{"id":15473,"date":"2026-06-02T21:30:45","date_gmt":"2026-06-02T19:30:45","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=15473"},"modified":"2026-06-02T21:30:45","modified_gmt":"2026-06-02T19:30:45","slug":"burgimi-i-perjetshem-a-po-e-ndal-krimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/06\/02\/burgimi-i-perjetshem-a-po-e-ndal-krimin\/","title":{"rendered":"Burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm: A po e ndal krimin?"},"content":{"rendered":"<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-15474\" src=\"https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/burgim-300x180.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"180\" srcset=\"https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/burgim-300x180.jpg 300w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/burgim-768x461.jpg 768w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/06\/burgim.jpg 900w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/><\/p>\n<p><strong>\u201cAsnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb bot\u00eb nuk e kthen n\u00eb jet\u00eb Liridon\u00ebn\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Kjo fjali e th\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai i saj, Leonard Ademaj, e vendos kufirin e drejt\u00ebsis\u00eb: ajo mund t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb, por nuk mund t\u00eb rikthej\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend ku dhimbja p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mbetet pa p\u00ebrgjigje, vendimi p\u00ebr burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vras\u00ebsit e Liridona Ademajt shihet si nj\u00eb hap &#8211; i vog\u00ebl, por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm &#8211; drejt nj\u00eb lloj drejt\u00ebsie.<\/p>\n<p>Mbr\u00ebmjen e 29 n\u00ebntorit 2023, n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb fshatit B\u00ebrnic\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, Liridona Ademaj u vra n\u00eb pranin\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Rasti tronditi opinionin publik dhe u shnd\u00ebrrua n\u00eb nj\u00eb simbol t\u00eb dhun\u00ebs ekstreme dhe t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 prill 2026, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb shpalli fajtor\u00eb tre persona p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje: bashk\u00ebshortin e saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plav\u00ebn e Kushtrim Kokall\u00ebn.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb par\u00ebt u d\u00ebnuan me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, nd\u00ebrsa i treti me 30 vjet burgim.<\/p>\n<p>\u201cSadopak ka leht\u00ebsuar dhimbjen e familjes\u201d, thot\u00eb Ademaj p\u00ebr Radion <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/burgim-perjetshem-a-ndal-krimin\/33770967.html?withmediaplayer=1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Evropa e Lir\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p>Por, ai e di se procesi nuk p\u00ebrfundon k\u00ebtu. Mbrojtja ka paralajm\u00ebruar ankes\u00eb dhe rasti pritet t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit dhe at\u00eb Supreme.<\/p>\n<p>\u201cShpresojm\u00eb q\u00eb edhe instancat m\u00eb t\u00eb larta ta konfirmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Vet\u00ebm d\u00ebnime t\u00eb tilla mund t\u00eb ndalin vrasjet e n\u00ebnave dhe motrave tona\u201d, thot\u00eb Ademaj.<\/p>\n<p><strong>D\u00ebnim i r\u00ebnd\u00eb, por jo gjithmon\u00eb p\u00ebrfundimtar<\/strong><\/p>\n<p>Burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb d\u00ebnimi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb n\u00eb sistemin penal t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga hyrja n\u00eb fuqi e Kodit Penal n\u00eb vitin 2013, ai \u00ebsht\u00eb shqiptuar n\u00eb 13 raste.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb K\u00ebshillit Gjyq\u00ebsor t\u00eb Kosov\u00ebs (KGJK), t\u00eb siguruara nga Radio Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese &#8211; 12 prej tyre &#8211; b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnda, nd\u00ebrsa vet\u00ebm nj\u00eb rast lidhet me terroriz\u00ebm.<\/p>\n<p>Ligji e parasheh k\u00ebt\u00eb d\u00ebnim p\u00ebr 36 vepra penale t\u00eb kryera n\u00eb rrethana r\u00ebnduese, p\u00ebrfshir\u00eb gjenocidin, krimet kund\u00ebr njer\u00ebzimit dhe tradhtin\u00eb ndaj shtetit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, praktika tregon se rruga deri te nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb dhe e pasigurt.<\/p>\n<p>D\u00ebnimi i par\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, i shqiptuar n\u00eb vitin 2015 p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, u zbut m\u00eb pas nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme n\u00eb 25, respektivisht 22 vjet burgim.<\/p>\n<p>Sipas Flamur Kabashit nga Instituti i Kosov\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (IKD), p\u00ebrdorimi i k\u00ebtij d\u00ebnimi \u00ebsht\u00eb shtuar n\u00eb vitet e fundit.<\/p>\n<p>\u201cSipas monitorimeve tona, koh\u00ebt e fundit kemi par\u00eb shtim t\u00eb shqiptimeve me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm. Por, vendimet marrin form\u00eb t\u00eb prer\u00eb vet\u00ebm kur konfirmohen nga shkalla e dyt\u00eb\u201d, thot\u00eb Kabashi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb person d\u00ebnohet me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin proces.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar u shqiptuan tri d\u00ebnime t\u00eb tilla.<\/p>\n<p>N\u00eb maj t\u00eb vitit 2025, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm v\u00ebllez\u00ebrit Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.<\/p>\n<p>Vendimi u konfirmua edhe nga Gjykata e Apelit n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Po k\u00ebt\u00eb prill, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm Naim Murselin dhe Granit Plav\u00ebn p\u00ebr vrasjen e Liridona Ademajt.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb prillit, Gjykata Themelore d\u00ebnoi me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm edhe Bllagoje Spasojeviqin dhe Dushan Maksimoviqin p\u00ebr kryerje t\u00eb vepr\u00ebs terroriste, t\u00eb nd\u00ebrlidhur me cenimin e rendit kushtetues dhe siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Drejt\u00ebsia n\u00ebn presion dhe n\u00eb dilem\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me gjith\u00eb k\u00ebto zhvillime, ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme, Fejzullah Hasani, vler\u00ebson se burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm rrall\u00ebher\u00eb ka marr\u00eb form\u00eb p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>\u201cSot p\u00ebr sot, vet\u00ebm nj\u00eb rast mund t\u00eb konsiderohet i prer\u00eb &#8211; rasti i Dardan Krivaq\u00ebs\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se edhe ky rast mbetet juridikisht i hapur p\u00ebr sfidim.<\/p>\n<p>Dardan Krivaqa \u00ebsht\u00eb shpallur fajtor p\u00ebr vrasjen e Marigona Osmanit n\u00eb vitin 2021, n\u00eb t\u00eb tria shkall\u00ebt e sistemit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin, megjithat\u00eb, sipas praktik\u00ebs procedurale, rasti ende mund t\u00eb jet\u00eb objekt i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb edhe avokati mbrojt\u00ebs i Krivaq\u00ebs, Skender Musa, i cili thot\u00eb se po p\u00ebrgatitet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJemi duke e p\u00ebrgatitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb, e cila lidhet kryesisht me d\u00ebnimin me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, t\u00eb shqiptuar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb konfirmuar nga gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe ajo Supreme\u201d, shpjegon Musa.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se gjat\u00eb procesit jan\u00eb shkelur procedurat n\u00eb ekspertiz\u00ebn ligjore dhe shton se, n\u00ebse Gjykata Supreme nuk e kthen rastin n\u00eb rigjykim, mbrojtja do t\u2019i drejtohet Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Kabashi, nga IKD-ja, sqaron se k\u00ebrkesa p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb instanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, e cila mund t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb ndryshimin e vendimit p\u00ebrfundimtar n\u00ebse konstatohet shkelje ligjore.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn instanc\u00eb gjyq\u00ebsore mund ta shfryt\u00ebzojn\u00eb edhe v\u00ebllez\u00ebrit Vllasaliu\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste t\u00eb tjera, d\u00ebnimet me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm jan\u00eb zbutur nga Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme, duke u z\u00ebvend\u00ebsuar me d\u00ebnime deri n\u00eb 35 vjet burgim.<\/p>\n<p>Nga 13 raste t\u00eb regjistruara me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, vet\u00ebm nj\u00eb ka p\u00ebrfunduar me lirimin e t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2023, Gjykata Supreme e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm Naser Pajazitin, i cili fillimisht ishte d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr vrasjen e Donjeta Pajazitit n\u00eb vitin 2015.<\/p>\n<p>A e ndal krimin burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm?<\/p>\n<p>N\u00eb teori, \u00e7do d\u00ebnim penal synon parandalimin &#8211; si t\u00eb individit, ashtu edhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Por, n\u00eb praktik\u00eb, efektiviteti i burgimit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm mbetet i diskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb siguruara nga Radio Evropa e Lir\u00eb, tregojn\u00eb se nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2025 jan\u00eb regjistruar 411 vrasje t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve. N\u00ebse p\u00ebrfshihen edhe vitet para hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij d\u00ebnimi, numri total i vrasjeve n\u00eb 25 vjet arrin n\u00eb 1.558.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm brenda nj\u00eb dite t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar u raportuan dy vrasje &#8211; nj\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb, nj\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Jugut.<\/p>\n<p>P\u00ebr ekspert\u00ebt, k\u00ebto shifra nuk tregojn\u00eb ndonj\u00eb efekt t\u00eb qart\u00eb parandalues.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb n\u00eb pes\u00eb vjet\u00ebt e fundit jan\u00eb shtuar d\u00ebnimet e tilla, nuk d\u00ebshmon domosdoshm\u00ebrisht efekt parandalues. Kryer\u00ebsit e veprave vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda\u201d, thot\u00eb Kabashi.<\/p>\n<p>Edhe Hasani ndan t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim: \u201cNuk kam v\u00ebrejtur ndonj\u00eb efekt konkret nga ky d\u00ebnim n\u00eb praktik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Ndikimi i opinionit publik<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb sallat e gjyqit, vendimet duhet t\u00eb varen vet\u00ebm nga provat dhe ligji. Por, jasht\u00eb tyre, nj\u00eb tjet\u00ebr z\u00eb shpesh b\u00ebhet i pamohuesh\u00ebm: opinioni publik.<\/p>\n<p>Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, thot\u00eb se rastet q\u00eb marrin v\u00ebmendje t\u00eb madhe mediatike dhe publike shpesh krijojn\u00eb nj\u00eb lloj presioni t\u00eb heshtur edhe mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKemi p\u00ebrshtypjen se sa her\u00eb q\u00eb raste t\u00eb tilla dominojn\u00eb n\u00eb opinionin publik, kjo reflektohet edhe n\u00eb qasjen e sistemit gjyq\u00ebsor. V\u00ebrehet nj\u00eb kujdes i shtuar dhe nj\u00eb v\u00ebmendje e posa\u00e7me p\u00ebr rastet q\u00eb kan\u00eb zgjuar interes publik. K\u00ebshtu nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte\u201d, thot\u00eb Jashari, duke theksuar se gjykatat duhet t\u00eb veprojn\u00eb t\u00eb pavarura dhe t\u00eb paanshme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, ish-kryetari i Gjykat\u00ebs Supreme, Fejzullah Hasani, pranon se ndikimi i opinionit publik dhe mediave nuk \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i shmangsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cJam i bindur q\u00eb n\u00eb disa raste ka pasur ndikim t\u00eb mediave dhe opinionit publik\u201d, thot\u00eb ai, por shton se kjo nuk n\u00ebnkupton domosdoshm\u00ebrisht padrejt\u00ebsi n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>P\u00ebr avokatin Musa, ky presion ndihet m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb an\u00ebn e mbrojtjes. Ai thot\u00eb se proceset p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, sidomos ato q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm, zhvillohen n\u00eb nj\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar jo vet\u00ebm juridike, por edhe shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, avokati duhet t\u00eb luftoj\u00eb me vetveten. Duhet t\u00eb shmang\u00eb \u00e7do element subjektiv dhe t\u00eb fokusohet vet\u00ebm n\u00eb prova, dispozita ligjore dhe doktrin\u00ebn juridike. \u00cbsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht sfiduese\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 presionit publik, k\u00ebto procese karakterizohen edhe nga koh\u00ebzgjatja e tyre.<\/p>\n<p>Sipas Mus\u00ebs, rastet dallojn\u00eb p\u00ebr nga kompleksiteti, por mesatarisht nj\u00eb proces p\u00ebr vrasje q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm zgjat nga 12 deri n\u00eb 36 muaj. Nd\u00ebrsa, p\u00ebrfundimi i t\u00eb gjitha procedurave, p\u00ebrfshir\u00eb ankesat dhe rigjykimet e mundshme, mund t\u00eb zgjas\u00eb deri n\u00eb pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb sistem q\u00eb k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb se nd\u00ebshkim<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej debatit mbi d\u00ebnimin, problemi duket t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i thell\u00eb. Sipas Jasharit, mungesa e harmonizimit t\u00eb politikave nd\u00ebshkuese krijon pabarazi dhe cenon sigurin\u00eb juridike.<\/p>\n<p>N\u00eb praktik\u00eb, gjykata t\u00eb ndryshme mund t\u00eb shqiptojn\u00eb d\u00ebnime t\u00eb ndryshme p\u00ebr vepra t\u00eb ngjashme, duke minuar besimin e qytetar\u00ebve n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb shtet normal, k\u00ebto situata nuk guxojn\u00eb t\u00eb ndodhin, sepse k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb nj\u00eb prej parimeve themelore t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me at\u00eb q\u00eb njihet si siguri juridike\u201d, thot\u00eb Jashari.<\/p>\n<p>Hasani, nga ana tjet\u00ebr, thekson se lufta kund\u00ebr kriminalitetit nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet vet\u00ebm n\u00eb d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Faktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb &#8211; social\u00eb, ekonomik\u00eb dhe edukativ\u00eb &#8211; luajn\u00eb nj\u00eb rol po aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb parandalimin e krimeve.<\/p>\n<p><strong>Korniza ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Kodi Penal i Kosov\u00ebs parashikon q\u00eb burgimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm nuk mund t\u2019u shqiptohet personave n\u00ebn mosh\u00ebn 21 vje\u00e7 n\u00eb momentin e kryerjes s\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, personat e d\u00ebnuar me k\u00ebt\u00eb mas\u00eb fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr lirim me kusht pas s\u00eb paku 30 vjet\u00ebsh burgim.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, asnj\u00eb i d\u00ebnuar nuk e ka shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, kryesisht p\u00ebr arsye procedurale dhe kohore.<\/p>\n<p>Dhe, nd\u00ebrsa sistemi vazhdon t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb balanc\u00ebn mes nd\u00ebshkimit dhe parandalimit, familja Ademaj mbetet me nj\u00eb realitet t\u00eb pandryshuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cF\u00ebmij\u00ebt e Liridon\u00ebs nuk do ta shohin m\u00eb n\u00ebn\u00ebn e tyre\u201d, thot\u00eb Leonard Ademaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cAsnj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb bot\u00eb nuk e kthen n\u00eb jet\u00eb Liridon\u00ebn\u201d&#8230; Kjo fjali e th\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai i saj, Leonard Ademaj, e vendos kufirin e drejt\u00ebsis\u00eb: ajo mund t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb, por nuk mund t\u00eb rikthej\u00eb jet\u00ebn. Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend ku dhimbja p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb mbetet pa p\u00ebrgjigje, vendimi p\u00ebr burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,61,58,57],"tags":[925,165,334,221],"class_list":["post-15473","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-drejtesi","category-kosove","category-lajmet","tag-burgim-i-perjetshem","tag-gjykata-themelore-e-prishtines","tag-liridona-ademaj","tag-vrasje"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=15473"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15475,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/15473\/revisions\/15475"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=15473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=15473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=15473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}