Aktuale
Kujdes kur bleni produkte prej ari dhe argjendi, MINTI del me njoftim për qytetarët
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës (AMK), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), u bën thirrje qytetarëve që, gjatë blerjes së produkteve prej ari dhe argjendi, të kërkojnë garancinë dhe dokumentacionin përkatës nga shitësi.
Sipas ministrisë, produktet prej metaleve të çmuara duhet t’i nënshtrohen verifikimit për të konfirmuar pastërtinë dhe përbërjen e tyre, në përputhje me kërkesat ligjore. Procesi kryhet nga laboratori i AMK-së, ku produktet peshohen, kontrollohet dokumentacioni përcjellës dhe analizohet përbërja e metalit me pajisje që përdorin teknologjinë me rreze X.
Kur rezultatet konfirmojnë se produkti i përmbush kërkesat për pastërtinë dhe përbërjen e deklaruar, përgatitet raporti përkatës dhe produkti vuloset si dëshmi se i është nënshtruar verifikimit.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM