Aktuale
LVV-ja propozon Albin Kurtin për mandatar të formimit të Qeverisë
Sep 13, 2026
14:08
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së ka bërë të ditur se propozimi i është dorëzuar Presidentes së Republikës së Kosovës.
Sipas saj, propozimi bazohet në vullnetin qytetar të shprehur në zgjedhjet e 7 qershorit 2026 dhe është bërë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“Vazhdojmë me përgjegjësi institucionale drejt formimit të Qeverisë së re”, ka deklaruar ajo, duke falënderuar qytetarët për besimin.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM