Aktuale
Rama për protestat në Tiranë: Dhuna ishte e përgatitur prej muajsh, u financua nga krimi i organizuar dhe forca të huaja
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar forca të tjera, përfshirë atë që e cilësoi si rrjetin Antifa, për ndikim në protestat në Tiranë dhe për përgatitjen e përshkallëzimit të dhunshëm prej disa muajsh. Në një deklaratë për zhvillimet e fundit, Rama tha se policia ka në dispozicion të dhëna për futjen në Shqipëri të maskave dhe lëndëve eksplozive, si dhe për organizimin e grupeve të përfshira në protesta.
Kreu i qeverisë theksoi se e drejta për të protestuar është e padiskutueshme, por dhuna, sipas tij, përbën një krim që nuk mund të justifikohet. Rama tha se protestat paqësore të nisura me simbolikën e flamingove kishin arsye legjitime, por pretendoi se ato ishin ndikuar edhe nga forca të tjera.
Rama iu referua edhe bilancit të të lënduarve, duke pretenduar se në Tiranë raporti ishte dy punonjës policie të plagosur për çdo protestues të lënduar, ndryshe nga rastet në vende të tjera evropiane që përmendi. Ai deklaroi se policia ka të dhëna për organizimin e grupeve që, sipas tij, veprojnë në emër të komunizmit, anarkisë dhe antikapitalizmit, si dhe për financimin e dhunës nga krimi i organizuar dhe burime të huaja.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM