{"id":23682,"date":"2026-09-14T13:48:14","date_gmt":"2026-09-14T11:48:14","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=23682"},"modified":"2026-09-14T13:48:14","modified_gmt":"2026-09-14T11:48:14","slug":"bugaqku-kushtetuesja-ka-afat-deri-ne-60-dite-per-lenden-e-pdk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/09\/14\/bugaqku-kushtetuesja-ka-afat-deri-ne-60-dite-per-lenden-e-pdk-se\/","title":{"rendered":"Bugaqku: Kushtetuesja ka afat deri n\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e PDK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"kk-art-lead\"><span class=\"kk-art-dropcap\">P<\/span>as k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) ka th\u00ebn\u00eb se Gjykata Kushtetuese ka afat deri n\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim lidhur me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Bugaqku ka sqaruar se afati prej 60 dit\u00ebsh llogaritet nga momenti i parashtrimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme, vendimi varet nga vler\u00ebsimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr rrethanat dhe pasojat q\u00eb mund t\u00eb shkaktohen.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, Bugaqku ka sqaruar se kjo \u00e7\u00ebshtje vler\u00ebsohet nga kolegji i Gjykat\u00ebs Kushtetuese, bazuar n\u00eb rrethanat, faktet dhe pasojat e mundshme.<\/p>\n<p>\u201cVar\u00ebsisht nga rrethanat, var\u00ebsisht nga faktet, var\u00ebsisht nga vler\u00ebsimi i d\u00ebmeve ose i pasojave q\u00eb mund t\u00eb shkaktohen n\u00eb rast se nuk vendoset masa e p\u00ebrkohshme. Sepse ata e vler\u00ebsojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb dy an\u00eb: ka apo jo nevoj\u00eb t\u00eb vendoset masa e p\u00ebrkohshme, apo vendosja e mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar d\u00ebmet e pariparueshme q\u00eb mund t\u00eb shkaktohen n\u00eb rast se Kuvendi vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb jav\u00eb apo edhe m\u00eb tutje, po t\u00eb themi ashtu. Sepse duhet kalkuluar q\u00eb Kuvendi \u00ebsht\u00eb funksional derisa t\u00eb vendos\u00eb ndryshe Gjykata Kushtetuese. Pra, edhe vendimet e djeshme jan\u00eb kushtetuese, ose konsiderohen si t\u00eb tilla, deri n\u00eb nj\u00eb vendim kur e vendos ndryshe Gjykata. Pra, n\u00ebse vendos me i anulu ato lloj vendimesh. Prandaj edhe \u00e7\u00ebshtja e mas\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkohshme vler\u00ebsohet n\u00eb kuptimin e asaj n\u00ebse d\u00ebmi \u00ebsht\u00eb i pariparuesh\u00ebm dhe n\u00ebse ka rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb t\u00eb atill\u00eb q\u00eb efektet q\u00eb mund t\u00eb prodhohen jan\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr interesin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ose edhe, t\u00eb themi ashtu, p\u00ebr cenimin e rendit kushtetues, ose edhe p\u00ebr shkaktimin e ndonj\u00eb pasoje e cila nuk mund t\u00eb riparohet m\u00eb n\u00eb kuptimin e asaj q\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb vendimmarrje t\u00eb atilla q\u00eb e d\u00ebmtojn\u00eb edhe interesin publik, por edhe interesin institucional t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ai p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Bugaqku ka th\u00ebn\u00eb se nuk d\u00ebshiron t\u00eb paragjykoj\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, por ka theksuar se KDI ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb sqarohet n\u00ebse tejkalimi i afatit kushtetues prej 30 dit\u00ebsh p\u00ebr konstituimin e Kuvendit prodhon pasoja p\u00ebr legjitimitetin e mandateve dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e legjislatur\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, \u00e7do veprim q\u00eb ndodh n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, qoft\u00eb p\u00ebr konstituimin e Kuvendit, qoft\u00eb p\u00ebr zgjedhjen e Qeveris\u00eb apo zgjedhjen e Presidentit, apo dhe vendime t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u2019i prodhoj\u00eb ky parlament i konsideruar si i konstituuar pas afatit tridhjet\u00ebditor, nevojitet t\u00eb kemi qart\u00ebsi kushtetuese. Dhe kjo qart\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ne kemi k\u00ebrkuar dhe u kemi b\u00ebr\u00eb thirrje deputet\u00ebve, s\u00eb paku dhjet\u00eb prej sosh, kusht ky q\u00eb vler\u00ebsohet, q\u00eb ta d\u00ebrgojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sqarimin e asaj q\u00eb shkelja e afatit tridhjet\u00ebditor, definitivisht ka apo jo pasoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebta deputet\u00eb, ka apo jo pasoj\u00eb p\u00ebr mandatin, legjitimitetin e mandateve, p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb ose t\u00eb themi ashtu, t\u00eb komplet legjislatur\u00ebs s\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, tha ai p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar pas konstituimit t\u00eb Kuvendit pa zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit q\u00eb i takon grupit t\u00eb dyt\u00eb parlamentar me m\u00eb s\u00eb shumti ul\u00ebse, Bugaqku ka th\u00ebn\u00eb se edhe kjo \u00e7\u00ebshtje mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb interpretim nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs (PDK), i ka k\u00ebrkuar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb vendos\u00eb mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme ndaj Kuvendit t\u00eb ri derisa ajo t\u00eb shqyrtoj\u00eb n\u00ebse konstituimi i tij u b\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn.<\/p>\n<p>Kuvendi i Kosov\u00ebs u konstituua t\u00eb diel\u00ebn pa zgjedhjen e n\u00ebnkryetarit t\u00eb dyt\u00eb, i cili i takon PDK-s\u00eb, pasi kjo e fundit nuk mori pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00eb duke e akuzuar pushtetin p\u00ebr shkelje t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Dy deputet\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj partie, Arian Tahiri, P\u00ebrparim Gruda, s\u00eb bashku me avokatin Faton Fetahu, e d\u00ebrguan ankes\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb partis\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/klankosova.tv\/_next\/image?url=%2Fuploads%2F2026%2F09%2FGjykata-Kushtetuese-2073d702.jpg&amp;w=3840&amp;q=75\" alt=\"Bugaqku: Kushtetuesja ka afat deri n\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn e PDK-s\u00eb\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK) t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese p\u00ebr vler\u00ebsimin e kushtetutshm\u00ebris\u00eb s\u00eb procesit t\u00eb konstituimit t\u00eb Kuvendit dhe k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mas\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (KDI) ka th\u00ebn\u00eb se Gjykata Kushtetuese ka afat deri n\u00eb 60 dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vendim lidhur me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-23682","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23682","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23682"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23682\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23683,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23682\/revisions\/23683"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23682"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23682"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23682"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}