Aktuale
Ambasada amerikane në Tiranë u bën thirrje protestuesve për protesta paqësore
Oct 18, 2026
09:17
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të shmangin aktet e dhunës.
Përmes një postimi në Facebook, ambasada theksoi se dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk përbëjnë angazhim qytetar.
“Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane, e cila u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë pa akte të dhunshme.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM