Aktuale
“S’ka njeri në botë që i kam bërë keq”, gruaja e Jakup Krasniqit tregon çka i tha ai pas dënimit nga Gjykata Speciale
Bashkëshortja e tij, Sevdije Krasniqi, ka treguar se çfarë i ka thënë Jakup Krasniqi familjes së tij.
“Jakupi më tha se ndihet mirë, sepse nuk ka kryer asnjë nga veprat që akuzohet. Tha se nuk i ka bërë keq askujt dhe nuk donte t’i bënte keq as vetes. Avokatët e të akuzuarve kanë paralajmëruar se do të bëjnë apelimin, megjithëse nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, nuk besojnë shumë. I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë”, u shpreh bashkëshortja e Krasniqit.
Ndërkohë, gazetarja e Top Channel ka lexuar edhe mesazhin që i dërgoi Jakup Krasniqi familjes së tij pas dënimit të dhënë nga Haga.“S’ka njeri në botë që i kam bërë keq. S’dua t’i bëj keq as vetes. Kjo është një drejtësi e korruptuar në favor të Serbisë. Dënimin e kam marrë nga gënjeshtrat e Serbisë”, ishte mesazhi i Krasniqit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM