{"id":23153,"date":"2026-09-04T14:20:43","date_gmt":"2026-09-04T12:20:43","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=23153"},"modified":"2026-09-04T14:20:43","modified_gmt":"2026-09-04T12:20:43","slug":"kosova-e-varur-nga-mishi-brazilian-ndersa-be-ja-vendos-kufizime","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/09\/04\/kosova-e-varur-nga-mishi-brazilian-ndersa-be-ja-vendos-kufizime\/","title":{"rendered":"Kosova e varur nga mishi brazilian, nd\u00ebrsa BE-ja vendos kufizime"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Mbi 50 milion\u00eb euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vet\u00ebm n\u00eb shtat\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/strong><\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Brazili \u00ebsht\u00eb furnizuesi m\u00eb i madh i Kosov\u00ebs me k\u00ebto produkte, por nga 3 shtatori nj\u00eb pjes\u00eb e eksporteve t\u00eb tij me origjin\u00eb shtazore do t\u00eb p\u00ebrballet me kufizime n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Arsyeja lidhet me rregullat e BE-s\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e antimikrobik\u00ebve te kafsh\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb zinxhirin ushqimor.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqip\u00ebria ka njoftuar se do t\u00eb zbatoj\u00eb masa t\u00eb ngjashme nga e nj\u00ebjta dat\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova, deri m\u00eb tani, nuk ka njoftuar p\u00ebr ndonj\u00eb mas\u00eb, ndon\u00ebse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e mishit q\u00eb importon, vjen pik\u00ebrisht nga ky shtet i Amerik\u00ebs Jugore.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, nga janari deri n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2026, vlera e mishit t\u00eb gjedhit dhe t\u00eb pul\u00ebs t\u00eb importuar nga Brazili ka kaluar 50 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr krahasim, importet e k\u00ebtyre dy llojeve t\u00eb mishit nga t\u00eb gjitha shtetet e tjera s\u00eb bashku kan\u00eb arritur n\u00eb mbi 65 milion\u00eb euro gjat\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs periudh\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto shifra nuk p\u00ebrfshihen kafsh\u00ebt e gjalla q\u00eb importohen p\u00ebr therje dhe as produktet e p\u00ebrpunuara t\u00eb mishit t\u00eb gjedhit dhe t\u00eb pul\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas rregullave t\u00eb Bashkimit Evropian, kafsh\u00ebt e gjalla dhe produktet me origjin\u00eb shtazore q\u00eb importohen nga vendet e treta nuk duhet t\u00eb vijn\u00eb nga kafsh\u00eb t\u00eb trajtuara me produkte antimikrobiale p\u00ebr nxitjen e rritjes ose rritjen e prodhimit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, nga 3 shtatori 2026, t\u00eb gjitha kafsh\u00ebt dhe produktet me origjin\u00eb shtazore p\u00ebr konsum njer\u00ebzor q\u00eb eksportohen drejt BE-s\u00eb, duhet t\u2019i p\u00ebrmbushin k\u00ebto k\u00ebrkesa.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBrazili u p\u00ebrjashtua nga lista e vendeve t\u00eb autorizuara, sepse nuk kishte vendosur masat e nevojshme p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb BE-s\u00eb garanci se rregullat p\u00ebr p\u00ebrdorimin e antimikrobik\u00ebve jan\u00eb respektuar gjat\u00eb gjith\u00eb ciklit jet\u00ebsor t\u00eb kafsh\u00ebve\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Komisionit Evropian.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Antimikrobik\u00ebt jan\u00eb substanca q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb luftuar mikroorganizmat q\u00eb shkaktojn\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb edhe antibiotik\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Profesori i siguris\u00eb ushqimore n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, Sali Salihu, thot\u00eb se p\u00ebrdorimi i pakontrolluar i antibiotik\u00ebve n\u00eb blegtori mund t\u00eb favorizoj\u00eb krijimin e baktereve rezistente, t\u00eb cilat mund t\u00eb kalojn\u00eb te njer\u00ebzit edhe p\u00ebrmes zinxhirit ushqimor.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKur bakteret b\u00ebhen rezistente ndaj antibiotik\u00ebve, trajtimi i infeksioneve te njer\u00ebzit b\u00ebhet shum\u00eb m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb dhe s\u00ebmundja mund t\u00eb zgjas\u00eb m\u00eb shum\u00eb\u201d, thot\u00eb Salihu p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai vler\u00ebson se edhe Kosova duhet t\u2019i shqyrtoj\u00eb masat e nd\u00ebrmarra nga Bashkimi Evropian, sidomos p\u00ebr shkak t\u00eb var\u00ebsis\u00eb s\u00eb madhe nga importet braziliane.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKosova duhet t\u2019i harmonizoj\u00eb edhe ligjet, edhe vendimet me BE-n\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e Bashkimit Evropian dhe, ndryshe nga vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndon\u00ebse ka aplikuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2022.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni Evropian sqaron se masa p\u00ebr importet zbatohet p\u00ebr shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, vendet kandidate do t\u00eb duhet t\u00eb harmonizojn\u00eb plot\u00ebsisht legjislacionin e tyre me k\u00ebrkesat e BE-s\u00eb deri n\u00eb momentin e an\u00ebtar\u00ebsimit\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Komisionit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs nuk iu p\u00ebrgjigj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse po shqyrton masa t\u00eb ngjashme ndaj importeve nga Brazili.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u00c7do kufizim eventual ndaj mishit brazilian do t\u00eb prekte nj\u00eb treg q\u00eb tashm\u00eb varet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga importet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Bujq\u00ebsis\u00eb, prodhimi vendor i mishit mbulon vet\u00ebm 34.2 p\u00ebr qind t\u00eb nevojave p\u00ebr konsum, nd\u00ebrsa konsumi vjetor i mishit \u00ebsht\u00eb rreth 35.7 kilogram\u00eb p\u00ebr banor.<\/p>\n<div id=\"taboola-sponsored-mid-article\" class=\"trc_related_container tbl-trecs-container trc_spotlight_widget\"><\/div>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mishi i importuar nga Brazili gjendet n\u00eb markete dhe mishtore, por, sipas Salihut, p\u00ebrdoret ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin e gastronomis\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Derisa nj\u00eb kilogram mish i fresk\u00ebt i gjedhit n\u00eb mishtore mund t\u00eb kushtoj\u00eb deri n\u00eb 15 euro, mishi i ngrir\u00eb i importuar nga Brazili mund t\u00eb blihet p\u00ebr m\u00eb pak se 10 euro p\u00ebr kilogram.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Salihu ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb mishit t\u00eb importuar.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cMishi i importuar nuk ka nj\u00eb garanci t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb. N\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ai vjen i ngrir\u00eb, k\u00ebtu p\u00ebrpunohet. Por, nuk e dim\u00eb se sa ka q\u00ebndruar n\u00eb depot e Brazilit apo n\u00eb shtetet e tjera t\u00eb origjin\u00ebs. Nuk e dim\u00eb as m\u00ebnyr\u00ebn e trajtimit t\u00eb kafsh\u00ebve, n\u00ebse jan\u00eb p\u00ebrdorur aditiv\u00eb, hormone apo antibiotik\u00eb\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e sektorit t\u00eb hoteleris\u00eb paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb problemit: n\u00ebse importet nga Brazili kufizohen pa burime alternative furnizimi, \u00e7mimet mund t\u00eb rriten.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Hotelieris\u00eb dhe Turizmit t\u00eb Kosov\u00ebs, Hysen Sogojeva, thot\u00eb se prodhimi vendor nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i plot\u00ebsuar nevojat e tregut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKosova nuk ka prodhim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre produkteve. Munges\u00eb t\u00eb mishit ka edhe n\u00eb rajon, prandaj importohet nga Brazili\u201d, thot\u00eb Sogojeva p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, shtrenjtimi eventual i mishit do t\u00eb reflektohej edhe n\u00eb bizneset e gastronomis\u00eb dhe hoteleris\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cBizneset sh\u00ebrbyese jan\u00eb t\u00eb interesuara t\u00eb furnizohen me mish vendor, por kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Salihu thot\u00eb se mungesa e mishit t\u00eb importuar nga Brazili mund t\u00eb shfryt\u00ebzohet si mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rritur prodhimin vendor.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nevojitet rritja e fondit blegtoral dhe mb\u00ebshtetja m\u00eb e madhe e fermer\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cFermer\u00ebt duhet t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interesin e tyre q\u00eb ky sektor t\u00eb b\u00ebhet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse k\u00ebrkesa n\u00eb treg po rritet. Por, pastaj, edhe shteti duhet ta rris\u00eb fondin blegtoral\u201d, thot\u00eb Salihu.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kosova i mb\u00ebshtet fermer\u00ebt p\u00ebrmes subvencioneve dhe granteve investuese.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Raportit t\u00eb Gjelb\u00ebr, n\u00eb vitin 2024, buxheti p\u00ebr Programin e Pagesave Direkte ishte mbi 66 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb skemave p\u00ebr blegtorin\u00eb, p\u00ebr lop\u00ebt qum\u00ebshtore jan\u00eb ndar\u00eb 90 euro p\u00ebr nj\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebr therjen e raportuar t\u00eb gjedheve 50 euro p\u00ebr nj\u00eb dhe p\u00ebr vi\u00e7at 25 euro p\u00ebr nj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjithat\u00eb, fondi blegtoral nuk ka sh\u00ebnuar rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb vitin 2025, Kosova kishte 241.423 gjedhe \u2013 rreth 20 mij\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb vitin 2020.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr Salihun, pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet k\u00ebrkuar nj\u00eb pjes\u00eb e zgjidhjes p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb nga importet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00c7do fermer q\u00eb do t\u00eb shtoj\u00eb numrin e vi\u00e7ave, qoft\u00eb p\u00ebr mish apo p\u00ebr qum\u00ebsht, mund t\u00eb ket\u00eb interes ekonomik. Kushtet jan\u00eb, vet\u00ebm nevojitet interesimi dhe efektet do t\u00eb jen\u00eb zinxhirore: fiton fermeri, ekonomia, por edhe qytetar\u00ebt ushqehen me mish cil\u00ebsor dhe t\u00eb sigurt\u201d, p\u00ebrfundon Salihu.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sinjali.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/1786455808_mish-1.jpg\" alt=\"news image\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 50 milion\u00eb euro mish gjedhi dhe pule nga Brazili ka importuar Kosova vet\u00ebm n\u00eb shtat\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij viti. Brazili \u00ebsht\u00eb furnizuesi m\u00eb i madh i Kosov\u00ebs me k\u00ebto produkte, por nga 3 shtatori nj\u00eb pjes\u00eb e eksporteve t\u00eb tij me origjin\u00eb shtazore do t\u00eb p\u00ebrballet me kufizime n\u00eb Bashkimin Evropian. Arsyeja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,58,57],"tags":[],"class_list":["post-23153","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23153","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=23153"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23153\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23154,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/23153\/revisions\/23154"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=23153"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=23153"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=23153"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}