{"id":25729,"date":"2026-10-11T13:09:13","date_gmt":"2026-10-11T11:09:13","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=25729"},"modified":"2026-10-11T13:09:13","modified_gmt":"2026-10-11T11:09:13","slug":"republikanet-ne-dhomen-e-perfaqesuesve-synojne-bllokimin-e-marreveshjes-se-trumpit-per-dizelin-rus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/10\/11\/republikanet-ne-dhomen-e-perfaqesuesve-synojne-bllokimin-e-marreveshjes-se-trumpit-per-dizelin-rus\/","title":{"rendered":"Republikan\u00ebt n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve synojn\u00eb bllokimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Trumpit p\u00ebr dizelin rus"},"content":{"rendered":"<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi republikan, Brian Fitzpatrick, synon ta shtyj\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projektligj q\u00eb e ndalon blerjen e naft\u00ebs ruse, duke sfiduar vendimin e presidentit Donald Trump p\u00ebr t\u2019i leht\u00ebsuar kufizimet ndaj eksporteve ruse t\u00eb naft\u00ebs dizel.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsit paralajm\u00ebrojn\u00eb se vendimi i Trumpit mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb financimin e luft\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs kund\u00ebr Ukrain\u00ebs.<\/p>\n<p>Fitzpatrick, bashk\u00ebkryesues i Grupit t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve p\u00ebr Ukrain\u00ebn, njoftoi m\u00eb 10 tetor se do ta paraqes\u00eb projektligjin \u201cRonald Reagan: Paqe p\u00ebrmes Forc\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb paraqesim nj\u00eb projektligj dypartiak p\u00ebr ta bllokuar \u00e7do blerje t\u00eb naft\u00ebs ruse\u201d, shkroi Fitzpatrick n\u00eb platform\u00ebn X. \u201cDo ta \u00e7ojm\u00eb me detyrim n\u00eb seanc\u00eb plenare p\u00ebrmes nj\u00eb peticioni dhe do t\u00eb miratohet me shumic\u00eb d\u00ebrrmuese\u201d.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi Don Bacon \u00ebsht\u00eb pajtuar t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebsponsor i projektligjit. Deri m\u00eb tani, nuk \u00ebsht\u00eb identifikuar ndonj\u00eb ligjv\u00ebn\u00ebs demokrat p\u00ebr sponsorizimin e tij.<\/p>\n<p>Peticion p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nj\u00eb projektligj nga komisioni p\u00ebrkat\u00ebs mund ta detyroj\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, pa miratimin e komisionit apo t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb Dhom\u00ebs, n\u00ebse sigurohen 218 n\u00ebnshkrime.<\/p>\n<p>Nisma p\u00ebrballet me kufizime kohore: Kongresi nuk pritet t\u2019i rifilloj\u00eb votimet p\u00ebr disa jav\u00eb, nd\u00ebrsa mandati i tanish\u00ebm i tij p\u00ebrfundon n\u00eb janar. Projektligj do t\u00eb duhej t\u00eb miratohej edhe nga Senati dhe mund t\u00eb has\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtimin e Sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Fitzpatrick iu referua qasjes s\u00eb ish-presidentit Ronald Reagan ndaj Mosk\u00ebs dhe rikonfirmoi mb\u00ebshtetjen e Kongresit p\u00ebr presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, t\u00eb cilin Trump e ka kritikuar s\u00ebrish.<\/p>\n<p>\u201cRusia e pushtoi Ukrain\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Faji \u00ebsht\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht i Rusis\u00eb\u201d, shkroi Fitzpatrick, duke shtuar se Kongresi dhe populli amerikan q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb krah t\u00eb Zelenskyt \u201cderisa t\u00eb arrihet fitorja e Ukrain\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p><strong>Republikan\u00ebt v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje leht\u00ebsimin e sanksioneve<\/strong><\/p>\n<p>Projektligji i propozuar pasqyron shqet\u00ebsimin e disa republikan\u00ebve se leht\u00ebsimi i kufizimeve ndaj energjis\u00eb ruse mund ta dob\u00ebsoj\u00eb trysnin\u00eb ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi Michael McCaul paralajm\u00ebroi se heqja e sanksioneve mund t\u00eb \u201cfinancoj\u00eb makinerin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb Kremlinit, duke nxitur m\u00eb shum\u00eb dhun\u00eb dhe shkat\u00ebrrim\u201d.<\/p>\n<p>Ai iu referua ligjit \u201cLindsey O. Graham p\u00ebr vendosjen e sanksioneve ndaj Rusis\u00eb dhe Iranit\u201d, t\u00eb cilin Trump e n\u00ebnshkroi n\u00eb shtator.<\/p>\n<p>Ky ligj e autorizon presidentin amerikan q\u00eb, n\u00eb kushte t\u00eb p\u00ebrcaktuara, t\u00eb vendos\u00eb tarifa deri n\u00eb 100 p\u00ebr qind ndaj bler\u00ebsve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb energjis\u00eb ruse. Sipas McCaulit, ligji i dha Trumpit nj\u00eb mjet trysnie ndaj Rusis\u00eb dhe Kin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr p\u00ebrfundimin e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Edhe senatorja Lisa Murkowski i b\u00ebri thirrje Trumpit q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb k\u00ebto kompetenca, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019ia mund\u00ebsoj\u00eb Rusis\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga eksportet e naft\u00ebs dizel.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr rikthimin e Rusis\u00eb n\u00eb tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb pasi t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb lufta, por nd\u00ebrkoh\u00eb duhet t\u00eb nd\u00ebrpresim gjith\u00e7ka q\u00eb e financon at\u00eb\u201d, shkroi ajo n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p><strong>Demokrat\u00ebt i referohen ndales\u00ebs p\u00ebr naft\u00ebn ruse<\/strong><\/p>\n<p>Demokrat\u00ebt dhe ish-zyrtar\u00ebt kan\u00eb theksuar ligjin e vitit 2022 \u201cP\u00ebr P\u00ebrfundimin e Importit t\u00eb Naft\u00ebs Ruse\u201d, i cili ndalon importin e naft\u00ebs ruse n\u00eb Shtetet e Bashkuara, p\u00ebrve\u00e7 rasteve kur presidenti v\u00ebrteton se Rusia i ka p\u00ebrmbushur disa kushte t\u00eb p\u00ebrcaktuara. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb t\u00ebrheqjen nga Ukraina, njohjen e sovranitetit t\u00eb saj dhe garantimin se Rusia nuk p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr NATO-n.<\/p>\n<p>Ligji u miratua n\u00eb Senat me 100 vota p\u00ebr dhe asnj\u00eb kund\u00ebr, nd\u00ebrsa n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve i mori 413 vota p\u00ebr dhe n\u00ebnt\u00eb kund\u00ebr, pasi Rusia nisi pushtimin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Ukrain\u00ebs n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p>Ish-ligjv\u00ebn\u00ebsi Tom Malinowski, i cili m\u00eb par\u00eb ka mbajtur edhe nj\u00eb post t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Departamentin amerikan t\u00eb Shtetit, u b\u00ebri thirrje udh\u00ebheq\u00ebsve demokrat\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00ebrdorin procedurat e p\u00ebrshpejtuara t\u00eb k\u00ebtij ligji p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar vendimin e administrat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cSipas k\u00ebtij ligji, udh\u00ebheq\u00ebsit demokrat\u00eb t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve dhe Senatit mund t\u00eb paraqesin nj\u00eb \u2018rezolut\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt kund\u00ebrshtimi\u2019 p\u00ebr t\u00eb parandaluar blerjen e naft\u00ebs ruse. M\u00eb pas, Kongresi duhet t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procedure t\u00eb p\u00ebrshpejtuar\u201d, shkroi Malinowski n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p>\u201cSchumer dhe Jeffries duhet ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb sa m\u00eb shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur\u201d, shtoi ai, duke iu referuar Chuck Schumerit, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb Senat, dhe Hakeem Jeffriesit, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb demokrat\u00ebve n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve.<\/p>\n<p>Se a do t\u00eb zbatohet apo jo ligji i vitit 2022 edhe p\u00ebr marr\u00ebveshjen e fundit, kjo mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Paralajm\u00ebrime p\u00ebr d\u00ebmtimin e regjimit t\u00eb sanksioneve<\/strong><\/p>\n<p>Daniel Balson, drejtor p\u00ebr avokim n\u00eb organizat\u00ebn Razom for Ukraine, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se vendimi i Trumpit e minon q\u00ebllimin e legjislacionit p\u00ebr sanksionet, t\u00eb miratuar vet\u00ebm disa jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, Kongresi miratoi ligjin \u2018Lindsey Graham p\u00ebr Vendosjen e Sanksioneve ndaj Rusis\u00eb dhe Iranit\u2019. Ky ligj synonte t\u2019i detyronte vendet e tjera t\u00eb ulnin var\u00ebsin\u00eb e tyre nga energjia ruse. Vendimi i fundit i presidentit Trump thjesht e rriti var\u00ebsin\u00eb ton\u00eb\u201d, tha Balson.<\/p>\n<p>Ai u b\u00ebri thirrje ligjv\u00ebn\u00ebsve ta kund\u00ebrshtojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, p\u00ebr ta mbrojtur Ukrain\u00ebn dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e veprimeve t\u00eb Kongresit. Ndon\u00ebse nuk e kishte par\u00eb projektligjin e Fitzpatrickut, Balson tha se mb\u00ebshtet\u00ebsit e Ukrain\u00ebs do t\u00eb p\u00ebrdorin \u201c\u00e7do rrug\u00eb t\u00eb mundshme ligjv\u00ebn\u00ebse\u201d p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar vendimin.<\/p>\n<p>Senatori Angus King, i cili zakonisht voton n\u00eb nj\u00eb linj\u00eb me demokrat\u00ebt, tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb se marr\u00ebveshja do t\u2019u sillte pak leht\u00ebsim konsumator\u00ebve amerikan\u00eb, nd\u00ebrsa do t\u2019i sillte p\u00ebrfitime Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu referuar shifrave t\u00eb administrat\u00ebs, King tha se marr\u00ebveshja p\u00ebrfshinte 300.000 ton\u00eb naft\u00eb dizel p\u00ebr tetorin dhe 500.000 ton\u00eb p\u00ebr n\u00ebntorin. Kjo sasi \u00ebsht\u00eb af\u00ebrsisht e barabart\u00eb me konsumin nj\u00ebditor t\u00eb naft\u00ebs dizel n\u00eb Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cKjo e ashtuquajtur marr\u00ebveshje me Rusin\u00eb do t\u2019i sjell\u00eb pak p\u00ebrfitime Amerik\u00ebs, por shum\u00eb Vladimir Putinit, teksa ai p\u00ebrpiqet t\u00eb vazhdoj\u00eb fushat\u00ebn e tij vrastare kund\u00ebr Ukrain\u00ebs\u201d, tha King. Ai e cil\u00ebsoi marr\u00ebveshjen si \u201cmashtrim\u201d.<\/p>\n<p><strong>Trump s\u00ebrish k\u00ebrkon z\u00ebvend\u00ebsimin e Zelenskyt<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 10 tetor, Trump i p\u00ebrt\u00ebriu kritikat ndaj Zelenskyt, duke th\u00ebn\u00eb se Ukraina duhet t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje dhe ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb presidentin me nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb arrij\u00eb marr\u00ebveshje me Rusin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEpo, mendoj se ai duhet t\u00eb mbaj\u00eb zgjedhje. Dhe mund ta kishte zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb her\u00eb\u201d, u tha Trump gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt, Trump kishte th\u00ebn\u00eb se Ukraina duhet ta \u201cgjej\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb ri, i cili mund t\u00eb arrij\u00eb marr\u00ebveshje\u201d. Ai gjithashtu k\u00ebrkoi q\u00eb Kievi \u201ct\u2019i ndaloj\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb\u201d sulmet ndaj rafinerive ruse t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cilat Ukraina i ka sh\u00ebnjestruar p\u00ebr t\u00eb penguar ekonomin\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs dhe furnizimet me karburant.<\/p>\n<p>Trump e faj\u00ebsoi Zelenskyn p\u00ebr d\u00ebshtimin n\u00eb arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund luft\u00ebs. Ky pretendim bie ndesh me q\u00ebndrimin e Kievit se \u00e7do marr\u00ebveshje duhet ta mbroj\u00eb sovranitetin e Ukrain\u00ebs, si dhe me thirrjet e ligjv\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr t\u00eb ruajtur presionin ndaj Mosk\u00ebs.<\/p>\n<p>Trump gjithashtu e paraqiti Putinin si t\u00eb etur p\u00ebr paqe dhe e p\u00ebrsh\u00ebndeti kthimin e naft\u00ebs ruse n\u00eb tregjet globale.<\/p>\n<p>\u201cKjo duket v\u00ebrtet keq. Presidenti ka pasur gjithmon\u00eb nj\u00eb verb\u00ebri morale kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Putinin. Mb\u00ebshtetja e ekonomis\u00eb ruse t\u00eb luft\u00ebs \u00ebsht\u00eb e tmerrshme\u201d, i tha Bacon Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Deklaratat e Trumpit erdh\u00ebn disa or\u00eb pasi sulmet ruse vran\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20 persona n\u00eb qytetin ukrainas t\u00eb Zaporizhjas, n\u00eb juglindje t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Zelensky ka th\u00ebn\u00eb se zgjedhjet nuk mund t\u00eb mbahen gjat\u00eb gjendjes s\u00eb luft\u00ebs dhe n\u00eb kushtet e rreziqeve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb krijuara nga pushtimi rus.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt ukrainas kan\u00eb p\u00ebrmendur gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb ushtar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e zhvendosur nga lufta t\u00eb mund t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb votim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Ministri i Jasht\u00ebm i Ukrain\u00ebs, Andriy Sybiha, publikoi nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmjen e 10 tetorit, duke shprehur mb\u00ebshtetjen p\u00ebr presidentin ukrainas.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt evropian\u00eb e kritikuan marr\u00ebveshjen p\u00ebr naft\u00ebn dizel, duke paralajm\u00ebruar se t\u00eb ardhurat shtes\u00eb nga energjia ruse mund ta ndihmojn\u00eb Mosk\u00ebn ta vazhdoj\u00eb luft\u00ebn.<\/p>\n<p>Shefja e politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se sulmet ruse kan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 80 civil\u00eb ukrainas gjat\u00eb dy dit\u00ebve t\u00eb fundit. Ajo shtoi se Moska ka intensifikuar sulmet hibride kund\u00ebr shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr ta zbutur presionin ndaj Rusis\u00eb, dhe Evropa nuk do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, tha Kallas, duke shtuar se ministrat e Jasht\u00ebm t\u00eb BE-s\u00eb planifikonin t\u00eb shpallnin m\u00eb 12 tetor nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb re t\u00eb madhe sanksionesh, q\u00eb do t\u00eb synonte individ\u00eb dhe organizata q\u00eb mb\u00ebshtesin p\u00ebrpjekjet luftarake t\u00eb Mosk\u00ebs. \/REL<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/external.fprn3-1.fna.fbcdn.net\/emg1\/v\/t13\/17208168505670693311?_nc_oc=AdqCVG6su9VZ-JGvszZ34q8XBhZa5gG_G_tZktzC4tsco97IQRG0zREzEcIX1jrMVAY&amp;url=https%3A%2F%2Fgdb.rferl.org%2F23916078-5be6-4e6d-aec4-7a9f8dd90033_w1200_h630.jpg&amp;fb_obo=1&amp;utld=rferl.org&amp;_nc_sid=c97757&amp;_nc_ht=external.fprn3-1.fna.fbcdn.net&amp;stp=c0.5000x0.5000f_dst-jpg_flffffff_p500x261_q75_tt6&amp;ccb=18-1&amp;_nc_gid=WItrrmL62MsE3sh9rRH7Cg&amp;_nc_map=urlgen_bucketless&amp;_nc_zt=3&amp;oh=06_Q3_EAYsyhJ1n0_i2t17WOpl4Troju2sQyuF8TAwDsLov_DUs&amp;oe=6ACD4BFE\" alt=\"Republikan\u00ebt n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve synojn\u00eb bllokimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Trumpit p\u00ebr dizelin rus\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ligjv\u00ebn\u00ebsi republikan, Brian Fitzpatrick, synon ta shtyj\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb projektligj q\u00eb e ndalon blerjen e naft\u00ebs ruse, duke sfiduar vendimin e presidentit Donald Trump p\u00ebr t\u2019i leht\u00ebsuar kufizimet ndaj eksporteve ruse t\u00eb naft\u00ebs dizel. Ligjv\u00ebn\u00ebsit paralajm\u00ebrojn\u00eb se vendimi i Trumpit mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb financimin e luft\u00ebs s\u00eb Mosk\u00ebs kund\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,73,8,57],"tags":[],"class_list":["post-25729","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-bote","category-ekonomi","category-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25729","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=25729"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25729\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25730,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/25729\/revisions\/25730"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=25729"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=25729"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=25729"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}