Aktuale
Dita e 3-të e protestës së studentëve në Shqipëri
Oct 15, 2026
15:22
Në Tiranë po vazhdon për të 3-tën ditë rresht protesta nga studentë, gjimnazistë e qytetarë në Tiranë.
Një pjesë e protestuesve raportohet se ndodhen në afërsi të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë. Kjo është dita e tretë e protestës.
Ndërsa, në qytetet tjera të Shqipërisë si: Korçë, Shkodër, Elbasan, Vlorë, gjimnazistët e kanë bojkotuar mësimin duke bërë thirrje për t’ju bashkuar protestuesve në Tiranë.
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve përmes një deklarate ju ka bërë thirrje pedagogëve që t’i mbështesin protestat e studentëve, ndërsa ka dënuar përdorimin e dhunës nga forcat e rendit ndaj protestuesve dhe u kërkoi autoriteteve të respektojnë të drejtën kushtetuese të protestës paqësore.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM