Aktuale
Aplikimi për subvencione, ATK identifikon dhjetëra raste të dyshuara për falsifikim të vërtetimeve tatimore
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se gjatë dy javëve të fundit ka identifikuar dhe ka përcjellë për trajtim të mëtejmë dhjetëra raste me dyshime të bazuara për falsifikimin e vërtetimeve tatimore, të cilat janë përdorur apo synuar të përdoren për aplikim në subvencione.
Siç thuhet në njoftimin e Administratës të datës 21.10.2026, të gjitha rastet e dyshimta janë trajtuar sipas procedurave ligjore dhe janë përcjellë te organet kompetente për veprime të mëtejme.
“Bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve mos përdorni, mos paraqitni dhe mos përgatitni dokumente të falsifikuara të ATK-së për të përfituar subvencione apo çfarëdo përfitimi tjetër. Çdo tentativë e tillë do të ketë pasoja ligjore.” – bëjnë thirrje nga ATK.
Nga ATK po ashtu sqaruan se mekanizmat e verifikimit të tyre janë efektivë në identifikimin e dokumenteve të falsifikuara dhe në parandalimin e keqpërdorimeve.
“Transparenca, ligjshmëria dhe ndershmëria janë përgjegjësi e përbashkët!” – shkruan ATK.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM