Aktuale
Begaj uron shqiptarët e Luginës: Fitorja duhet të sjellë më shumë të drejta dhe barazi
Oct 26, 2026
11:00
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët e Luginës së Preshevës për rezultatin e arritur në zgjedhjet e së dielës, duke e cilësuar atë si fitore të bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik.
Begaj theksoi se ky rezultat duhet të përkthehet në përmirësimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë, në më shumë barazi dhe në përfundimin e diskriminimit.
“Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit, dinjitetit dhe përfaqësimit politik. Tani ky rezultat duhet të kthehet në më shumë të drejta, barazi dhe fund të diskriminimit”, ka shkruar Begaj.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM