Aktuale
Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare
Jul 30, 2026
18:20
Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës kanë filluar edhe pritjet.
Sipas Qendrës për Kontrollin Kufitar në pikëkalimin kufitar në Dheun e Bardhë pritje për të hyrë në Kosovë janë të gjata deri në 60 minuta.
Edhe në pikëkalimin kufitar me Jarinjë pritjet për të hyrë në Kosovë janë të gjata deri në 90 minuta.Ndërsa në pikat tjera kufitare gjendja është më e qetë pasi që pritjet po zgjasin deri në 5 minuta.

BASHKOHUNI NË DISKUTIM