Aktuale
Mungesa e kushteve në vendin e punës, Inspektorati ndalon disa punime në Gjakovë, Ferizaj e Gjilan
Oct 21, 2026
19:04
Inspektorati Qendror i Punës ka njofutuar sot se ka ndaluar punimet në katër objekte ndërtimi në Gjakovë, Ferizaj dhe Gjilan.
Inspektorati Qendror i Punës ka konfirmuar se gjatë inspektimeve të zhvilluara në terren, ka konstatuar parregullsi në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në katër objekte ndërtimi, dy prej tyre në komunën e Gjakovës, një në Ferizaj dhe një në Gjilan.
“Për shkak të mungesës së masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte, deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për zhvillimin e punës”, thuhet në njoftim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM