Aktuale
PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese, ku pritet të kërkojë sqarime lidhur me zhvillimet e fundit në Kuvend.
PDK ka njoftuar se në orën 09:00, para objektit të Gjykatës Kushtetuese, do të mbahet konferencë për media nga shefi i Grupit Parlamentar, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.
Në konferencë, sipas njoftimit, do të bëhen të ditura detajet lidhur me lëndën që kjo parti do ta dërgojë në Kushtetuese.
Gjatë ditës së djeshme, nga PDK u bë e ditur se Kushtetueses do t’i drejtohen jo vetëm për çështjen e konstituimit të Kuvendit, por edhe lidhur me formimin e Qeverisë Kurti 4, e cila u votua dje me 62 vota për.
Ndërkohë, dje Kuvendi votoi paraprakisht edhe për tre nënkryetarë, Kujtim Shalën nga LDK-ja, Emilija Rexhepi, nga komunitetet joshumicë dhe Tanja Vujoviqin nga komuniteti serb, e cila vjen nga Lista Serbe.
Pas votimit të nënkryetarëve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në mungesë të përfaqësuesit të PDK-së, e konsideroi Kuvendin të konstituuar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM