Aktuale
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme
Sep 18, 2026
19:00
Ish-i dërguari i SHBA-ve në Kosovë Christopher Hill në një intervistë në Klan News ka komentuar dënimin me burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hill e vlerësoi lartë figurën e ish-presidnetit të Kosovës Hashim Thaçit, duke thënë se ai ishte një komandant i zoti dhe shumë i pjekur për moshën që kishte.
Hill theksoi se nuk e beson se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme.
“Hashim Thaçi ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte. Thaçi ishte e kuptoi se Kosova duhet të ishte në një pozitë më të mirë dhe e kam vlerësuar gjithmonë atë. Unë nuk e besoj se ai është përfshirë në krime”, tha ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM