{"id":23375,"date":"2026-09-09T09:19:27","date_gmt":"2026-09-09T07:19:27","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=23375"},"modified":"2026-09-09T09:19:27","modified_gmt":"2026-09-09T07:19:27","slug":"qymyri-i-kosoves-drejt-maqedonise-ku-do-te-investohen-milionat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/09\/09\/qymyri-i-kosoves-drejt-maqedonise-ku-do-te-investohen-milionat\/","title":{"rendered":"Qymyri i Kosov\u00ebs drejt Maqedonis\u00eb: Ku do t\u00eb investohen milionat?"},"content":{"rendered":"<p>Kosova ka miliarda ton\u00eb qymyr n\u00ebn tok\u00eb, por nuk prodhon mjaftuesh\u00ebm energji elektrike p\u00ebr t\u2019i mbuluar nevojat e veta.<\/p>\n<p>Tani, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij resursi edhe do t\u00eb eksportohet.<\/p>\n<p>Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK) n\u00ebnshkroi n\u00eb mes t\u00eb gushtit nj\u00eb kontrat\u00eb me kompanin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ESM, p\u00ebr shitjen e rreth tre milion\u00eb ton\u00ebve qymyr gjat\u00eb tre vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7mimi \u00ebsht\u00eb fiksuar n\u00eb 24.40 euro p\u00ebr ton, pa TVSh, duke e \u00e7uar vler\u00ebn potenciale t\u00eb kontrat\u00ebs n\u00eb rreth 73.2 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se KEK-u do t\u2019i ark\u00ebtoj\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb gjitha k\u00ebto para.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit t\u00eb kontrat\u00ebs, t\u00eb analizuar nga\u00a0<a href=\"https:\/\/nam04.safelinks.protection.outlook.com\/?url=https%3A%2F%2Fkosovoenergy.com%2F2026%2F08%2F21%2Fkontrata-kek-esm-3-milione-tone-linjit-por-maqedonia-e-veriut-merr-persiper-edhe-eksploatimin-dhe-transportin%2F&amp;data=05%7C02%7CIdriziE%40rferl.org%7Ce5768add5c2946680d8008df0da743b9%7Cc668df988b2646caa8dd3362c691f780%7C0%7C0%7C639244684377411398%7CUnknown%7CTWFpbGZsb3d8eyJFbXB0eU1hcGkiOnRydWUsIlYiOiIwLjAuMDAwMCIsIlAiOiJXaW4zMiIsIkFOIjoiTWFpbCIsIldUIjoyfQ%3D%3D%7C0%7C%7C%7C&amp;sdata=Ja7%2FI3%2BRiIw1syMSpZfv64qKsbF7Nlj%2FpWD4LHLSJcE%3D&amp;reserved=0\" target=\"_blank\" rel=\"noopener noreferrer nofollow\">Energy Monitor<\/a>, sasia prej rreth tre milion\u00eb ton\u00ebsh mund t\u00eb devijoj\u00eb me plus ose minus 30 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja vjen n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur sistemi energjetik i Kosov\u00ebs mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb termocentrale t\u00eb vjetruara, p\u00ebrballet me nd\u00ebrprerje t\u00eb paplanifikuara t\u00eb prodhimit dhe nuk arrin ta mbuloj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn pa importe.<\/p>\n<p>Por, ajo ngre edhe disa pyetje t\u00eb tjera: a mund ta eksportoj\u00eb Kosova k\u00ebt\u00eb sasi pa cenuar prodhimin e vet dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb me milionat q\u00eb do t\u2019i fitoj\u00eb nga nj\u00eb resurs prej t\u00eb cilit, n\u00eb planin afatgjat\u00eb, synon t\u00eb largohet?<\/p>\n<p><strong>A rrezikohet prodhimi vendor?<\/strong><\/p>\n<p>Rreth tre milion\u00eb ton\u00ebt e parapar\u00eb p\u00ebr eksport p\u00ebrkthehen mesatarisht n\u00eb rreth nj\u00eb milion ton n\u00eb vit, n\u00ebse d\u00ebrgesat shp\u00ebrndahen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb gjat\u00eb tre vjet\u00ebve.<\/p>\n<p>Krahasuar me prodhimin mesatar vjetor prej rreth tet\u00eb milion\u00eb ton\u00ebsh t\u00eb Divizionit t\u00eb Prodhimit t\u00eb Qymyrit (DPQ), kjo do t\u00eb ishte ekuivalente me rreth nj\u00eb t\u00eb tet\u00ebn e prodhimit vjetor.<\/p>\n<p>KEK-u nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb lidhur me llogaritjet mbi p\u00ebrfitimin ekonomik t\u00eb marr\u00ebveshjes, por publikisht ka deklaruar se marr\u00ebveshja nuk do ta cenoj\u00eb furnizimin e termocentraleve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe as prodhimin vendor t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kontrata p\u00ebrmban mekanizma p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse zbatimi i saj rrezikon furnizimin me qymyr t\u00eb termocentraleve t\u00eb KEK-ut, Korporata mund ta pezulloj\u00eb ose nd\u00ebrpres\u00eb furnizimin sipas kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>ESM-ja, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, do t\u2019i bart\u00eb kostot e eksploatimit, pajisjeve, ngarkimit dhe transportit t\u00eb qymyrit.<\/p>\n<p>Kompania maqedonase mund t\u2019i kryej\u00eb k\u00ebto operacione vet\u00eb ose p\u00ebrmes operator\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb i kontrakton.<\/p>\n<p>Ajo e ka vler\u00ebsuar marr\u00ebveshjen si t\u00eb favorshme p\u00ebr sistemin e saj energjetik.<\/p>\n<p>Sipas ESM-s\u00eb, qymyri i Kosov\u00ebs ka vler\u00eb mesatare kalorike prej rreth 1.950 kilokalorish p\u00ebr kilogram dhe karakteristika t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr termocentralet e saj n\u00eb Manastir dhe Osllomej.<\/p>\n<p><strong>Ku do t\u00eb investohen milionat?<\/strong><\/p>\n<p>KEK-u nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur as pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse ka nj\u00eb plan t\u00eb detajuar p\u00ebr investimin e t\u00eb hyrave nga kontrata.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb 14 gushtit, megjithat\u00eb, Korporata tha se ato do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr mbulimin e kostove operative dhe kapitale, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb do t\u00eb orientohet drejt modernizimit t\u00eb Divizionit t\u00eb Prodhimit t\u00eb Qymyrit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb hyrat nga shitja e qymyrit do t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb mbulimin e kostove operative dhe kapitale, nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb e tyre do t\u00eb orientohet n\u00eb modernizimin e infrastruktur\u00ebs s\u00eb Divizionit t\u00eb Prodhimit t\u00eb Qymyrit, me q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb kapaciteteve, efikasitetit dhe siguris\u00eb s\u00eb operacioneve minerare\u201d, tha KEK-u.<\/p>\n<p>Muhedin Haxhiu, ish-drejtor i DPQ-s\u00eb, thot\u00eb se investimet n\u00eb miniera jan\u00eb t\u00eb domosdoshme.<\/p>\n<p>Sipas tij, pajisjet jan\u00eb t\u00eb vjetruara dhe nevojat shkojn\u00eb nga riparimi dhe mir\u00ebmbajtja e tyre deri te p\u00ebrmir\u00ebsimi i kushteve dhe siguris\u00eb s\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb divizion, pajisjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjetra, ato kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr riparim, mir\u00ebmbajtje; pun\u00ebtor\u00ebve t\u2019iu krijohen kushtet, siguri, t\u00eb blihen automjete transportuese&#8230; Ka shum\u00eb nevoja. \u00c7do cent q\u00eb investohet, \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm dhe i mir\u00ebseardhur\u201d, thot\u00eb Haxhiu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, Bukurije Hoxha, profesoresh\u00eb n\u00eb Fakultetin e Inxhinieris\u00eb Mekanike t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs, thot\u00eb se investimet nuk duhet t\u00eb ndalen te minierat.<\/p>\n<p>Sipas saj, modernizimi i kapaciteteve ekzistuese t\u00eb prodhimit t\u00eb energjis\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb prioritet, ndon\u00ebse 73.2 milion\u00eb euro jan\u00eb pak krahasuar me nevojat e sektorit.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se revitalizimi i minierave dhe modernizimi i termocentraleve duhet t\u00eb ecin paralelisht.<\/p>\n<p>\u201cQasja duhet t\u00eb jet\u00eb sistemore: nuk mjafton t\u00eb investohet vet\u00ebm n\u00eb prodhimin e qymyrit n\u00ebse kapacitetet e prodhimit t\u00eb energjis\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta shfryt\u00ebzojn\u00eb at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efikase. Po ashtu, nuk ka kuptim t\u00eb modernizohen termocentralet pa siguruar nj\u00eb furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe cil\u00ebsor me qymyr\u201d, thot\u00eb Hoxha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Shum\u00eb qymyr, jo mjaftuesh\u00ebm energji<\/strong><\/p>\n<p>Kosova ka nd\u00ebr rezervat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qymyrit n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Basenet kryesore th\u00ebngjillmbajt\u00ebse jan\u00eb ai i Kosov\u00ebs, Dukagjinit dhe Drenic\u00ebs, nd\u00ebrsa resurset e vler\u00ebsuara arrijn\u00eb n\u00eb rreth 12.5 miliard\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pasuria e madhe n\u00ebntok\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb energjetike.<\/p>\n<p>KEK-u \u00ebsht\u00eb prodhuesi i vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb i energjis\u00eb elektrike nga qymyri, nd\u00ebrsa termocentralet \u201cKosova A\u201d dhe \u201cKosova B\u201d jan\u00eb t\u00eb vjetruara.<\/p>\n<p>Sipas Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRrE), gjat\u00eb vitit 2025 n\u00eb Kosov\u00eb u prodhuan gjithsej 5.298 GWh energji elektrike.<\/p>\n<p>Prej tyre, 4.687 GWh u prodhuan nga termocentralet, nd\u00ebrsa 611.5 GWh nga hidrocentralet dhe burimet e tjera t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa, nd\u00ebrkaq, arriti n\u00eb 6.944 GWh dhe diferenca u mbulua p\u00ebrmes importit.<\/p>\n<p>Vjet\u00ebrsia e termocentraleve ndikon edhe n\u00eb sigurin\u00eb e prodhimit.<\/p>\n<p>Sipas raportit vjetor t\u00eb ZRRE-s\u00eb, nd\u00ebrprerjet e paplanifikuara t\u00eb nj\u00ebsive prodhuese gjat\u00eb vitit 2025 ishin m\u00eb t\u00eb larta se nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo d\u00ebshmon se besueshm\u00ebria dhe q\u00ebndrueshm\u00ebria e termocentraleve po bien nga viti n\u00eb vit\u201d, thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb shitet qymyri apo t\u00eb krijohet m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb prej tij?<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej t\u00eb ardhurave nga kontrata me ESM-n\u00eb, ekspert\u00ebt ngren\u00eb edhe nj\u00eb pyetje m\u00eb afatgjat\u00eb: sa leverdi ka Kosova nga eksportimi i qymyrit si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb?<\/p>\n<p>Hoxha thot\u00eb se qymyri nuk duhet t\u00eb shihet vet\u00ebm si mall p\u00ebr eksport apo si l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Sipas saj, vlera ekonomike mund t\u00eb rritet n\u00ebse ai p\u00ebrpunohet brenda vendit dhe p\u00ebrdoret p\u00ebr produkte dhe n\u00ebnprodukte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb rimodelim i sektorit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, do t\u2019i mund\u00ebsonte Kosov\u00ebs stabilitet energjetik, mund\u00ebsi p\u00ebr eksport dhe, rrjedhimisht, do t\u2019i mund\u00ebsonte vendit t\u00eb fitonte nj\u00eb pozit\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme strategjike n\u00eb sektorin energjetik t\u00eb rajonit\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Hoxha p\u00ebrmend mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit t\u00eb qymyrit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij n\u00eb industri, p\u00ebrfshir\u00eb hirin termik n\u00eb prodhimin e \u00e7imentos dhe betonit, koksin n\u00eb metalurgji, si dhe prodhimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb tjera p\u00ebrmes gazifikimit.<\/p>\n<p>N\u00ebse alternativa t\u00eb tilla do t\u00eb ishin ekonomikisht t\u00eb realizueshme n\u00eb Kosov\u00eb, megjithat\u00eb, do t\u00eb k\u00ebrkoheshin analiza t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb kostos, tregut dhe ndikimit mjedisor.<\/p>\n<p>Edhe Haxhiu thot\u00eb se \u00e7\u00ebshtja e eksportit nuk mund t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thjesht\u00eb \u201cpo\u201d ose \u201cjo\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, para vendimeve t\u00eb tilla duhet t\u00eb analizohen tregu, k\u00ebrkesa, mund\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrpunimit dhe, mbi t\u00eb gjitha, vlera q\u00eb Kosova fiton nga shitja e qymyrit si l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb krahasuar me p\u00ebrpunimin e tij brenda vendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebto projekte duhet t\u00eb ket\u00eb institute t\u00eb ve\u00e7anta. M\u00eb her\u00ebt ka qen\u00eb INKOS-i n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb KEK-ut. Tashm\u00eb nj\u00eb institut i till\u00eb nuk ekziston\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>M\u00eb 1 shtator, Qeveria n\u00eb detyr\u00eb prezantoi konceptin p\u00ebr themelimin e Institutit Komb\u00ebtar K\u00ebrkimor p\u00ebr Energjin\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse instituti i ri do t\u00eb marr\u00eb funksione t\u00eb ngjashme me ato q\u00eb kishte dikur INKOS-i.<\/p>\n<p>Kryeministri n\u00eb detyr\u00eb, Albin Kurti, tha se ai synohet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr zhvillimin e njohurive dhe analizave q\u00eb lidhen me tranzicionin energjetik.<\/p>\n<p><strong>Investim n\u00eb qymyr, nd\u00ebrsa Kosova synon largimin prej tij<\/strong><\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht tranzicioni energjetik krijon nj\u00eb tjet\u00ebr dilem\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si do t\u00eb p\u00ebrdoren t\u00eb ardhurat nga marr\u00ebveshja me ESM-n\u00eb.<\/p>\n<p>Strategjia e Energjis\u00eb e Kosov\u00ebs 2022-2031 nuk parasheh nd\u00ebrtimin e termocentraleve t\u00eb reja me qymyr. P\u00ebrkundrazi, ajo p\u00ebrcakton q\u00eb kapacitetet e reja t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb gradualisht p\u00ebrdorimin e qymyrit, me synimin q\u00eb Kosova t\u00eb largohet plot\u00ebsisht prej tij m\u00eb s\u00eb largu deri n\u00eb vitin 2050.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb 2031, strategjia synon q\u00eb kapacitetet e instaluara t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 1.600 MW, nga 279 MW q\u00eb ishin n\u00eb pik\u00ebn fillestare t\u00eb strategjis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, largimi nga qymyri nuk \u00ebsht\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm.<\/p>\n<p>Strategjia parasheh rehabilitimin e \u201cKosov\u00ebs B\u201d dhe t\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb nj\u00ebsie t\u00eb \u201cKosov\u00ebs A\u201d, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb termocentralet ekzistuese t\u00eb ruajn\u00eb sigurin\u00eb e furnizimit gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb tranzicionit.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb thot\u00eb se Kosova, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr vitet e ardhshme, synon dy gj\u00ebra paralelisht: ta mbaj\u00eb funksional prodhimin nga qymyri dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb kapacitete q\u00eb gradualisht do ta z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7mimi tjet\u00ebr i qymyrit<\/strong><\/p>\n<p>Kjo dilem\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ekonomike.<\/p>\n<p>Prodhimi i energjis\u00eb nga qymyri ka edhe kosto mjedisore.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Strategjia e Energjis\u00eb evidenton nivele t\u00eb larta t\u00eb emetimeve nga nj\u00ebsit\u00eb e \u201cKosov\u00ebs A\u201d dhe \u201cKosov\u00ebs B\u201d dhe parasheh investime p\u00ebr uljen e pluhurit, oksideve t\u00eb azotit dhe dioksidit t\u00eb squfurit.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian, n\u00eb Raportin p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb vitit 2025, konstatoi se emetimet e SO\u2082, NOx dhe pluhurit n\u00eb vend u rrit\u00ebn gjat\u00eb vitit 2024 krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe tejkaluan kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar. \/REL<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/klankosova.tv\/_next\/image?url=%2Fuploads%2F2026%2F09%2Fqymyri-thengjilli-kek-rryma-efd18023.png&amp;w=3840&amp;q=75\" alt=\"Qymyri i Kosov\u00ebs drejt Maqedonis\u00eb: Ku do t\u00eb investohen milionat?\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova ka miliarda ton\u00eb qymyr n\u00ebn tok\u00eb, por nuk prodhon mjaftuesh\u00ebm energji elektrike p\u00ebr t\u2019i mbuluar nevojat e veta. Tani, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij resursi edhe do t\u00eb eksportohet. Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK) n\u00ebnshkroi n\u00eb mes t\u00eb gushtit nj\u00eb kontrat\u00eb me kompanin\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ESM, p\u00ebr shitjen e rreth tre milion\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,58,57,59],"tags":[],"class_list":["post-23375","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23375"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23375\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23376,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23375\/revisions\/23376"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}