Aktuale
Forum për sigurinë financiare dhe investimet në metale të çmuara, forcohet bashkëpunimi Kosovë–Slloveni
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë organizoi një forum profesional kushtuar sigurisë financiare dhe investimeve në metale të çmuara, me pjesëmarrjen e institucioneve të Kosovës, përfaqësuesve diplomatikë dhe bizneseve sllovene e kosovare.
Në forum morën pjesë përfaqësues nga BQK, Dogana e Kosovës, ATK, Metrologjia dhe Inspektorati i Tregut.
Mysafirë nderi në këtë aktivitet ishin Ambasadori i Sllovenisë, Borut Blaj, Ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, dhe Ambasadori i Malit të Zi, Bernard Çobaj. Ambasadori Blaj mbajti edhe një fjalë përshëndetëse.
Takimin e udhëhoqi Bajram Fusha, Drejtor Ekzekutiv i Odës Sllovene të Bizneseve në Kosovë, ndërsa përvojën sllovene në fushën e investimeve në metale të çmuara e prezantuan Peter Slapšak dhe Bogdan Kukovec nga kompania Elementum.
Një rezultat konkret i forumit ishte formalizimi i bashkëpunimit ndërmjet kompanisë sllovene Elementum dhe kompanisë kosovare Flori Diamonds, të përfaqësuar nga Trim Gjota, njëherësh edhe mikpritës i aktivitetit.
Oda Sllovene e Bizneseve në Kosovë theksoi se do të vazhdojë të mbështesë krijimin e partneriteteve të reja dhe zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet kompanive sllovene dhe kosovare.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM