{"id":23525,"date":"2026-09-11T09:00:09","date_gmt":"2026-09-11T07:00:09","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=23525"},"modified":"2026-09-11T09:00:09","modified_gmt":"2026-09-11T07:00:09","slug":"murati-kosova-eshte-ne-nje-krize-te-thelle-kushtetuese-nuk-kam-shprese-per-zgjidhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/09\/11\/murati-kosova-eshte-ne-nje-krize-te-thelle-kushtetuese-nuk-kam-shprese-per-zgjidhje\/","title":{"rendered":"Murati: Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb kushtetuese, nuk kam shpres\u00eb p\u00ebr zgjidhje"},"content":{"rendered":"<p>Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike dhe kushtetuese, nd\u00ebrsa d\u00ebshtimi p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit mund ta zgjas\u00eb edhe m\u00eb tej bllokad\u00ebn institucionale. K\u00ebshtu vler\u00ebson ligj\u00ebruesi i shkencave politike, Valon Murati, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb optimist p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs n\u00eb vazhdimin e seanc\u00ebs konstituive.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Muratit, Kosova tash e disa muaj ndodhet n\u00eb kriz\u00eb politike, nd\u00ebrsa situata aktuale, sipas tij, ka marr\u00eb edhe p\u00ebrmasa kushtetuese.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb jo vet\u00ebm politike, tash sa muaj, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb papar\u00eb deri tash, kushtetuese. Pra, jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje, n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jo kushtetuese. Dhe kjo \u00e7ka ndodhi edhe n\u00eb procesin e konstituimit t\u00eb Kuvendit, ku edhe ne q\u00eb kemi qen\u00eb skeptik\u00eb pat\u00ebm shpres\u00eb se po konstituohet Kuvendi edhe po kryhet ky si proces p\u00ebr t\u2019u futur pastaj edhe n\u00eb t\u00eb tjera procese politike, me nj\u00eb, ta them, loj\u00eb politike t\u00eb papritur prej shumic\u00ebs parlamentare, u bllokua zgjedhja e n\u00ebnkryetar\u00ebve edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket k\u00ebtij procesi\u201d, ka deklaruar Murati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka th\u00ebn\u00eb se zhvillimet e fundit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb skeptik edhe p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb nj\u00eb zgjidhjeje n\u00eb vazhdimin e seanc\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cAjo shprehja q\u00eb, si me th\u00ebn\u00eb, \u2018dita e mir\u00eb shihet q\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes\u2019, n\u00ebse do ta kishim zbatuar nuk \u00ebsht\u00eb se kam shum\u00eb shpres\u00eb se mund t\u00eb kemi nj\u00eb zgjidhje. E mira do t\u00eb ishte q\u00eb ne t\u00eb kemi Kuvend t\u00eb konstituar, Kosova ka nevoj\u00eb. Ka nevoj\u00eb, qoft\u00eb edhe ta themi, me nj\u00eb veprim q\u00eb mund t\u00eb mos duket krejt\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, t\u00eb futemi n\u00eb binar\u00eb kushtetues. Por, po them edhe nj\u00ebher\u00eb, me k\u00ebto zhvillime q\u00eb ndodh\u00ebn m\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb skeptik\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I pyetur se cilat jan\u00eb arsyet q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb munges\u00ebn e nj\u00eb zgjidhjeje p\u00ebr n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit dhe n\u00ebse p\u00ebrgjegj\u00ebsia bie te deputet\u00ebt opozitar\u00eb apo te kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, dhe synimi p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, Murati ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u201c\u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka akuzuar Kurtin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si \u201cshantazh t\u00eb plot\u00eb politik\u201d ndaj partive, institucioneve dhe qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNatyrisht, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb loj\u00eb. Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shantazh i plot\u00eb politik q\u00eb zoti Kurti e b\u00ebn tanim\u00eb koh\u00eb ndaj partive, ndaj institucioneve t\u00eb tjera, po thosha ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, me mesazhin e qart\u00eb q\u00eb: \u2018Ose vet\u00ebm mua, ose m\u00eb jepni 51% t\u00eb votave, ose do ta keni t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn, pra, me situata t\u00eb tilla politike.\u2019 Pastaj k\u00ebto t\u00eb tjerat, loj\u00ebrat, jan\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebtij q\u00ebllimi dhe objektivi q\u00eb e ka zoti Kurti p\u00ebr t\u2019i pasur institucionet, p\u00ebr ta pasur presidentin\u201d, ka deklaruar Murati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, edhe n\u00eb rast se do t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr zgjedhjen e presidentit dhe krijimin e institucioneve, aktualisht nuk ekziston nj\u00eb dakordim i till\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNatyrisht, edhe sot n\u00ebse i votohet nj\u00eb president i cili do t\u00eb ishte, ai dakordim, do t\u00eb krijoheshin institucionet, por nuk kemi n\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb. Dhe realisht zoti Kurti dhe partia n\u00eb pushtet jan\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb k\u00ebto loj\u00ebra n\u00eb funksion t\u00eb k\u00ebsaj q\u00eb po e them\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Murati ka paralajm\u00ebruar se vazhdimi i k\u00ebsaj situate \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm p\u00ebr vendin, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin politik, por edhe ekonomik dhe institucional.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPor kjo, natyrisht, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr vendin, p\u00ebr institucionet, p\u00ebr jet\u00ebn ton\u00eb politike, ekonomike, po na prek n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet. E mbi t\u00eb gjitha, ne jemi tash e dy vite me situata t\u00eb tilla t\u00eb paq\u00ebndrueshme, tash s\u00eb fundi thash\u00eb edhe me nj\u00eb situat\u00eb jo kushtetuese, ku institucionet i kemi gati q\u00eb jo legjitime n\u00eb planin kushtetues, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ne presim vendimin e 16 shtatorit, pra nj\u00eb verdikt me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb jet\u00eb ai\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Murati p\u00ebr Ekonomia Online.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka theksuar se situata b\u00ebhet edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE po ashtu jemi duke jetuar n\u00eb nj\u00eb kontekst gjeopolitik shum\u00eb problematik n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb bot\u00eb, e ne sillemi me k\u00ebt\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, pra kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet e patolerueshme. Por, ja, k\u00ebtu jemi p\u00ebr momentin\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I pyetur p\u00ebr pasojat q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb shkuarja n\u00eb zgjedhje t\u00eb reja, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket Planit t\u00eb Rritjes dhe marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Murati ka th\u00ebn\u00eb se pasojat p\u00ebr Kosov\u00ebn tashm\u00eb jan\u00eb duke u ndjer\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKosova ve\u00e7se \u00ebsht\u00eb duke p\u00ebsuar. Nuk ka ndonj\u00eb dit\u00eb q\u00eb Kosova nuk p\u00ebson, qoft\u00eb n\u00eb imazh, qoft\u00eb n\u00eb humbjen e fondeve, qoft\u00eb me mosrealizimin e pun\u00ebve, sepse kemi institucione q\u00eb jan\u00eb n\u00eb detyr\u00eb tash e dy vite, e cila pastaj bartet n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn edhe dinamik\u00ebn se si punojn\u00eb institucionet n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Murati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ai ka p\u00ebrmendur edhe problemet n\u00eb raportet nd\u00ebrmjet nivelit qendror dhe atij lokal, duke th\u00ebn\u00eb se bllokadat institucionale po reflektohen edhe n\u00eb realizimin e projekteve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKemi k\u00ebto beteja q\u00eb po zhvillohen me komunat, pra i kemi bllokuar me projektet n\u00eb nivelet komunale, i kemi n\u00eb nivelet qendrore. Kemi nj\u00eb zbehje t\u00eb imazhit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb planin nd\u00ebrkomb\u00ebtar m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb, e n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi nj\u00eb situat\u00eb jo kushtetuese\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Muratit, vazhdimi i k\u00ebsaj gjendjeje mund ta \u00e7oj\u00eb Kosov\u00ebn drejt nj\u00eb situate q\u00eb ai e p\u00ebrshkruan si rrezik p\u00ebr nj\u00eb \u201cshtet t\u00eb d\u00ebshtuar\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPra, rreziku i madh \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne po shkojm\u00eb drejt asaj q\u00eb mund t\u00eb quhet nj\u00eb \u2018shtet i d\u00ebshtuar\u2019. Kjo, nj\u00eb shtet i d\u00ebshtuar kemi shum\u00eb shtete, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb do t\u00eb zhdukesh. Ideja madje tash \u00ebsht\u00eb hequr edhe indeksi i trajtimit t\u00eb t\u00eb ashtuquajturave \u2018shtete t\u00eb brishta\u2019, shtete fragjile, po n\u00eb thelb jan\u00eb ato q\u00eb m\u00eb par\u00eb jan\u00eb trajtuar si shtete t\u00eb d\u00ebshtuara. E ne po rrezikojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb sjellje, sidomos me k\u00ebt\u00eb sjellje jo kushtetuese\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Murati.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sa i p\u00ebrket mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb reja, Murati ka th\u00ebn\u00eb se ato nuk garantojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht zgjidhjen e kriz\u00ebs politike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cK\u00ebshtu q\u00eb zgjedhjet e ardhshme, nuk e di, ne ve\u00e7 jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ato mund t\u00eb prodhojn\u00eb di\u00e7ka t\u00eb re. Pra, n\u00ebse prodhojn\u00eb rezultate t\u00eb nj\u00ebjta, ose pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb kemi k\u00ebt\u00eb bllokad\u00eb politike\u201d, ka shtuar ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuvendi i Kosov\u00ebs pritet t\u00eb vazhdoj\u00eb sot seanc\u00ebn konstituive, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kan\u00eb mbetur pa u zgjedhur n\u00ebnkryetar\u00ebt e Kuvendit.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-23526\" src=\"https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/valon-murati-300x208.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"208\" srcset=\"https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/valon-murati-300x208.jpg 300w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/valon-murati-1024x711.jpg 1024w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/valon-murati-768x533.jpg 768w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/valon-murati-1536x1066.jpg 1536w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/valon-murati.jpg 2048w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike dhe kushtetuese, nd\u00ebrsa d\u00ebshtimi p\u00ebr zgjedhjen e n\u00ebnkryetar\u00ebve t\u00eb Kuvendit mund ta zgjas\u00eb edhe m\u00eb tej bllokad\u00ebn institucionale. K\u00ebshtu vler\u00ebson ligj\u00ebruesi i shkencave politike, Valon Murati, i cili n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online ka th\u00ebn\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb optimist p\u00ebr zgjidhjen e situat\u00ebs n\u00eb vazhdimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-23525","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23525","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23525"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23525\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23527,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23525\/revisions\/23527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23525"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23525"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23525"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}