Aktuale
OEK: Rezultatet e PISA 2025 janë alarm për arsimin dhe ekonominë e Kosovës
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA 2025, duke shprehur shqetësim për nivelin e njohurive dhe aftësive bazë të nxënësve në Kosovë.
Sipas OEK-ut, rezultatet nuk janë vetëm çështje e arsimit, pasi cilësia e tij lidhet drejtpërdrejt me fuqinë punëtore, produktivitetin, konkurrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
OEK ka bërë thirrje për veprime konkrete dhe bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet institucioneve arsimore, Qeverisë dhe sektorit privat.
Oda ka theksuar se ka kontribuar në zhvillimin e arsimit dual dhe është e gatshme të mobilizojë bizneset për më shumë praktikë profesionale, mentorim dhe mësim në vendin e punës.
“Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar. Investimi në arsim është investim në fuqinë punëtore, ekonominë dhe të ardhmen e Kosovës”, thuhet në reagimin e OEK-ut.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM