Aktuale
10-shi i UÇK-së nuk e shkeli më tokën e Kosovës që nga transferimi në Hagë
2mijë e 140 ditë nuk e shkeli tokën e Kosovës.
10-shi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, s’erdhi asnjëherë në Kosovë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Që 5 vjet e 10 muaj prej kur u transferua në Hagë, ish-drejtuesi i UÇK-së ndodhet në paraburgim në Hagë.
Rexhep Selimi ishte vetëdorëzuar te autoritetet e Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ishte data 4 nëntor e 2020-ës, kur Zyra e Prokurorit të Specializuar, i ka kontaktuar një nga një, Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.
Selimin, zyrtarët e ZPS-së nuk kishin arritur ta merrnin në telefon për më tepër se dy orë, prej orës 16:00 deri në 18:45, kur i është përgjigjur vetë dhe i ka njoftuar se do të shkojë. raporton Klankosova.tv.
Madje, ish-deputeti kishte shkuar më herët se sa ora që ia kishin caktuar. Në orën 10:00 të 5 nëntorit, i ishte kërkuar të paraqitej, por Selimi pati shkuar në 08:45 minuta.
Kujtojmë se Thaçi, Veseli dhe Krasniqi janë lejuar nga Gjykata Speciale në Hagë që të vijnë në Kosovë në raste të veçanta dhe të ndjeshme familjare, siç kanë qenë vdekjet apo vizitat shëndetësore të njerëzve të tyre më të afërt.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM