Aktuale
Babai e denoncon të birin në Polici, dyshohet se ia vodhi veturën dhe 2,100 euro
Oct 17, 2026
11:15
Një rast i vjedhjes është raportuar në Fushë Kosovë, pasi një burrë ka denoncuar në Polici djalin e tij, nën dyshimin se ia ka marrë veturën dhe një shumë parash prej 2,100 eurosh.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka deklaruar se i biri ia kishte marrë veturën dhe paratë, më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
-Lagja-28/29 Fushë Kosovë 16.10.2026-02:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i ka vjedhur veturën dhe një shumë parash prej 2100 € dhe është larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.
Foto: Ilustrim
BASHKOHUNI NË DISKUTIM