Aktuale
“Evropa po përballet me provën më të madhe të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë”
Sep 07, 2026
09:38
Bota po hyn në një fazë të re tensioni. Nga lufta në Ukrainë, te përplasjet në Lindje të Mesme, ShBA-ja, Rusia e Evropa po përballen me një realitet gjithnjë e më të rrezikshëm.
Diplomacia flet për paqe, ndërsa në terren flasin armët.
Njohësi i politikave të ShBA-së, Bardh Zherka, ka deklaruar se nuk sheh përfundim të shpejtë të luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës përmes negociatave me Amerikën.
Nga ana tjetër, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Emanuela Durmishi tha se Evropa po përballet me provën më të madhe të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë.
“Evropa po përballet hapur me këtë provë që nga viti 2019”, u shpreh ajo.
Kurse gazetari Sokol Brahaj, që jeton dhe vepron në Turqi, tha se ky vend nuk ndihet i rrezikuar.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM