Aktuale
Fuqizohen partneritetet për inovacion të gjelbër në Kosovë
Projekti “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK) ka nënshkruar marrëveshje partneriteti me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (AWPK) dhe Shoqatën e Përpunuesve të Pemëve dhe Perimeve të Kosovës (PePeKo), me synim zhvillimin dhe pilotimin e një modeli të Qendrës Sektoriale për Inovacion të Gjelbër (SGIC).
Modeli do të përshtatet për sektorët e përpunimit të drurit dhe prodhimit të mobilieve, si dhe për sektorin agro-ushqimor, duke synuar forcimin e mbështetjes për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM) në fushën e inovacionit të gjelbër.
Përmes këtyre partneriteteve, GPEK do të bashkëpunojë me të dyja shoqatat për të zhvilluar qasje dhe mekanizma mbështetës në nivel sektorial, të cilat mund të shërbejnë si model edhe për sektorë të tjerë të ekonomisë së Kosovës.
Qëllimi është që përmes inovacionit të gjelbër të kontribuohet në një transformim më të qëndrueshëm të bizneseve, duke krijuar mundësi për zhvillim, rritje të konkurrueshmërisë dhe përshtatje me kërkesat e një ekonomie më të gjelbër.
Projekti “Transformimi i Gjelbër i Ndërmarrjeve Private në Kosovë” (GPEK) është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i bashkëfinancuar nga Suedia dhe i zbatuar nga Helvetas./ekolajmi



BASHKOHUNI NË DISKUTIM