Aktuale
Kosova me bilanc pozitiv para sfidës me Irlandën
Sep 24, 2026
19:11
Kombëtarja e Kosovës po e pret me optimizëm përballjen e radhës ndaj Irlandës, duke u bazuar në rezultatet e ndeshjeve të fundit zyrtare.
Në pesë paraqitjet e fundit, Dardanët kanë marrë tri fitore, kanë barazuar një herë dhe kanë pësuar vetëm një humbje, shkruan Indeksonline.
Ky bilanc i jep Kosovës një shtysë shtesë para duelit me irlandezët, ku synimi është vazhdimi i rezultateve pozitive.
Dardanët do të kërkojnë ta nisin në mënyrën më të mirë këtë përballje, me mbështetjen e madhe të tifozëve në stadium.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM