Aktuale
Kurti takon shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it dhe ambasadorët e vendeve anëtare e të Britanisë së Madhe
Oct 21, 2026
20:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.
Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.
“Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM