Aktuale
Pacolli njofton se janë liruar në natyrë zogjtë e kapur me rrjeta në Lipjan
Oct 25, 2026
15:37
Ministrja Fitore Pacolli ka njoftuar se zogjtë e njohur si “Gardelinat dhe Trishtili i madh“, të kapur me rrjeta në Lipjan, janë liruar në natyrë pas ndërhyrjes së Inspektoratit të MMPH-së.
Pas njoftimit nga Policia e Kosovës në Magure, inspektorët kanë ndërhyrë në vendin e ngjarjes, ku zogjtë ishin kapur në mënyrë të kundërligjshme. Gjatë aksionit, zogjtë janë liruar, ndërsa rrjetat e përdorura për kapjen e tyre janë sekuestruar.
Sipas Pacollit, “kapja e kundërligjshme e zogjve të egër nuk do të lejohet”.
Postimi i plotë:
Disa zogj që njihen me emrin “Gardelinat dhe Trishtili i madh ” të kapur me rrjeta në Lipjan u liruan në natyrë!
Pas njoftimit nga Policia e Kosovës në Magure, Inspektorati i MMPH-së ndërhyri në Lipjan, ku zogjtë ishin kapur në mënyrë të kundërligjshme me rrjeta.
Zogjtë u liruan, ndërsa rrjetat u sekuestruan nga inspektorati.
Kapja e kundërligjshme e zogjve të egër nuk do të lejohet. Mbrojtja e faunës dhe e biodiversitetit tonë mbetet përgjegjësi e përbashkët, andaj duhet ta mbrojmë secili.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM