{"id":22874,"date":"2026-09-01T08:40:25","date_gmt":"2026-09-01T06:40:25","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=22874"},"modified":"2026-09-01T08:40:25","modified_gmt":"2026-09-01T06:40:25","slug":"bllokada-ne-kuvend-mund-te-rrezikoje-prodhimin-e-energjise-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/09\/01\/bllokada-ne-kuvend-mund-te-rrezikoje-prodhimin-e-energjise-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Bllokada n\u00eb Kuvend mund t\u00eb rrezikoj\u00eb prodhimin e energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb 4 tetor skadojn\u00eb licencat e dy termocentraleve q\u00eb prodhojn\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse deri at\u00ebher\u00eb nuk funksionalizohet Bordi i Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE), nuk ka kush t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr vazhdimin e licencave t\u00eb \u201cKosov\u00ebs A\u201d dhe \u201cKosov\u00ebs B\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ZRRE-ja konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, pa vazhdimin e licencave, Korporata Energjetike e Kosov\u00ebs (KEK) nuk ka baz\u00eb ligjore p\u00ebr t\u00eb vazhduar prodhimin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, as ZRRE-ja dhe as KEK-u nuk sqarojn\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb konkretisht pas 4 tetorit, n\u00ebse deri at\u00ebher\u00eb problemi nuk zgjidhet.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Radio Evropa e Lir\u00eb i ka pyetur t\u00eb dyja institucionet n\u00ebse termocentralet do t\u00eb duhet ta nd\u00ebrpresin prodhimin dhe n\u00ebse ekziston ndonj\u00eb mekaniz\u00ebm ligjor q\u00eb do t\u2019ua mund\u00ebsonte vazhdimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebto pyetje nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nd\u00ebrprerja eventuale e prodhimit t\u00eb KEK-ut do ta rriste ndjesh\u00ebm var\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs nga importi i energjis\u00eb, nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt paralajm\u00ebrojn\u00eb p\u00ebr pasoja n\u00eb sigurin\u00eb e furnizimit dhe kosto t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Pse licencat nuk mund t\u00eb vazhdohen?<\/strong><\/h2>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Problemi q\u00ebndron te Bordi i ZRRE-s\u00eb, institucioni q\u00eb ka kompetenc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vendosur p\u00ebr licencimin e prodhuesve t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bordi, aktualisht, nuk ka kuorum p\u00ebr vendimmarrje, pasi i mungojn\u00eb dy an\u00ebtar\u00eb dhe kryesuesi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Procedura p\u00ebr plot\u00ebsimin e k\u00ebtyre pozitave ka nisur.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ministria e Ekonomis\u00eb ka publikuar list\u00ebn e kandidat\u00ebve t\u00eb p\u00ebrzgjedhur p\u00ebr dy pozitat e an\u00ebtar\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb kryesuesit t\u00eb Bordit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, procedura nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb pa Kuvendin.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas p\u00ebrzgjedhjes, emrat duhet t\u2019i d\u00ebrgohen Qeveris\u00eb, e cila m\u00eb pas ia p\u00ebrcjell Kuvendit p\u00ebr votim.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Em\u00ebrimi p\u00ebrfundimtar i an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Bordit \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e deputet\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cLista e kandidat\u00ebve do t\u00eb d\u00ebrgohet pasi t\u00eb plot\u00ebsohen kushtet ligjore, duke p\u00ebrfshir\u00eb konstituimin e Kuvendit, pasi em\u00ebrimi i Bordit t\u00eb ZRRE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimisht kompetenc\u00eb e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">KEK-u, nd\u00ebrkoh\u00eb, i ka dor\u00ebzuar ZRRE-s\u00eb aplikacionet p\u00ebr vazhdimin e licencave p\u00ebr \u201cKosov\u00ebn A\u201d dhe \u201cKosov\u00ebn B\u201d.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">ZRRE-ja thot\u00eb se stafi profesional tashm\u00eb i ka trajtuar ato.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, vendimi p\u00ebrfundimtar nuk mund t\u00eb merret.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPa krijimin e kuorumit ligjor, nuk mund t\u00eb merret vendim p\u00ebrfundimtar lidhur me aplikacionet e KEK-ut\u201d, thot\u00eb ZRRE-ja.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7far\u00eb rrezikohet pas 4 tetorit?<\/strong><\/h2>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas skadimit t\u00eb licencave, sipas ZRRE-s\u00eb, vazhdimi i aktivitetit t\u00eb prodhimit k\u00ebrkon nj\u00eb vendim t\u00eb vlefsh\u00ebm t\u00eb Bordit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, ZRRE-ja nuk ka sqaruar n\u00ebse kjo n\u00ebnkupton se KEK-u do t\u00eb duhet ta nd\u00ebrpres\u00eb prodhimin menj\u00ebher\u00eb pas skadimit t\u00eb licencave.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">As KEK-u nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb n\u00ebse hyn n\u00eb 5 tetor pa licenca t\u00eb vazhduara dhe n\u00ebse ka p\u00ebrgatitur ndonj\u00eb plan alternativ p\u00ebr nj\u00eb skenar t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pesha e k\u00ebsaj paqart\u00ebsie \u00ebsht\u00eb e madhe, pasi sistemi energjetik i Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb varet kryesisht nga termocentralet e KEK-ut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">T\u00eb dh\u00ebnat e ZRRE-s\u00eb p\u00ebr vitin e kaluar tregojn\u00eb se prodhimi vendor i energjis\u00eb elektrike, p\u00ebrfshir\u00eb burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme, arriti n\u00eb 5.298 gigavat-or\u00eb (GWh), nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa e p\u00ebrgjithshme ishte 6.944 GWh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm termocentralet e KEK-ut prodhuan 4.687 GWh, apo mbi 88 p\u00ebr qind t\u00eb gjith\u00eb energjis\u00eb s\u00eb prodhuar brenda vendit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Hidrocentralet dhe burimet e tjera t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritshme prodhuan rreth 611.5 GWh.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb total, prodhimi vendor mbuloi mbi 76 p\u00ebr qind t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb konsumator\u00ebve, nd\u00ebrsa pjesa tjet\u00ebr u sigurua p\u00ebrmes importit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb nd\u00ebrprerje eventuale e prodhimit nga \u201cKosova A\u201d dhe \u201cKosova B\u201d do ta rriste ndjesh\u00ebm nevoj\u00ebn e vendit p\u00ebr energji nga jasht\u00eb.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u201cRast i paprecedent\u201d<\/strong><\/h2>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Njazi Tha\u00e7i, ish-drejtor i Korporat\u00ebs Energjetike t\u00eb Kosov\u00ebs, e cil\u00ebson situat\u00ebn t\u00eb pazakont\u00eb dhe t\u00eb papranueshme.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201c\u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb blloqet t\u00eb ndalen p\u00ebr shkak se nuk vazhdohet licenca. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i paprecedent. Kosova nuk mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm me prodhimin e energjis\u00eb nga burimet e rip\u00ebrt\u00ebritshme\u201d, thot\u00eb Tha\u00e7i p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, prodhimi nga burimet alternative \u00ebsht\u00eb i pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar kapacitetet e KEK-ut.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKosova nuk ka prodhim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm nga burimet alternative. Kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb urgjente, e cila k\u00ebrkon zgjidhje, dhe subjektet politike duhet ta ken\u00eb parasysh q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr konstituimin e Kuvendit\u201d, shton ai.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kuvendi i Kosov\u00ebs ende nuk e ka p\u00ebrmbyllur procesin e konstituimit t\u00eb nisur m\u00eb 6 gusht dhe nuk ka nj\u00eb dat\u00eb p\u00ebr vazhdimin e seanc\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, fituese e zgjedhjeve t\u00eb fundit, dhe Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, ishin n\u00eb bisedime p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje politike \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtjen e presidentit t\u00eb ardhsh\u00ebm \u2013 p\u00ebrpara se t\u00eb thirrej vazhdimi i seanc\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasditen e 31 gushtit, dy partit\u00eb njoftuan se jan\u00eb pajtuar p\u00ebr emrin e Bekim Sejdiut p\u00ebr postin e presidentit, por mbetet ende e paqart\u00eb se si do t\u00eb vijoj\u00eb procesi i konstituimit t\u00eb institucioneve.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Sa mund t\u2019i kushtoj\u00eb Kosov\u00ebs?<\/strong><\/h2>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ethem \u00c7eku, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve energjetike, thot\u00eb se, pavar\u00ebsisht situat\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrlikuar institucionale \u2013 me Qeveri n\u00eb detyr\u00eb dhe pa Kuvend funksional \u2013 duhet t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje ligjore q\u00eb t\u00eb mos lejohet skadimi i licencave pa mund\u00ebsi vazhdimi.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, sipas tij, Kosova do t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb m\u00eb e varur nga importi i energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKjo do t\u00eb krijonte nj\u00eb kosto prej qindra miliona eurosh, e cila fillimisht do t\u00eb binte mbi buxhetin e shtetit dhe m\u00eb pas do t\u00eb reflektohej drejtp\u00ebrdrejt te qytetar\u00ebt p\u00ebrmes tarifave t\u00eb energjis\u00eb\u201d, thot\u00eb \u00c7eku p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas tij, n\u00eb rast t\u00eb rritjes s\u00eb ndjeshme t\u00eb importeve, furnizuesi mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kompensim apo subvencionim nga Qeveria p\u00ebr kostot shtes\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kompania Kosovare p\u00ebr Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) \u00ebsht\u00eb e obliguar t\u00eb siguroj\u00eb furnizimin e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo e blen energjin\u00eb kryesisht nga KEK-u, nd\u00ebrsa munges\u00ebn nd\u00ebrmjet prodhimit vendor dhe k\u00ebrkes\u00ebs e mbulon p\u00ebrmes importit.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00eb rast t\u00eb ndryshimeve n\u00eb bilancin e furnizimit dhe k\u00ebrkes\u00ebs, KESCO nd\u00ebrmerr masat e nevojshme p\u00ebr sigurimin e energjis\u00eb, n\u00eb p\u00ebrputhje me kuadrin ligjor dhe rregullativ dhe kushtet e tregut\u201d, thon\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb nga kjo kompani.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Radio Evropa e Lir\u00eb e pyeti KESCO-n se sa energji do t\u00eb duhej t\u00eb importonte n\u00ebse prodhimi i KEK-ut do t\u00eb nd\u00ebrpritej dhe sa mund t\u2019i kushtonte nj\u00eb skenar i till\u00eb.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kompania nuk dha vler\u00ebsime, duke th\u00ebn\u00eb se nuk mund t\u00eb spekuloj\u00eb p\u00ebr skenar\u00eb hipotetik\u00eb dhe se sasit\u00eb dhe kostot e importeve varen nga rrethanat dhe kushtet e tregut n\u00eb koh\u00ebn p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por, importi i energjis\u00eb tashm\u00eb i kushton Kosov\u00ebs qindra miliona euro.<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2025, Kosova shpenzoi rreth 240 milion\u00eb euro p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb elektrike, me nj\u00eb \u00e7mim mesatar prej 146 eurosh p\u00ebr megavat-or\u00eb (MWh).<\/p>\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, m\u00eb pak se pes\u00eb jav\u00eb para skadimit t\u00eb licencave, mbetet e paqart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me prodhimin e energjis\u00eb n\u00eb \u201cKosov\u00ebn A\u201d dhe \u201cKosov\u00ebn B\u201d n\u00ebse deri m\u00eb 4 tetor nuk funksionalizohet Bordi i ZRRE-s\u00eb. \/REL<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/uploads\/2026\/09\/energjia.png\" width=\"558\" height=\"333\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 4 tetor skadojn\u00eb licencat e dy termocentraleve q\u00eb prodhojn\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb energjis\u00eb elektrike n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00ebse deri at\u00ebher\u00eb nuk funksionalizohet Bordi i Zyr\u00ebs s\u00eb Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE), nuk ka kush t\u00eb marr\u00eb vendimin p\u00ebr vazhdimin e licencave t\u00eb \u201cKosov\u00ebs A\u201d dhe \u201cKosov\u00ebs B\u201d. ZRRE-ja konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se, pa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[8,58,57,59,5],"tags":[],"class_list":["post-22874","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet","category-politike-lajmet","category-top-lajme"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22874","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22874"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22874\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22875,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22874\/revisions\/22875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}