Aktuale
Një formë e re e VAR-it do të debutojë këtë sezon në futbollin evropian
Federata e Futbollit e Uellsit ka konfirmuar se nga sezoni 2026/27 në elitën e futbollit uellsian do të përdoret “VAR Light”, një version i thjeshtuar i sistemit VAR, i miratuar nga FIFA.
Sistemi do të funksionojë me vetëm katër kamera dhe do të përdoret për pesë situata kryesore: golat, incidentet në zonën e penalltisë, kartonët e kuq direkt, kartonët e dytë të verdhë të dhënë gabimisht dhe rastet e identitetit të gabuar të lojtarit.
Ndryshe nga VAR-i standard, VAR Light nuk do të përdorë vijat grafike për pozicionet jashtë loje në rastet e ngushta dhe nuk do të ndërhyjë për kartonët e verdhë, përveç rasteve kur mund të ketë karton të kuq.
Sipas Federatës së Futbollit të Uellsit, sistemi synon vetëm korrigjimin e gabimeve të qarta, ndërsa vendimin përfundimtar do ta marrë gjithmonë gjyqtari në fushë. Sezoni i ri në Uells nis më 31 korrik.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM