Aktuale
Komuna e Prishtinës gjobitet me 5 mijë euro për mbeturinat vëllimore dhe deponitë e dheut
Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, për shkak të moskryerjes së detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e mjedisit, Fitore Pacolli, e cila përmes një postimi ka njoftuar se në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth saj janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së përcaktuar për deponim.
Sipas Pacollit, pavarësisht njoftimeve të përsëritura për këtë problem, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e situatës.
Ajo ka theksuar se institucionet publike duhet të jenë shembull në mbrojtjen e mjedisit dhe në përmbushjen e përgjegjësive ligjore për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.
“Institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe assesi të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave”, ka shkruar Pacolli.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM