Aktuale
Hoxha takohet me Sorensen, kërkon normalizim më të shpejt të marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një sërë takimesh në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, ku në fokus ka qenë edhe dialogu Kosovë-Serbi, stabiliteti dhe bashkëpunimi rajonal.
Përmes një postimi në “X”, Hoxha bëri të ditur se gjatë qëndrimit në Bled është takuar me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit për Mesdheun, Fadi Hajli, si dhe drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Talis Linkaits.
Hoxha tha se me Sorensen ka theksuar rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, me qëllim përparimin më të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Me Sorensen, theksova rëndësinë e një dialogu të qëndrueshëm, të orientuar drejt rezultateve konkrete e të prekshme, për të avancuar më shpejt drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një kontribut i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Hoxha në X.
📍Bled — Aktivitete të tilla ofrojnë mundësi të vyera për takime dhe shkëmbime me aktorë të ndryshëm, veçanërisht për çështje me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.
Gjatë qëndrimit në #BledStrategicForum, zhvillova takime edhe me Përfaqësuesin e Posaçëm të… pic.twitter.com/O22zV4mv01
— Ferit Hoxha🇦🇱 (@HoxhaFer) September 2, 2026
BASHKOHUNI NË DISKUTIM