Aktuale
Në prag të verdiktit në Hagë, Shkupi marshon për ish-krerët e UÇK-së
Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se të martën, më 15 shtator, në Shkup do të organizohet një marshim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, në prag të aktgjykimit përfundimtar në Hagë.
Marshimi do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, duke filluar në orën 18:00.
“LIRI PËR ÇLIRIMTARËT! Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Forumi Rinor Shqiptar ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i bashkohen marshimit, me qëllim që të përcillet mesazhi dhe mbështetja për lirimin e katërshes së UÇK-së.
“Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për t’i dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastër. Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes”, thuhet në njoftim.
Organizatorët kanë theksuar gjithashtu se UÇK-ja është pjesë e historisë shqiptare.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM