{"id":10164,"date":"2026-04-17T18:34:58","date_gmt":"2026-04-17T16:34:58","guid":{"rendered":"https:\/\/ekolajmi.com\/?p=10164"},"modified":"2026-04-17T18:34:58","modified_gmt":"2026-04-17T16:34:58","slug":"kryediplomati-shqiptar-cdo-cenim-i-kosoves-eshte-cenim-edhe-per-shqiperine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/2026\/04\/17\/kryediplomati-shqiptar-cdo-cenim-i-kosoves-eshte-cenim-edhe-per-shqiperine\/","title":{"rendered":"Kryediplomati shqiptar: \u00c7do cenim i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb cenim edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><img fetchpriority=\"high\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-medium wp-image-10165\" src=\"https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/kryediplomati-shqiptar-300x180.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"180\" srcset=\"https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/kryediplomati-shqiptar-300x180.jpg 300w, https:\/\/ekolajmi.com\/wp-content\/uploads\/2026\/04\/kryediplomati-shqiptar.jpg 600w\" sizes=\"(max-width: 300px) 100vw, 300px\" \/>Reagimi i Vu\u00e7iqit dhe paralajm\u00ebrimi p\u00ebr armatosje, kryediplomati shqiptar deklaron se \u00e7do cenim i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe cenim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr TCH ministri shqiptar n\u00ebnvizoi se paqja dhe stabiliteti n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb nj\u00eb prioritet i p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe se Shqip\u00ebria mbetet e vendosur n\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do zhvillim n\u00eb terren duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst: Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e vetme dhe paqja n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar. E kemi th\u00ebn\u00eb dhe do ta p\u00ebrs\u00ebrisim: \u00e7do cenim i siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe cenim t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d,\u00a0u shpreh ai.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb i ministrit Ferit Hoxha<\/strong><strong>:<\/strong><\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka b\u00ebr\u00eb zgjedhjen t\u00eb mos reagoj\u00eb publikisht ndaj deklaratave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura nga autoritetet m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Serbi, p\u00ebrfshir\u00eb Presidentin Vu\u00e7i\u00e7. Por, megjithat\u00eb dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb dhe faleminderit q\u00eb ma dhat\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, pretendimet p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur \u201caleanc\u00eb tripal\u00ebshe\u201d kund\u00ebr Serbis\u00eb jan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta dhe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb ekzagjeruara. Sado me forc\u00eb apo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb p\u00ebrmendet kjo, nuk e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e asnj\u00eb aleance rajonale apo tjet\u00ebrsoj t\u00eb drejtuar kund\u00ebr ndonj\u00eb vendi t\u00eb rajonit. Ne ndajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje me partner\u00eb dhe aleat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb rajonal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Kroacin\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. E vetmja aleanc\u00eb ku Shqip\u00ebria b\u00ebn pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb Aleanca Atlantike, NATO, s\u00eb bashku me Kroacin\u00eb, Maqedonin\u00eb e Veriut, Malin e Zi dhe vende t\u00eb tjera aleate, e cila i ka dyert e hapura edhe p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Politika jon\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb bashk\u00ebpunim, fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb dhe integrim evropian t\u00eb rajonit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, \u00e7do bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt tan\u00eb synon forcimin e stabilitetit dhe siguris\u00eb, si dhe mb\u00ebshtetjen p\u00ebr Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e saj euroatlantike \u2013 jo kund\u00ebr ndokujt dhe aq m\u00eb pak kund\u00ebr Serbis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje sovrane e institucioneve dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e gatshme ta mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive dhe t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Shqip\u00ebria ka zgjedhur me vet\u00ebdije t\u00eb mos bjer\u00eb n\u00eb logjik\u00ebn e retorik\u00ebs s\u00eb panevojshme e, aq m\u00eb pak, n\u00eb at\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit. \u00cbsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb angazhohesh n\u00eb p\u00ebrplasje deklaratash, por ka m\u00eb shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi qart\u00ebsia n\u00eb q\u00ebndrime dhe konsistenca n\u00eb politika. Ne flasim p\u00ebrmes angazhimit ton\u00eb konkret n\u00eb NATO, n\u00eb Procesin e Berlinit dhe n\u00eb \u00e7do nism\u00eb, rajonale apo me shtrirje m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, q\u00eb synon stabilitetin, sigurin\u00eb dhe zhvillimin e rajonit. K\u00ebto q\u00ebndrime ua kemi b\u00ebr\u00eb t\u00eb qarta edhe bashk\u00ebbiseduesve tan\u00eb nga Serbia dhe do t\u00eb vijojm\u00eb ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me qet\u00ebsi, maturi dhe durim.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kuptohet se narrativa t\u00eb tilla shpesh p\u00ebrdoren p\u00ebr diskutime t\u00eb brendshme apo p\u00ebr t\u00eb justifikuar politika t\u00eb caktuara. Shqip\u00ebria nuk mund dhe nuk duhet t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e k\u00ebtij diskursi, i cili nuk i sh\u00ebrben paqes, besimit dhe bashk\u00ebpunimit n\u00eb rajon. P\u00ebrkundrazi, ne besojm\u00eb se transparenca, bashk\u00ebpunimi rajonal dhe respektimi i angazhimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare jan\u00eb rruga e vetme p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar siguri t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nd\u00ebrsa mb\u00ebshtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakusht\u00ebzuar Kosov\u00ebn, zhvillimin dhe modernizimin e saj dhe avancimin e Kosov\u00ebs dhe t\u00eb gjith\u00eb rajonit n\u00eb rrug\u00ebn euroatlantike, Shqip\u00ebria mbetet e p\u00ebrkushtuar ndaj zhvillimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve normale dhe konstruktive me Serbin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb pajtim t\u00eb plot\u00eb me q\u00ebndrimet tona parimore dhe pjes\u00eb e nj\u00eb vizioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr nj\u00eb rajon q\u00eb, n\u00ebse nuk e harron t\u00eb kaluar\u00ebn, b\u00ebn \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta kap\u00ebrcyer at\u00eb p\u00ebrmes dialogut, bashk\u00ebpunimit dhe integrimit evropian. E kaluara tragjike e Ballkanit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb; e ardhmja e p\u00ebrbashk\u00ebt evropiane \u00ebsht\u00eb, n\u00eb gjykimin ton\u00eb, duhet t\u00eb jet\u00eb, i vetmi udh\u00ebrr\u00ebfyes.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria mbetet e pal\u00ebkundur n\u00eb orientimin e saj strategjik: nj\u00eb rajon i q\u00ebndruesh\u00ebm, i sigurt dhe i integruar n\u00eb Bashkimin Evropian. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ne do t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb veprojm\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi, maturi dhe n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me partner\u00ebt tan\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, duke mos u devijuar nga rruga jon\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb deklaratave q\u00eb nuk pasqyrojn\u00eb realitetin, por duke kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive p\u00ebr paqe, stabilitet dhe siguri afatgjat\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Me lejo ta coj edhe pak m\u00eb tej sepse nuk dua kurrsesi t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja e gabuar s\u00eb jemi t\u00eb pav\u00ebmendsh\u00ebm apo, edhe me pak, indiferent\u00eb. Kurrsesi.<\/p>\n<p>Esht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ndajm\u00eb qart\u00eb faktet nga perceptimet. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb Serbia ka rritur kapacitetet e saj ushtarake dhe ka zhvilluar bashk\u00ebpunime n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb me aktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje sovrane e saj. Kjo nuk kalon pa u v\u00ebn\u00eb re, as k\u00ebtu, as n\u00eb Bruksel dhe, dua t\u00eb besoj, as n\u00eb Uashington. Por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo nuk duhet t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb klim\u00eb alarmi apo p\u00ebr t\u00eb justifikuar p\u00ebrshkall\u00ebzime t\u00eb panevojshme n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Prej vitesh, n\u00eb mos dekadash tashm\u00eb, Shqip\u00ebria nuk e mb\u00ebshtet sigurin\u00eb e saj dhe t\u00eb rajonit mbi retorik\u00eb apo n\u00eb \u201ctrashjen e z\u00ebrit\u201d, por mbi nj\u00eb arkitektur\u00eb konkrete sigurie. Ne jemi vend an\u00ebtar i NATO-s, pjes\u00eb e aleanc\u00ebs m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb bot\u00eb, dhe \u00e7do zhvillim n\u00eb rajon shihet dhe trajtohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr. Kjo \u00ebsht\u00eb garancia m\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr paqen dhe stabilitetin.<\/p>\n<p>Lidhur me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, nuk besoj se ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndonje koment shtes\u00eb pasi qendrimi yn\u00eb esjhte i njohur dhe i qarte: Shqip\u00ebria mb\u00ebshtet fort e pa asnje medysheje sovranitetin dhe integritetin territorial t\u00eb saj dhe d\u00ebnojm\u00eb \u00e7do veprim apo retorik\u00eb q\u00eb cenon stabilitetin n\u00eb veri apo diku tjet\u00ebr. Por po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ruhet qet\u00ebsia, t\u00eb shmangen provokimet dhe t\u00eb ecet p\u00ebrpara p\u00ebrmes dialogut t\u00eb leht\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Le t\u00eb mos harrojm\u00eb: KFOR \u00ebsht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jo p\u00ebr turiz\u00ebm apo p\u00ebr t\u00eb hartuar raporte n\u00eb distanc\u00eb, por si nj\u00eb instrument ky\u00e7 i siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i vendosur aty pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb garantuar dhe konsoliduar paqen dhe stabilitetin n\u00eb terren. Prania e KFOR-it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci konkrete sigurie, jo vet\u00ebm p\u00ebr institucionet e Kosov\u00ebs, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj, pa dallim. Ai vepron n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb me autoritetet kosovare dhe me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e tensioneve dhe p\u00ebr t\u00eb reaguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ndaj \u00e7do rreziku potencial.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, roli i KFOR-it \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor edhe si faktor parandalues ndaj \u00e7do veprimi q\u00eb mund t\u00eb cenoj\u00eb stabilitetin n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs apo m\u00eb gjer\u00eb. Prania e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb se siguria n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb rajon nuk lihet n\u00eb vakum, por mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare sigurie, ku NATO dhe aleat\u00ebt luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00e7do zhvillim n\u00eb terren duhet par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst: Kosova nuk \u00ebsht\u00eb e vetme dhe paqja n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prioritet i p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar. E kemi th\u00ebn\u00eb dhe do ta p\u00ebrs\u00ebrisim: \u00e7do cenim i siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrb\u00ebn nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe cenim t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ndaj \u00e7do tendence p\u00ebr militarizim nuk \u00ebsht\u00eb imitimi i saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar, por forcimi i bashk\u00ebpunimit me aleat\u00ebt, rritja e kapaciteteve tona mbrojt\u00ebse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe investimi n\u00eb stabilitet afatgjat\u00eb. Shqip\u00ebria po b\u00ebn pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb. Si pjes\u00eb normale e zhvillimit t\u00eb vendit, edhe Shqip\u00ebria po zhvillon industrin\u00eb e saj t\u00eb mbrojtjes, n\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb ngusht\u00eb me vendet partnere dhe aleate. Madje, ky ishte edhe nj\u00eb nga fokuset e vizit\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb Kryeministrit Rama n\u00eb Itali. Po ashtu, vet\u00ebm para dy dit\u00ebsh kemi zhvilluar n\u00eb Bruksel raundin e dyt\u00eb t\u00eb dialogut t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb partneritetit p\u00ebr mbrojtje dhe siguri me Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb duke negociuar p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, prej vitesh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i vyer p\u00ebr Bashkimin Evropian n\u00eb fush\u00ebn e paqes, siguris\u00eb dhe mbrojtjes, si dhe nj\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb Politik\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Siguris\u00eb dhe Mbrojtjes (CSDP) t\u00eb BE-s\u00eb, duke kontribuar konkretisht n\u00eb misionet dhe operacionet e saj, n\u00eb funksion t\u00eb stabilitetit rajonal dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb forcimin e arkitektur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, dua t\u00eb theksoj se paqja nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi dhe qet\u00ebsia nuk \u00ebsht\u00eb munges\u00eb reagimi. P\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje strategjike. Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e retorikave q\u00eb ushqejn\u00eb tensione, por do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb faktor stabiliteti, duke vepruar me maturi, n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me aleat\u00ebt dhe me fokus t\u00eb qart\u00eb: sigurin\u00eb, paqen dhe t\u00eb ardhmen evropiane t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Reagimi i Vu\u00e7iqit dhe paralajm\u00ebrimi p\u00ebr armatosje, kryediplomati shqiptar deklaron se \u00e7do cenim i Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb edhe cenim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb. N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr TCH ministri shqiptar n\u00ebnvizoi se paqja dhe stabiliteti n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb nj\u00eb prioritet i p\u00ebrbashk\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe se Shqip\u00ebria mbetet e vendosur n\u00eb mb\u00ebshtetjen e saj ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"footnotes":""},"categories":[3,58,75,62],"tags":[],"class_list":["post-10164","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktuale","category-kosove","category-rajoni","category-siguri"],"acf":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10166,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10164\/revisions\/10166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/ekolajmi.com\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}