Aktuale
Qëndresa Ibrahimi në luftë për medaljen e bronztë në karate në Lojërat Mesdhetare
Sep 01, 2026
11:22
Karatistja kosovare, Qëndresa Ibrahimi mund t’i sigurojë Kosovës një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Ajo do të garojë për medaljen e bronztë, ku do të përballet në ndeshjen kritike ndaj boshnjakes, Nejla Sipovic.
Në gjysmëfinale u mund nga marokenia, Chaimae Elhayti.
Ndërsa karatistja tjetër, Albulena Gërvalla është eliminuar në raundin e parë.
Meçi i saj pritet të nis pas pak.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM