{"id":22308,"date":"2026-08-17T19:56:55","date_gmt":"2026-08-17T17:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=22308"},"modified":"2026-08-17T19:56:55","modified_gmt":"2026-08-17T17:56:55","slug":"bien-eksportet-e-shqiperise-me-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/08\/17\/bien-eksportet-e-shqiperise-me-kosoven\/","title":{"rendered":"Bien eksportet e Shqip\u00ebris\u00eb me Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb ngadal\u00ebsimi n\u00eb maj dhe nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb qershor, eksportet kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar s\u00ebrish ritmet n\u00eb korrik, duke u zgjeruar me 10.61 % n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjtin muaj t\u00eb vitit 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT.<\/p>\n<p>Gjithsesi, grupi m\u00eb i madh n\u00eb vend, q\u00eb z\u00eb 26.3% t\u00eb totalit t\u00eb shitjeve jasht\u00eb vendit, dhe nj\u00eb nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit kryesore t\u00eb industris\u00eb, ai i tekstile e k\u00ebpuc\u00eb ka vijuar me tendenc\u00ebn tkurr\u00ebse. Nd\u00ebrkoh\u00eb grupet e tjera kryesore si materialet e nd\u00ebrtimit, makinerit\u00eb e pajisjet, minerale djeg\u00ebse e energji elektrike sh\u00ebnuan rritje dyshifrore. Me zgjerim pozitiv ishin dhe produktet ushqimore por vet\u00ebm me 1 %.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2026 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 33,6 mld lek\u00eb, duke u rritur me 10.6%, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe me 8,3%, n\u00eb krahasim me Maj 2026, raportoi INSTAT.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajit Korrik 2026, n\u00eb rritjen e eksporteve prej 10,6 %, pozitivisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cMateriale nd\u00ebrtimi dhe metale\u201d me +8,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMinerale, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji elektrike\u201d me +5,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cMakineri, pajisje dhe pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d me +0,9 pik\u00eb p\u00ebrqindje, nd\u00ebrsa negativisht kan\u00eb ndikuar grupet: \u201cTekstile dhe k\u00ebpuc\u00eb\u201d me -4,3 pik\u00eb p\u00ebrqindje, \u201cProdukte kimike dhe plastike\u201d me -0,6 pik\u00eb p\u00ebrqindje, etj. (Fig. 2)<\/p>\n<p>P\u00ebr 7- mujorin, tendenca vijoi t\u00eb ishte pozitive. Sipas INSTAT, p\u00ebr periudh\u00ebn janar-Korrik 2026, eksportet ishin 227 miliard\u00eb lek\u00eb, me rritje 6.7 me baz\u00eb vjetore (nga 6.1% q\u00eb ishte zgjerimi p\u00ebr 6 mujorin). Edhe p\u00ebr 7- mujorin, ndikimin kryesor pozitiv e dhan\u00eb mineralet l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse e energji, materiale nd\u00ebrtimi dhe makineri e pjes\u00eb k\u00ebmbimi, nd\u00ebrsa efekti m\u00eb negativ ishte nga tekstile e k\u00ebpuc\u00eb.<\/p>\n<p>Fasoni, vijon m\u00eb r\u00ebnie t\u00eb fort\u00eb<\/p>\n<p>Eksportet nga industria e veshjeve dhe k\u00ebpuc\u00ebve kan\u00eb sh\u00ebnuar muaj radhazi me r\u00ebnie. N\u00eb korrik r\u00ebnia ishte 13.8%, duke u thelluar n\u00eb krahasim me qershorin -3.8%. P\u00ebr gjith\u00eb 7 mujorin eksportet ishin 59.7 miliard\u00eb lek\u00eb, me tkurrje \u00ebsht\u00eb 7.7% (-4.9 miliard\u00eb lek\u00eb), duke qen\u00eb i vetmi grup i madh me tendenc\u00eb negative.<\/p>\n<p>Sipas eksportuesve, arsyeja kryesore lidhet me r\u00ebnien e euros. Monedha e p\u00ebrbashk\u00ebt zbriti n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt historik s\u00ebrish n\u00eb qershor, duke iu afruar 94 lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas eksportuese edhe arsye t\u00eb tjera lidhen me faktin q\u00eb lufta ka v\u00ebshtir\u00ebsuar importimin e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe kostot. Edhe k\u00ebrkesa nga Europa \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnie. Situata po detyron shum\u00eb kompani q\u00eb t\u00eb mbyllen dhe shum\u00eb marka, si Cotonella, COFRA, po largohen n\u00eb vende me kushte ekonomike m\u00eb favorizuese, si Tunizia, Maroku, Uzbekistani, Egjipti etj.<\/p>\n<p>Rritet energjia e l\u00ebnd\u00ebt djeg\u00ebse<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fasoni \u00ebsht\u00eb ndikuar negativisht nga lufta, e kund\u00ebrta ka ndodhur me eksportet e l\u00ebnd\u00ebve djeg\u00ebse.<\/p>\n<p>Grupi \u201cMinerale. L\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse, energji\u201d ka eksportuar 6.5 miliard\u00eb lek\u00eb n\u00eb korrik 2026, me nj\u00eb rritje t\u00eb fort\u00eb prej 32% me baz\u00eb vjetore, i ndikuar nga \u00e7mimet e favorshme n\u00eb bursa.<\/p>\n<p>P\u00ebr 7 mujorin, ky grup ka eksportuar 49.1 miliard\u00eb lek\u00eb, me zgjerim vjetor prej 23%. Ky \u00ebsht\u00eb grupi i dyt\u00eb m\u00eb i madh n\u00eb vend, me rreth 22% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Ushqime pije e duhan me rritje<\/p>\n<p>\u201cUshqime pije e duhan\u201d, nj\u00eb nga grupet me ecurin\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb vitet e fundit dhe nj\u00eb nga dy sektor\u00ebt q\u00eb ka sh\u00ebnuar rritje n\u00eb 2026-n, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar por n\u00eb korrik rritja \u00ebsht\u00eb frenuar pasi eksportet me u rriten vet\u00ebm me 1% n\u00eb baz\u00eb vjetore. P\u00ebr gjasht\u00eb mujorin, grupi \u00ebsht\u00eb zgjeruar me 3%. Ky grup ka kaluar n\u00eb t\u00eb tretin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb vend, me 16% t\u00eb totalit.<\/p>\n<p>Materiale nd\u00ebrtimi e metale me rritje<\/p>\n<p>\u201cMaterialet e nd\u00ebrtimit dhe metalet\u201d e mbyll\u00ebn vitin 2025 me nj\u00eb r\u00ebnie prej 25.4%, m\u00eb e thella nga t\u00eb gjitha grup-mallrat. Megjithat\u00eb, n\u00eb mars-korrik 2026, grupi iu kthye rritjes, duke u zgjeruar me 72% n\u00eb qershor. P\u00ebr 7- mujorin, eksportet u rrit\u00ebn 22.5%.<\/p>\n<p>Industria mb\u00ebshtet\u00ebse automotive, me ecurin\u00eb m\u00eb pozitive k\u00ebt\u00eb vit<\/p>\n<p>\u201cMakineri, pajisje, pjes\u00eb k\u00ebmbimi\u201d \u00ebsht\u00eb grupi me ecurin\u00eb m\u00eb pozitive n\u00eb gjasht\u00eb 7-mujorin. P\u00ebr periudh\u00ebn janar-korrik shitjet e tij arrit\u00ebn n\u00eb 26.6 miliard\u00eb lek\u00eb, me nj\u00eb rritje prej gati 13.5%. N\u00eb korrik, shitjet e k\u00ebtij sektori jasht\u00eb vendit u rrit\u00ebn me 7.8 % me r\u00ebnie nga ritmi prej 30.1% n\u00eb qershor.<\/p>\n<p>Ky grup, ku pesh\u00ebn kryesore e mban industria automotive \u00ebsht\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbur q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar kur kompanit\u00eb raportuan se porosit\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb rritje. Nj\u00eb pjes\u00eb e kompanive prodhojn\u00eb pjes\u00eb t\u00eb thjeshta p\u00ebr makineri pune dhe mjete t\u00eb m\u00ebdha transporti nj\u00eb segment q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb ecuri t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb vendimi i KE p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb mjetet me djegie t\u00eb brendshme p\u00ebrtej 2035 ne form\u00eb hibride, ndryshoi panoram\u00ebn edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit ku porosit\u00eb pritet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb rritje. Presionet kryesore q\u00eb kjo industri e vendosur n\u00eb vendin ton\u00eb po kalon lidhen me fuqin\u00eb pun\u00ebtore, zhvler\u00ebsimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb euros pasi kontratat e tyre jan\u00eb fikse disavje\u00e7are dhe s\u00eb treti rritja e beft\u00eb e pag\u00ebs minimale n\u00eb 50 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Ecuria e tregtis\u00eb s\u00eb mallrave sipas vendeve partnere<\/p>\n<p>N\u00eb muajin Korrik 2026, vendet me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb eksporteve, n\u00eb krahasim me Korrik 2025 jan\u00eb: Greqia (19,0 %), Gjermania (2,5 %), etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa vendet me t\u00eb cilat eksportet kan\u00eb pasur r\u00ebnien m\u00eb t\u00eb madhe, jan\u00eb: Italia (2,0 %), Kosova (2,4 %), etj. N\u00eb muajin Korrik 2026, vendet me t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka pasur rritjen m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb importeve, n\u00eb krahasim me Korrik 2025 jan\u00eb: Italia (0,3 %), Kina (22,7 %), etj.<\/p>\n<p>Zbutet deficiti tregtar<\/p>\n<p>N\u00eb Korrik 2026 eksportet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 33,7 mld lek\u00eb, duke u rritur me 10,6 %, n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb t\u00eb nj\u00eb viti m\u00eb par\u00eb dhe duke u ulur me 5,0 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2026. Importet e mallrave arrit\u00ebn vler\u00ebn 86,4 mld lek\u00eb, duke u rritur me 3,6 %, n\u00eb krahasim me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe me 3,5 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2026. Defi\u00e7iti tregtar i k\u00ebtij muaji \u00ebsht\u00eb 52,8 mld lek\u00eb, duke u ulur me 0,5 %, krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb dhe duke u rritur me 9,8 %, n\u00eb krahasim me Qershor 2026. \/Monitor<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/www.epokaere.com\/wp-content\/uploads\/2026\/08\/kamion.jpg\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas nj\u00eb ngadal\u00ebsimi n\u00eb maj dhe nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi n\u00eb qershor, eksportet kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar s\u00ebrish ritmet n\u00eb korrik, duke u zgjeruar me 10.61 % n\u00eb krahasim me t\u00eb nj\u00ebjtin muaj t\u00eb vitit 2025, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb INSTAT. Gjithsesi, grupi m\u00eb i madh n\u00eb vend, q\u00eb z\u00eb 26.3% t\u00eb totalit t\u00eb shitjeve jasht\u00eb vendit, dhe nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,8,58,57,237],"tags":[],"class_list":["post-22308","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet","category-shqiperia"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=22308"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22309,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/22308\/revisions\/22309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=22308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=22308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=22308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}