Aktuale
Haradinaj: Deçani feston “Ditën e Gështenjës”, traditë që përcillet brez pas brezi
Oct 18, 2026
16:30
Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar festën tradicionale “Dita e Gështenjës” në Deçan, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë kulturore.
Ai ka thënë se kjo festë dëshmon lidhjen e fortë të banorëve me tokën, punën dhe trashëgiminë e tyre, e cila përcillet brez pas brezi.
Haradinaj ka shprehur mirënjohje edhe për kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj, për përkushtimin e tij, si dhe për fermerët që kontribuojnë në zhvillimin e komunës.


BASHKOHUNI NË DISKUTIM