Aktuale
Vazhdojnë punimet në rrugën Livadhet e Istogut–Mokna, pritet të përfundojnë deri në fund të vitit
Sep 03, 2026
20:15
Po vazhdojnë punimet në rrugën Livadhet e Istogut–Mokna, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit me gjatësi totale prej 19.17 kilometrash dhe vlerë investimi prej 3.7 milionë eurosh.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, faza e parë e projektit është drejt përfundimit, me rreth 90 për qind të punimeve të realizuara.
Ndërkaq, në fazën e dytë kanë mbetur edhe rreth 1.7 kilometra për asfaltim.
Ministria ka bërë të ditur se, me dinamikën aktuale të punimeve, projekti pritet të përfundojë tërësisht deri në fund të këtij viti.
Sipas saj, përfundimi i projektit do t’u mundësojë qytetarëve një rrugë të kompletuar dhe më të sigurt.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM