Aktuale
Subvencione deri në 20 mijë euro për bateri industriale, sot mbyllet afati – Muqa Solar ofron mbështetje për aplikim
Jul 27, 2026
15:36
Kompania Muqa Solar ka njoftuar se bizneset mund të përfitojnë subvencione deri në 20 mijë euro për investime në sisteme industriale të akumulimit të energjisë.
Sipas njoftimit, investimi në bateri industriale u mundëson bizneseve të shfrytëzojnë në maksimum energjinë e prodhuar nga panelet solare, të rrisin vetëkonsumin, të sigurojnë energji rezervë dhe të ulin kostot e energjisë elektrike.
Muqa Solar bën të ditur se ofron ndihmë për përgatitjen e dokumentacionit dhe procesin e aplikimit për përfitimin e subvencionit.
Sot, 27 korrik 2026, është dita e fundit për aplikim, ndaj bizneset e interesuara që ende nuk kanë aplikuar ftohen ta shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM