Aktuale
Elshani kërkon që të gjitha shkollat e Prishtinës të vendosin edhe flamurin e UÇK-së
Sep 17, 2026
14:56
Drejtori i Arsimit në Prishtinë, Arianit Elshani ka njoftuar se ka kërkuar që nga të gjitha shkollat e Kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet e tyre të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sot, si Drejtor i Arsimit, kam kërkuar zyrtarisht nga të gjitha shkollat e Kryeqytetit që, krahas flamurit të Republikës së Kosovës, në hyrjet e tyre të vendoset edhe flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkuar ai në rrjetin social Facebook.
Veprimi vjen një ditë pas vendimi dënues ndaj katërshes së UÇ-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM