Aktuale
Inspektorati ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj
Oct 24, 2026
12:06
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në nëntë objekte ndërtimi në rajonin e Prishtinës dhe në Ferizaj, pas parregullsive të konstatuara në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.
Sipas njoftimit të Inspektoratit, tetë objekte ndërtimi janë ndaluar në rajonin e Prishtinës, ndërsa një tjetër në Ferizaj.
Punimet do të mbeten të pezulluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve që të respektojnë kërkesat ligjore për siguri dhe shëndet në vendin e punës, me qëllim të parandalimit të aksidenteve.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM