Kosovë
Nga 21 shtatori deri më 2 tetor zhvillohet “VALOR SHIELD 2026”, FSK-ja paralajmëron lëvizje të automjeteve në disa komuna
Sep 19, 2026
12:48
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës dhe ushtritë partnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kroacia dhe Shqipëria do të zhvillojnë ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.
Ushtrimi do të mbahet nga 21 shtatori deri më 2 tetor 2026.
Gjatë kësaj periudhe pritet të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake dhe policore nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të komunave të Drenasit, Obiliqit, Fushë Kosovës dhe Prishtinës.
Sipas njoftimit, këto lëvizje do të realizohen në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për ushtrimin.
Autoritetet kanë kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë kësaj periudhe.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM