Aktuale
Kosova nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Parqeve Industriale
Parku Industrial në Suharekë do të përfitojë nga një marrëveshje e re bashkëpunimi me parqet industriale të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të Konferencës së XV për Ekonominë 2026, në Mal të Zi, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve të Parqeve Industriale nga Bashkimi Evropian.
Në emër të Kosovës, marrëveshjen e ka nënshkruar u.d. drejtoresha e APINK-së, Zana Kotorri, ndërsa përfituese nga marrëveshja është Parku Industrial në Suharekë.
Marrëveshja synon të krijojë mundësi të reja për bizneset vendore përmes bashkëpunimit me parqet industriale të BE-së, integrimit në zinxhirët evropianë të furnizimit dhe vlerës, si dhe krijimit të partneriteteve dhe mundësive të reja për investime.
Pjesë e marrëveshjes është edhe shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira për zhvillimin e parqeve industriale dhe eko-industriale, forcimi i kapaciteteve të menaxhimit dhe zhvillimi i aftësive të fuqisë punëtore në përputhje me tranzicionin e gjelbër dhe digjital.
Sipas palëve nënshkruese, marrëveshja për Kosovën përbën një mundësi për ndërkombëtarizimin e Parkut Industrial në Suharekë dhe për forcimin e lidhjeve të ndërmarrjeve vendore me tregjet dhe zinxhirët ekonomikë evropianë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM