Aktuale
Dogana kap municion në bunkerin e fabrikuar në një automjet
Dogana e Kosovës ka sekuestruar 2 mijë e 550 fishekë të kalibrit 9 milimetra, të cilët ishin fshehur në bunkerë të ndërtuar brenda një automjeti të ndaluar në autostradën Trudë-Prishtinë.
Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar nga zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë gjatë aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar. Automjeti i dyshimtë është ndaluar për kontroll doganor në rajonin e Prishtinës.
Gjatë kontrollit fillestar, zyrtarët kanë ngritur dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet. Pas një kontrolli të detajuar, ata kanë zbuluar bunkerë të ndërtuar pas fabrikimit, ku ishin fshehur fishekët.
Pas përfundimit të procedurave, automjeti, municioni dhe personi i dyshuar janë dorëzuar te Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, në përputhje me kompetencat ligjore.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM