{"id":21946,"date":"2026-08-10T19:21:00","date_gmt":"2026-08-10T17:21:00","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=21946"},"modified":"2026-08-10T19:21:00","modified_gmt":"2026-08-10T17:21:00","slug":"si-po-i-kushton-kosoves-bllokada-e-tregtise-se-energjise-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/08\/10\/si-po-i-kushton-kosoves-bllokada-e-tregtise-se-energjise-me-serbine\/","title":{"rendered":"Si po i kushton Kosov\u00ebs bllokada e tregtis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Tregtia e energjis\u00eb elektrike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb vazhdon\u00a0<strong>t\u00eb mos jet\u00eb e funksionalizuar<\/strong>, nd\u00ebrsa autoritetet kosovare k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, q\u00eb sipas tyre do t\u00eb ulte kostot e importit dhe do t\u00eb leht\u00ebsonte shitblerjen rajonale.<\/p>\n<p>Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs (KOSTT) thot\u00eb se q\u00eb nga viti 2020 nuk ka pasur tregti t\u00eb energjis\u00eb elektrike mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, kjo situat\u00eb i ka kushtuar Kosov\u00ebs dhe rajonit m\u00eb shum\u00eb se 150 milion\u00eb euro vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024. Megjithat\u00eb, ministria nuk ka sqaruar metodologjin\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb llogaritur kjo shif\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb tregtuar energji p\u00ebrmes kufirit me Serbin\u00eb, Kosova p\u00ebrdor rrug\u00eb alternative p\u00ebr import dhe eksport. Kjo, sipas autoriteteve kosovare, rrit kostot e transmisionit dhe ushtron presion mbi linjat e tjera nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>Situata vazhdon edhe pas skadimit t\u00eb afatit t\u00eb 1 korrikut 2026, t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga K\u00ebshilli Ministror i Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, i cili i kishte k\u00ebrkuar Serbis\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmerrte masat e nevojshme p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e rregullave p\u00ebr tregtin\u00eb dhe kapacitetet nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Importet p\u00ebrmes rrug\u00ebve m\u00eb t\u00eb shtrenjta<\/strong><\/h2>\n<p>N\u00ebse tregtia e energjis\u00eb elektrike me Serbin\u00eb do t\u00eb ishte e mundur, Kosova do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorte nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr importet dhe eksportet e rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktualisht, energjia tregtohet p\u00ebrmes kufijve me Shqip\u00ebrin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut dhe Malin e Zi, duke sjell\u00eb tarifa shtes\u00eb t\u00eb transmisionit.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb caktuara kostoja e transmisionit t\u00eb nj\u00eb megavati energji ka arritur deri n\u00eb 800 euro. Ministria nuk ka dh\u00ebn\u00eb holl\u00ebsi se n\u00eb cilat raste \u00ebsht\u00eb regjistruar kjo shum\u00eb, apo sa do t\u00eb kushtonte transmisioni p\u00ebrmes Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb kontaktoi disa kompani t\u00eb licencuara p\u00ebr furnizim dhe tregti t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr ndikimin financiar t\u00eb k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje d\u00ebrgoi vet\u00ebm Kompania Kosovare p\u00ebr Furnizim me Energji Elektrike (KESCO), e cila nuk dha nj\u00eb shum\u00eb konkrete, por tha se kostoja e importit varet nga disa faktor\u00eb.<\/p>\n<p>Kostoja e importit b\u00ebhet ve\u00e7an\u00ebrisht e r\u00ebnd\u00ebsishme gjat\u00eb periudhave kur Kosova ka nevoj\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb energji nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Prodhimi vend\u00ebs nuk e mbulon gjithmon\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn, sidomos gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrprerjeve dhe kufizimeve n\u00eb termocentralet me qymyr, nd\u00ebrsa prodhimi nga burimet e rip\u00ebrt\u00ebrishme ende nuk \u00ebsht\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbuluar nevojat e sistemit.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2024, Kosova shpenzoi rreth 250 milion\u00eb euro p\u00ebr import t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Pse nuk ka tregti me Serbin\u00eb?<\/strong><\/h2>\n<p>Problemi lidhet me ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb funksionimit t\u00eb sistemit energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe me mosmarr\u00ebveshjet mes Prishtin\u00ebs dhe Beogradit p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, KOSTT-i filloi t\u00eb operoj\u00eb si zon\u00eb e pavarur rregulluese.<\/p>\n<p>Deri at\u00ebher\u00eb, Kosova ishte pjes\u00eb e nj\u00eb blloku rregullues me Serbin\u00eb, Malin e Zi dhe Maqedonin\u00eb e Veriut. Pas ndryshimit, ajo u bashkua me zon\u00ebn rregulluese t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe aktivizoi linj\u00ebn e interkoneksionit 400-kilovolt\u00ebsh, t\u00eb njohur si \u201cAutostrada energjetike\u00a0<strong>Kosov\u00eb-Shqip\u00ebri<\/strong>\u201d.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij ndryshimi, tregtia e energjis\u00eb elektrike n\u00eb kufirin Kosov\u00eb-Serbi nuk u funksionalizua.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Kosova?<\/strong><\/h2>\n<p>Ministria e Ekonomis\u00eb e Kosov\u00ebs thot\u00eb se Serbia nuk e ka zbatuar vendimin e K\u00ebshillit Ministror t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, i cili k\u00ebrkonte veprime p\u00ebr funksionalizimin e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare p\u00ebr tregti.<\/p>\n<p>\u201cRepublika e Kosov\u00ebs vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb zbatimin e plot\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi, pasi v\u00ebnia n\u00eb dispozicion e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr mund\u00ebsimin e tregtis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb elektrike, funksionimin e tregut rajonal t\u00eb energjis\u00eb dhe integrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb tregut energjetik t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Autoritetet kosovare thon\u00eb se pengesa kryesore \u00ebsht\u00eb mungesa e koordinimit mes Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Transmisionit t\u00eb Serbis\u00eb (EMS) dhe KOSTT-it p\u00ebr ndarjen e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>KOSTT-i thot\u00eb se ka k\u00ebrkuar vazhdimisht koordinim me pal\u00ebn serbe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje konkrete.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7far\u00eb thot\u00eb Serbia?<\/strong><\/h2>\n<p>Ministria e Minierave dhe Energjetik\u00ebs e Serbis\u00eb mohon se ekziston ndonj\u00eb nd\u00ebrprerje fizike e transmisionit t\u00eb energjis\u00eb elektrike mes dy vendeve.<\/p>\n<p>Sipas saj, vendimi i K\u00ebshillit Ministror t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb lidhet me integrimin e tregut, koordinimin dhe ndarjen e kapaciteteve nd\u00ebrkufitare.<\/p>\n<p>Ministria serbe argumenton se kuadri rregullator, mbi t\u00eb cilin ishte trajtuar m\u00eb her\u00ebt kjo \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me rregulla t\u00eb reja t\u00eb Pakos p\u00ebr Integrimin e Energjis\u00eb Elektrike (EIP).<\/p>\n<p>\u201cBrenda kompetencave t\u00eb saj, Republika e Serbis\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb aktivitetet e nevojshme sipas kuadrit t\u00eb ri rregullator, p\u00ebrfshir\u00eb krijimin e kushteve t\u00eb nevojshme p\u00ebr koordinimin rajonal t\u00eb alokimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb transmisionit nd\u00ebrkufitar\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ministris\u00eb serbe p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe EMS-ja pohon se energjia elektrike vazhdon t\u00eb rrjedh\u00eb fizikisht mes sistemeve energjetike, dhe se kufijt\u00eb e zonave tregtare bazohen n\u00eb marr\u00ebveshjet e arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Kosova dhe Serbia kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr energjin\u00eb n\u00eb vitet 2013 dhe 2015, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2022 miratuan edhe nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes p\u00ebr zbatimin e tyre.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, k\u00ebto marr\u00ebveshje, si shum\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb arritura n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, nuk jan\u00eb zbatuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Mosnjohja e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia vazhdon t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e Kosov\u00ebs n\u00eb mekanizmat rajonal\u00eb dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb sektorit energjetik.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>\u00c7ka pas skadimit t\u00eb afatit?<\/strong><\/h2>\n<p>Ministrja n\u00eb detyr\u00eb e Ekonomis\u00eb e Kosov\u00ebs, Artane Rizvanolli, e ka ngritur \u00e7\u00ebshtjen e moszbatimit t\u00eb vendimit gjat\u00eb nj\u00eb takimi joformal t\u00eb K\u00ebshillit Ministror t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, t\u00eb mbajtur m\u00eb 2 korrik 2026 n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Ekonomis\u00eb, deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb afat i ri p\u00ebr zbatimin e vendimit.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7\u00ebshtja mbetet n\u00ebn monitorimin e Sekretariatit t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, i cili mund t\u00eb propozoj\u00eb hapa dhe masa t\u00eb m\u00ebtejshme procedurale n\u00eb rast t\u00eb vazhdimit t\u00eb moszbatimit t\u00eb vendimit nga Serbia\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e ministris\u00eb.<\/p>\n<p>Komuniteti i Energjis\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se 1 korriku ishte afati i fundit p\u00ebr nd\u00ebrmarrjen e veprimeve t\u00eb k\u00ebrkuara. Megjithat\u00eb, detyrimi p\u00ebr zbatimin e vendimit mbetet n\u00eb fuqi edhe pas k\u00ebsaj date.<\/p>\n<p>Sipas Traktatit t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, n\u00eb rast t\u00eb moszbatimit t\u00eb nj\u00eb vendimi detyrues, K\u00ebshilli Ministror mund t\u00eb konstatoj\u00eb shkelje serioze dhe t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa, p\u00ebrfshir\u00eb pezullimin e disa t\u00eb drejtave q\u00eb burojn\u00eb nga Traktati.<\/p>\n<h2 class=\"wp-block-heading\"><strong>Koston mund ta bartin konsumator\u00ebt<\/strong><\/h2>\n<p>Derisa Kosova dhe Serbia kan\u00eb interpretime t\u00eb ndryshme p\u00ebr arsyet e munges\u00ebs s\u00eb tregtis\u00eb s\u00eb energjis\u00eb n\u00eb kufirin mes tyre, kostot e p\u00ebrdorimit t\u00eb rrug\u00ebve alternative mund t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi sistemin energjetik t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e licencuara p\u00ebr furnizim me energji elektrike p\u00ebrballen me kosto t\u00eb importit dhe transmisionit q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shkak t\u00eb rrug\u00ebve alternative.<\/p>\n<p>Adhurim Haxhimusa, profesor n\u00eb Universitetin Zviceran t\u00eb Shkencave t\u00eb Aplikuara (FHGR), thot\u00eb se k\u00ebto kosto mund t\u00eb ndikojn\u00eb edhe te konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas tij, gjat\u00eb procesit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb tarifave, Zyra e Rregullatorit p\u00ebr Energji (ZRRE) analizon edhe kostot e energjis\u00eb s\u00eb importuar.<\/p>\n<p>N\u00ebse kostot shtes\u00eb vler\u00ebsohen si t\u00eb arsyeshme, ato mund t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb tarifat e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb reflektohen n\u00eb faturat e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto shpenzime shp\u00ebrndahen tek konsumator\u00ebt p\u00ebrmes rritjes s\u00eb tarifave t\u00eb energjis\u00eb elektrike, ashtu si\u00e7 kemi pasur edhe viteve t\u00eb kaluara\u201d, thot\u00eb Haxhimusa p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2025, ZRRE-ja miratoi nj\u00eb rritje prej 16.1 p\u00ebr qind t\u00eb tarifave p\u00ebr amvis\u00ebrit\u00eb dhe bizneset me deri n\u00eb 50 pun\u00ebtor\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb rritje tjet\u00ebr prej rreth 15 p\u00ebr qind ishte miratuar n\u00eb vitin 2023 p\u00ebr t\u00eb gjitha kategorit\u00eb e konsumator\u00ebve.<\/p>\n<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"\" src=\"https:\/\/ekonomiaonline.com\/wp-content\/uploads\/2025\/12\/rryma-elektrike.png\" width=\"633\" height=\"335\" \/><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tregtia e energjis\u00eb elektrike mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb vazhdon\u00a0t\u00eb mos jet\u00eb e funksionalizuar, nd\u00ebrsa autoritetet kosovare k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e nj\u00eb vendimi t\u00eb Komunitetit t\u00eb Energjis\u00eb, q\u00eb sipas tyre do t\u00eb ulte kostot e importit dhe do t\u00eb leht\u00ebsonte shitblerjen rajonale. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs (KOSTT) thot\u00eb se q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,73,8,58,57],"tags":[],"class_list":["post-21946","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-bote","category-ekonomi","category-kosove","category-lajmet"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21946","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=21946"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21946\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21947,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/21946\/revisions\/21947"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=21946"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=21946"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=21946"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}