do t\u2019i menaxhoj\u00eb. Pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb bashk\u00ebpunimit me Korporat\u00ebn Sfidat e Mij\u00ebvje\u00e7arit (MCC), kemi themeluar edhe KRE-n\u00eb. Sot, me mbledhjen e par\u00eb t\u00eb bordit, vazhdojm\u00eb pun\u00ebn p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrmarrjen sa m\u00eb funksionale. KRE-ja \u00ebsht\u00eb 100% n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, pra \u00ebsht\u00eb pasuri e p\u00ebrbashk\u00ebt e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Pasurin\u00eb publike e mbrojm\u00eb duke e mir\u00ebmenaxhuar dhe duke e shtuar. Nd\u00ebrmarrjet tona publike duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb suksesshme, t\u00eb krijojn\u00eb vler\u00eb ekonomike dhe k\u00ebt\u00eb vler\u00eb ta v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve tan\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb orientimi yn\u00eb edhe me KRE-n\u00eb\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kurti b\u00ebri t\u00eb ditur se Programi Kompakt, i cili p\u00ebrfshin investimet n\u00eb ruajtjen e energjis\u00eb, ka vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 236.7 milion\u00eb dollar\u00ebsh, ku pjesa m\u00eb e madhe financohet nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cProgrami Kompakt ka vler\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt prej 236.7 milion\u00eb dollar\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj, 202 milion\u00eb dollar\u00eb jan\u00eb grant nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs p\u00ebrmes Korporat\u00ebs Sfidat e Mij\u00ebvje\u00e7arit, dhe 34.7 milion\u00eb jan\u00eb kontribut nga Qeveria e Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb investim i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb sigurin\u00eb energjetike dhe n\u00eb zhvillimin afatgjat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. KRE-ja do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim t\u2019i operoj\u00eb baterit\u00eb n\u00eb Istog, me fuqi prej 125 megavat\u00ebsh dhe kapacitet ruajt\u00ebs prej 250 megavat-or\u00eb energji. Bashk\u00eb me sistemin prej 99 megavat-or\u00ebsh t\u00eb KEK-ut, KRE-ja do t\u00eb ket\u00eb 340 megavat-or\u00eb kapacitet total p\u00ebr ruajtjen e energjis\u00eb. N\u00eb praktik\u00eb, kjo do t\u00eb thot\u00eb ta ruajm\u00eb energjin\u00eb kur e kemi t\u00eb lir\u00eb, p\u00ebr ta kthyer m\u00eb von\u00eb, at\u00ebher\u00eb kur na duhet m\u00eb s\u00eb shumti. K\u00ebshtu zvog\u00eblojm\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr importe n\u00eb or\u00ebt e pikut dhe e ndihmojm\u00eb balancimin e sistemit\u201d, tha ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kreu i Qeveris\u00eb u b\u00ebri thirrje an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit q\u00eb nd\u00ebrmarrjen ta udh\u00ebheqin me profesionaliz\u00ebm, meritokraci dhe llogaridh\u00ebnie, duke theksuar se funksionimi i saj duhet t\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb qeverisje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cT\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit, p\u00ebrvoja juaj n\u00eb energjetik\u00eb, financa, drejt\u00ebsi dhe administrat\u00eb publike \u00ebsht\u00eb e shk\u00eblqyer. Nga ju presim q\u00eb t\u00eb udh\u00ebhiqni nd\u00ebrmarrjen mbi baz\u00eb t\u00eb rekrutimit me merit\u00eb, vendimmarrjes profesionale dhe llogaridh\u00ebnies s\u00eb lart\u00eb. Teknologjis\u00eb s\u00eb re duhet t\u2019i p\u00ebrgjigjemi me qeverisje t\u00eb mir\u00eb. Qytetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebve u sh\u00ebrbejm\u00eb, u detyrohemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e k\u00ebsaj nd\u00ebrmarrjeje\u201d, tha Kurti.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrkaq, ministrja e Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e krijimit t\u00eb kapaciteteve vendore p\u00ebr menaxhimin e baterive dhe zhvillimin e tregut t\u00eb energjis\u00eb. Ajo tha se krahas investimeve n\u00eb infrastruktur\u00eb, Kosova duhet t\u00eb siguroj\u00eb edhe njohurit\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale p\u00ebr menaxhimin e k\u00ebtyre kapaciteteve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur kemi nisur pun\u00ebn, po zhvillojm\u00eb nj\u00eb faza t\u00eb re, ku kemi synuar q\u00eb t\u00eb investojm\u00eb, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb fush\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr shum\u00eb m\u00eb gjat\u00eb sesa sot po dalin p\u00ebrgjigje. Bashk\u00eb me baterit\u00eb, vendi duhet t\u00eb fitonte edhe dijen edhe aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u2019i menaxhuar ato, p\u00ebr t\u2019u zhvilluar n\u00eb dat\u00ebn 1 janar e tregjeve t\u00eb energjis\u00eb edhe m\u00eb tutje. Prandaj, mendojm\u00eb q\u00eb sot po e fillojm\u00eb pun\u00ebn me dy njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebve po u besojm\u00eb k\u00ebt\u00eb agjenci. Projektet e baterive e kemi p\u00ebrgatitur s\u00eb bashku me ekspert\u00ebt e Qeveris\u00eb Amerikane, duke pasur parasysh gjith\u00eb sistemin ton\u00eb elektro-energjetik. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, jan\u00eb investimet p\u00ebr modernizimin e transmetimit t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj kohe, dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ka pasur se detyra t\u00eb reja q\u00eb do t\u00eb fillojn\u00eb tre p\u00ebr tre shumat e reja energjetike q\u00eb do t\u00eb zhvillohen p\u00ebrmes akonteve, do t\u00eb na japin m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta, mir\u00ebpo si\u00e7 e dini, e gjith\u00eb kjo e efi\u00e7enc\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, tha Rizvanolli.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministrja theksoi se KRE-ja do t\u00eb ket\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb optimizimin e shfryt\u00ebzimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, duke mund\u00ebsuar ruajtjen e tepricave dhe p\u00ebrdorimin e tyre n\u00eb periudhat kur k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb. Ajo b\u00ebri t\u00eb ditur se dy kompani amerikane kan\u00eb paraqitur ofertat p\u00ebr projektimin dhe nd\u00ebrtimin e sistemit t\u00eb baterive.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPrandaj, kompania p\u00ebr ruajtjen e energjis\u00eb, apo Energy Storage Corporation, respektivisht KRE shqip, do t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb t\u00eb optimizojm\u00eb shfryt\u00ebzimin e energjis\u00eb elektrike t\u00eb ruajtur, ashtu q\u00eb duke ruajtur tepricat e energjis\u00eb kur kemi teprica, t\u2019i shfryt\u00ebzojm\u00eb ato n\u00eb koh\u00ebt e dit\u00ebs kur kemi m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb. Tashm\u00eb dy kompani amerikane kan\u00eb paraqitur ofertat p\u00ebr projektimin dhe nd\u00ebrtimin e sistemit t\u00eb baterive, k\u00ebshtu q\u00eb, p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb koh\u00ebn, do t\u00eb filloj\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2028. Mir\u00ebpo, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gati deri at\u00ebher\u00eb, krejt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara. N\u00eb fakt, ne kemi s\u00eb bashku shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara. Duke filluar nga rekrutimi sot i menaxheriatit, pastaj i stafit profesional. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, operimi dhe mir\u00ebmbajtja e baterive \u00ebsht\u00eb aktivitet plot\u00ebsisht i ri jo vet\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, por edhe p\u00ebr rajonin. Mir\u00ebpo, aktiviteti i KRE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb p\u00ebrtej natyr\u00ebs teknike t\u00eb tij. Aq sa r\u00ebnd\u00ebsi sa ka energjia edhe teknike, \u00ebsht\u00eb edhe njohuria p\u00ebr tregun dhe paraqitja e tregut n\u00eb nj\u00eb treg modern, drejt t\u00eb cilit ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb zhvillohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb optimizohet shfryt\u00ebzimi i baterive\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rizvanolli shtoi se, sipas marr\u00ebveshjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, KRE-ja do t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitimet nga operimi i nd\u00ebrmarrjes t\u00eb shp\u00ebrndahen te qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb te ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, KRE-ja, sipas marr\u00ebveshjes nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb e kemi me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, ka edhe nj\u00eb detyr\u00eb shtes\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfitimet, p\u00ebrfitimet q\u00eb sjell operimi i nd\u00ebrmarrjes, duhen t\u00eb shp\u00ebrndara tek qytetar\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe theks an\u00ebsor tek ata q\u00eb kan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nevoj\u00eb. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ju, p\u00ebrtej pun\u00ebs suaj si nd\u00ebrmarrje, keni edhe nj\u00eb rol shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontribuar edhe n\u00eb zhvillimin e korniz\u00ebs politike, po ashtu edhe rregullatore, s\u00eb bashku me nesh, qeveri e institucione t\u00eb tjera. Fillimi i pun\u00ebs s\u00eb KRE-s\u00eb po vjen n\u00eb koh\u00ebn e duhur, kur n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb kemi nj\u00eb zhvillim t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimeve edhe performanc\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb tjera publike, dhe presim q\u00eb KRE-ja t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb, duke m\u00ebsuar edhe nga p\u00ebrvojat e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb tjera publike, mir\u00ebpo duke e pasur at\u00eb privilegjin e t\u00eb qenit m\u00eb t\u00eb rinj dhe me nj\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm\u201d, shtoi Rizvanolli.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/albin-kurti-1-1-1333x1000.jpg\" width=\"452\" height=\"339\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Ekonomis\u00eb ka mbajtur takimin e par\u00eb konstituiv t\u00eb Bordit t\u00eb Korporat\u00ebs p\u00ebr Ruajtjen e Energjis\u00eb (KRE Sh.A.), nd\u00ebrmarrje publike e themeluar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb angazhimeve p\u00ebr zhvillimin e kapaciteteve t\u00eb ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb. Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, tha se themelimi i KRE-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb hap drejt forcimit t\u00eb sistemit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-25882","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25882","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25882"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25882\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25884,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25882\/revisions\/25884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25882"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25882"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25882"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}