Aktuale
25 vjet nga 11 Shtatori, Abdixhiku: Lidhja me ShBA-në e ndërtuar mbi besim dhe vlera
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abdixhiku shkroi se sulmet, në të cilat humbën jetën rreth 3 mijë njerëz, tronditën mbarë botën dhe mbetën në kujtesën e përbashkët si një nga aktet më të rënda të terrorizmit.
“Ky sulm nuk ishte vetëm një goditje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por një sfidë brutale ndaj vetë vlerave themelore mbi të cilat ngrihet shoqëria demokratike, lirisë, paqes dhe bashkëjetesës”, tha Abdixhiku.
Ai ka shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin amerikan, duke theksuar se Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe vlerën e miqësisë amerikane.
“Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe vlerën e miqësisë amerikane. Për këtë arsye, lidhja e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është vetëm marrëdhënie mes dy vendeve; është një lidhje e ndërtuar mbi besim, vlera dhe një histori të përbashkët solidariteti. Në këtë përvjetor, riafirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur ndaj aleancës me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj vlerave demokratike që ajo përfaqëson”.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për viktimat e 11 Shtatorit”, tha Abdixhiku.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM